Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi Festivali i Kulturës Bullgare në Londër me moto JOIN THE BALKAN ADVENTURE

БНР Новини
Edicioni i katërt i Festivalit Bullgar në Londër filloi me një koncert të Nigel Kennedy dhe Georgi Andreevit.
Foto: BULFOTO

Për herë të katërt kryeqyteti britanik mbledh bullgarë të talentuar, përfaqësues të fushave të ndryshme të artit – të kinemasë, teatrit, artit figurativ, fotografisë dhe muzikës. Disa prej bashkatdhetarëve tanë, të cilët prezantohen në festivalin e Londrës prej vitesh jetojnë dhe punojnë në Angli. Të tjerë – në Bullgari, apo në pika të ndryshme të botës. Themelues dhe drejtor artistik i festivalit është Ivo Stankov. Ideja e tij është që të tregojë para publikut anglez arritjet më të mira të artistëve bullgarë.

Sivjet ngjarjet në programi i Festivalit Bullgar në Londër përfshin 15 ngjarje në kuadrin e më shumë se një muaji. Një pjesë prej tyre tashmë ishte prezantuar në Sofje dhe në Plovdiv. Më shumë na tregoi organizatori Ivo Stankov:

“Në koncertin e parë mori pjesë Nigel Kennedy, bashkë me Georgi Andreevin. Ata prezantuan një program bullgar që para kësaj ishte shfaqur tek ne. I shoqëroi Orkestra Fizarmonike e Londrës. Sipas traditës pjesëmarrës në këtë festival është Kori Bullgar i Londrës. Festivali është në të vërtetë interesant. Një pjesë prej tij do ta prezantojmë në Barbican Centre, ngjarje të tjera do të ketë në Conway Hall. Kemi ftuar disa nga muzikantët më të shquar bullgarë. Presim me padurim pianistin Ljudmill Angellov,violinistët Dimitër Burov dhe Jana Burova. Unë dhe violinisti i shkëlqyer Pavell Minev prezantojmë një koncert dhome. Bashkë me ne do të interpretojë violinisti Aleksandër Zemcov i njohur për publikun bullgar me koncertet e tij tek ne. Ideja është që për herë të parë të mbledhim në një skenë aq shumë yje të muzikës.”

Nuk është e mundshme që të prezantojmë të gjitha koncertet e përfshira në programin e festivalit bullgar në Londër. Shumë janë edhe ngjarjet e lidhura me artet e tjera. Piktori Javor Dimitrov do të prezantojë disa ekspozita në galerinë e tij. Si çdo vit Instituti Kulturor Bullgar në Londër, i cili është bashkorganizator, ofron ekspozita dhe shfaqje teatrale. Publiku i Londrës do të mund të shikojë “Zonjën Fatkeqësi Natyrore” me pjesëmarrjen e të madhes Stojanka Mutafova dhe “Udhëtimin drejt Afroditës”(një monospektakël i Bojka Vellkovës.)

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD