Jazztory është një varg arsimor, i cili prezanton kompozitorë dhe ekzekutues nga bota e “muzikës së lirë”. Ideja i përket bateristit xhaz Borisllav Petrov, autor dhe drejtor i leksioneve. Koncerti i parë me prezantim multimediatik ishte para tre vitesh – më 6 mars të vitit 2013 dhe iu kushtua saksofonistit dhe kompozitor Çarli Parkër. Më se 20 janë edicionet e veprimtarisë Jazztory deri tashti. Më 28 tetor adhuruesit e xhazit u njohën me saksofonistin Hank Mobli. Megjithëqë ai u nda tepër herët me jetën, pas tij mbetën incizime të veprave të mrekullueshme.
Borisllav Petrovi sjell edhe detaje interesante rreth nismës së vet: “Për mua Jazztory është historia e xhazit në tinguj dhe në tablo. Përpiqem të gjej materiale arkivale për çdo temë. Në Internet ka mjaftë filma, por më duket se njerëzit nuk kanë dhurim të bëjnë kërkime të shumta. Unë prezantoj gjërat në një formë kompakte – përafërsisht për 35 minuta materiale dokumentare dhe shumë muzikë. Dëshiroj të paraqes xhazin në mënyrë më autentike. Kishte kohë kur Bullgaria ishte e izoluar nga zhvillimi i natyrshëm i kësaj muzike. Ajo sikur nuk ekzistonte tek ne nga vitet 40-të deri në fund të viteve 60-të të shekullit të kaluar. Pikërisht atëherë xhazi doli nga roli i tij i muzikës zbavitëse dhe për vallëzim. Dalëngadalë fitoi statutin e “artit të lartë”. Atëherë u bënë inovacionet më të mëdha në këtë gjini muzikore dhe u shënuan arritje të mëdha në xhazin prej autori. Prandaj prezantoj muzikën me tingëllimin e saj më të saktë, me faktet e sakta, stilet e sakta, theksoj atë që është karakteristike për autorët dhe ekzekutuesit. Nuk dëshiroj të prezantoj vetëm emra të njohura, por kryesisht personalitetet, të cilët ndikuan zhvillimin e kësaj muzike. Mësova dhe jetova në Holandë në vazhdim të 12 viteve. Atje arsimi në fushën e xhazit është zhvilluar shumë mirë, vazhdimisht ka koncerte të muzikantëve të mëdhenj në këtë gjini, publiku është informuar. Vendosa që të jap kontributin tim edhe në Bullgari. Ata të cilët interesohen të grumbullojnë informacion në mënyrën më të mirë. Kur në Bullgari e ndaluan xhazin në Evropën Perëndimore ai u shndërrua në simbol të lirisë. Edhe krijues dhe intelektualë e ngritën në kult. Ideja ime është që në edicionet Jazztory të kthehem te vitet e hershme të kësaj muzike edhe tek ne, kur ajo zhvillohej ashtu si edhe kudo në botë. Një nga edicionet e ardhshme do t’i kushtojë grupit The Andrews Sisters, të cilët kishin popullaritet në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Krahas kësaj një miku im më sugjerojë se të rinjtë nuk njohin edhe emra si Simeon Shterevi dhe Millço Levievi. Kështu që kjo është detyra kryesore e vargut të transmetimeve – të plotësojnë boshllëqet në informacionin, të thyejnë disa mite dhe t’i sjellin kënaqësi dhe gëzim publikut.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Jazztory
Në mars 2023, këngëtari Vasko Vasilev-Bazilio ishte i ftuar në Radio Bullgarinë me rastin e koncertit "Me hirin e këngës", kushtuar 40 viteve të veprimtarisë skenike. Vasko Vasilev - Bazilio dhe fuqia e bekuar e këngës Në fillim të vitit 2025 ju..
Këngëtarja e re Paola e përfundoi vitin 2024 me një këngë të re. "Fuqia e dashurisë" nuk është vetëm një këngë, por një udhëtim muzikor drejt zemrës. “Ideja është të tregojmë se të gjithë jemi të bukur ashtu siç jemi dhe se ajo që mbajmë në..
Kënga e 42-të nga Projekti “Artistë që këndojnë” titullohet “Peshore”. Ajo është në interpretim të këngëtarit Atanas Penev , i njohur si frontmeni i grupit B.T.R. "Ditët e anasonit" me B.T.R. "Jo për mua" – një këngë nga albumi i..
Në mars 2023, këngëtari Vasko Vasilev-Bazilio ishte i ftuar në Radio Bullgarinë me rastin e koncertit "Me hirin e këngës", kushtuar 40 viteve të veprimtarisë..
Këngëtarja e re Paola e përfundoi vitin 2024 me një këngë të re. "Fuqia e dashurisë" nuk është vetëm një këngë, por një udhëtim muzikor drejt zemrës...