Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kulla 300-vjeçare e sahatit në qytetin Zllatica njofton orën e saktë

БНР Новини
Foto: ranica.eu

Kulla me orën gjatë viteve u kthye në vendin me popullaritet më të madh madje në simbol të qytetit Zllatica. Kujtimet për epoka të kaluara ruajnë kulla të vjetra me orë, të cilat edhe më sot duken ashtu siç para më se 300 vitesh. Aty ku ka përmendore të tilla, sot ato përbëjnë një simbol dhe krenari për vendbanimin përkatës. Kullat e para me orë tek ne ndërtoheshin në qytetet të cilët kishin prosperitet ekonomik. Ja përse edhe në qytetin e vogël Zllatica u ndërtua një kullë e tillë që në vitin e largët 1777.

Pikërisht gjatë kësaj periudhe tek ne depërtonte moda që sipas shembullit perëndimor të ndërtohen kulla të tilla. Kjo ishte një kohë, në të cilën ora e qytetit luante rol të rëndshim, sepse sipas saj të gjithë zanatçinjtë orientoheshin kur fillon dhe kur përfundon dita e punës. Me matjen e saktë të kohës u imponua një ritëm i ri i punës. Tregtarët dhe zanatçinjtë filluan të respektojnë maksimën, se koha është para.

Sot, kur të gjithë e matim kohën me orët elektronike, kullat e vjetra sahati ngjallin kureshtjen dhe mahnitjen e njerëzve. Kulla në qytetin Zllatica është e shpallur monument i kulturës, ndërsa kambana e orës mat edhe më sot me saktësi kohën. Në shekullin XVIII ky vendbanim përbënte qendra e tërë rajonit. Ekzistenca e kullës me orë tregonte rëndësinë e qytetit Zllatica dhe avancimin e tij ekonomik.

Kulla shfrytëzohej si impiant për vëzhgim dhe mbrojtje, gjë për të cilën gjykohet nga mënyra e ndërtimit dhe vrimat mbi mur. Historiani çek Konstantin Ireçek vizitoi qytetin në vitin 1883, gjatë rrethimit të tij të Bullgarisë. Sipas të dhënave të grumbulluara prej tij kjo ishte një nga kullat më të vjetra me orë tek ne. Në po atë kohë u ndërtuan kullat me orë edhe në qytetet Shumen, Svishtov dhe Berkovica.

Më shumë hollësi për kullën me orë në qytetin Zllatica sjell bibliotekari në vatrën vendore të kulturës Dimitër Ovçarov:

E mbaj kujtimin për këtë orë që nga vogëlia. Edhe më sot sikur dëgjoj se si ajo mat orët. Sipas legjendës tingëllima e saj dëgjohej larg përtej grykave malore Gëllëbec dhe Koznica. Kjo ishte në kohën kur mungonte zhurma e motorëve të automobilave dhe trenave, që kalojnë aty pranë. Ndërtesa është katërkëndëshe me formën e kuadratit. Lartësia e saj është 18 metra bashkë me skeletin e rrumbullakët të sipërm dhe çatinë në formën e konit. Për ndërtimin u shfrytëzua kryesisht gurë dhe dru. Materialet me të cilat u ndërtua kulla janë tradicionale. Ajo mbijeton përmes shekujve, sepse mjeshtrit, të cilët e ndërtuan ishin të shkathët dhe duarartë nga qyteti dhe nga fshatrat përreth. Mekanizmi i parë i orës u demontua pas Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke në vitin 1878 dhe nuk dihet ku ndodhet tani. Si rezultat kulla filloi të shkatërrohet, por banori vendor Penço Nedev arriti që me mjete të veta të meremetojë dhe të forcojë ndërtesën. Ai porositi një mekanizëm për orën jashtë shtetit, llogaritur në mënyrë precize në përputhje me përmasat e kullës së vjetër. Sot kulla me orën është me statutin e monumentit të kulturës. Në brendësinë nuk lejohet të hyjnë vizitorë. Hapësira përbrenda është e ngushtë dhe deri te maja e kullës çon një shkallë e vjetër prej druri.

Përreth kullës së qytetit Zllatica shtrihet lulishtja qendrore. Hapësira përreth mirëmbahet dhe ajo është një vend i preferuar për shëtitje dhe pushim të banorëve vendas. Pishat që ngrihen përreth që nga koha e lashtë, rivalizojnë me lartësinë e tyre me kullën me orë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Gergana Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tren turistik me vagonë retro do të udhëtojë në linjën e binareve të ngushta në korrik

Një tren special me vagonë ​​retro do të udhëtojë çdo të shtunë dhe të diele gjatë korrikut në një itinerar nga stacioni Septemvri deri në stacionet Velingrad dhe Cvetino dhe në drejtim të kundërt me rastin e Festave të 51-ta Kulturore të Velingradit...

botuar më 24-07-02 3.52.MD

Cila është shija e Bullgarisë - kuzhina si pjesë e kartës sonë turistike

Byreku (banica) dhe Sallata jonë“Shopska” kanë qenë më shumë se një herë në pozitat kryesore të renditjeve gastronomike botërore. Por kuzhina kombëtare bullgare nuk përbëhet vetëm nga këto dy gjellë, qebapët , patatet e skuqura me djathë..

botuar më 24-06-30 10.05.PD
facebook.com/kreposttamogilitsa

Një pamje e re magjike drejt shpateve të Rodopeve Perëndimore

Në kulmin e verës, ne kërkojmë freski në male, dhe muajt korrik dhe gusht janë më të ngarkuarit për hotelet dhe vendet e akomodimit përgjatë rrjedhës së sipërme të Ardës. Një pamje e re panoramike do të tërheqë pushuesit përgjatë shtigjeve të Rodopeve..

botuar më 24-06-29 8.30.PD