Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali i Fantastikës mblodhi në një vend shkrimtarë, shkencëtarë dhe ëndërrues

БНР Новини

“Ditë të Fantastikës” është festivali më i ri në Sofje. Ai mblodhi në një vend admirues të tregimeve fantastike, fantastikës kinematografike, filmave vizatimorë japonezë, lojërave kompjuterike dhe në përgjithësi të gjithë ata, të cilët janë të dhënë pas botës virtuale. Bullgarët gjithnjë kanë shfaqur interes ndaj temave të lidhura me fantastikën. Klubet e para të admiruesve të fantastikës u krijuan para më se 50 vitesh dhe ndaj tyre interesi nuk pushon. Krahas kësaj shpallen konkurse të reja për autorë dhe tregime në këtë gjini. Konkursi më i vjetër mban emrin e shkrimtarit të njohur bullgar Agop Melkonjan. Klubi i Fantastikës në qytetin Stara Zagora ka shpallur konkurs për tregim fantastik bazuar kryesisht mbi mitologjinë bullgare.

Снимка

Çdo vit po rritet numri i njerëzve, të cilët shkruajnë në këtë gjini
– thekson Diljan Bllagoev, kryetar i Klubit “Ivan Efremov” në kryeqytet. Ky klub ekziston më se 40 vjet.

СнимкаBashkia e adhuruesve dhe krijuesve të fantastikës gjithmonë ka ekzistuar. Mirëpo, sot kemi nevojë për një qartësi më të madhe në marrëdhëniet tona. Për këtë qëllim organizuam një festival. Qëllimi ishte të bashkohen projektet e ndryshme të klubeve dhe të autorëve. Sot fantastika u përhap në të gjitha sferat e jetës, në art, në kinema. Doli, që ka shumë gjëra, të lidhura me fantastikën, të cilët njerëzit mund të bëjnë bashkë. Sipas meje, fantastika bullgare është një burim i ideve interesante, i figurave, i stileve, i subjekteve, pra i çdo gjëje të cilën njeriu kërkon të zbulojë në literaturë. Problemi është, se fantastika bullgare mbetet e pazbuluar edhe për adhuruesit e kësaj gjinie. Shtëpitë e mëdha botuese pothuajse nuk shtypin librat e autorëve bullgarë, ata preferojnë letërsinë e huaj, me të cilën është plotë tregu. Megjithëkëtë shkrimtarët bullgarë kanë një nivel të lartë të shkrimit. Ka dy-tre autorë të cilët janë tepër të çmuar, sepse në veprat e tyre fantastike trajtojnë edhe probleme sociale.

Снимка

Pothuajse dy muaj vazhdoi përgatitja e festivalit dyditor, që u mbajt në Sofje. Idenë e sugjeruan dy revistat e mëdha elektronike “Kuvend i rapsodëve” dhe “Mbrëmje vallëzimi”. Gjatë përgatitjes u bë e qartë se shumë janë ata, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në “Ditët e Fantastikës”. Sipas Zhoro Pençevit nga komiteti iniciator më e vështirë ishte të caktojnë pjesëmarrësit. Secili shfaqte dëshirë të përfshihet falas për të përkrahur fantastikën bullgare.

Kemi ambicien të ndihmojmë autorët e rinj të cilët bëjnë hapat e parë në këtë gjini. Në Internet krijuam një platformë “Hipertekst”. Megjithëqë është krejt e re për dy javë në të u përcollën 30 vepra prej autori. Kemi dëshirë të linden ide të reja për vepra më të mëdha, të ndihmojmë autorët e rinj të zbulojnë sekretet e zanatit dhe të gjejnë publikun e vet. Çdo tregim, në të cilin kemi zbuluar potencial për zhvillim shqyrtohet nga një redaktor me përvojë.

СнимкаPedagogu universitar Aleksandër Popov u bëri ftesë adhuruesve të fantastikës të takohen çdo muaj. Vet ai tashmë bëri hapat e parë të suksesshëm në literaturë dhe në fantastikë.

U përpoqëm të tërheqim njerëz nga të gjitha artet. Adhuruesit e fantastikës kanë profesione të ndryshme. Personalisht unë, që nga mosha 12 vjeçare lexoj fantastikën shkencore, fantazi dhe librat loja. E gjithë kjo formoi pjesën dërmuese të interesave të mia. Tani marr pjesë dhe përkrah një klub në Sofje për leximin dhe diskutimin e fantastikës shkencore. Aty shqyrtojmë tekste konkrete me hollësi. Klubi u zmadhua dhe shpesh marrim me qira salla, ku projektohen filma fantastikë. Ato janë kryesisht filma të vjetër, të cilët nuk ka ku të shihen.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Gergana Mançeva dhe fandombg.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Doc. Natalija Njagollova

Doc. Natalija Njagollova nga Roma: Në Itali ka interes për të studiuar gjuhën bullgare

"La Sapienza" në Romë është një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze italiane, i themeluar në vitin 1303. Në ditët e sotme është universiteti më i madh në Evropë për nga numri i studentëve që studiojnë me kohë të plotë. Ashtu si në..

botuar më 24-05-14 7.20.PD

Hapet platforma BERON në internet për burimet në gjuhën bullgare

Agjencia Bullgare e Shkencave prezantoi një platformë për burimet në gjuhën bullgare në internet BERON. BERON është një shkurtim (nga shkronjat e para të Burimeve Gjuhësore Bullgare Online në bullgarisht), por gjithashtu na kujton enciklopedistin..

botuar më 24-05-11 10.20.PD

Një ekspozitë virtuale prezanton gjetjet nga nekropoli afër Trebenishtes

Ekspozita “Trebenishte. 105 vjet nga hapja e nekropolit, 1918 – 2023” mund të shihet virtualisht në faqen e Institutit Kombëtar Arkeologjik me Muze pranë Akademisë bullgare të shkencave në rubrikën “Ekspozita Digjitale”, njofton BTA. Sende nga 7 varre..

botuar më 24-05-09 8.10.PD