“Shtëpi shembullore” nuk është titulli i një romani bullgar. “Shtëpi shembullore” është mbishkrimi i tabelave, të cilat viheshin mbi banesat në të kaluarën jo aq të largët. Ato ishin një shenje se aty banojnë pronarë të kujdesshëm.
Një tabelë e tillë padyshim meriton shtëpia dhe kopshti i zonjës Dobrina Ençeva nga qyteti Zllatica i Bullgarisë Perëndimore. Aty mbretëron një rend i paparë, i tillë siç vështirë mund të zbulohet. Dobrina Ençeva është kimiste e diplomuar, por para disa vitesh u pensionua dhe iu kushtua plotësisht punës shtëpiake. Familja, shtëpia dhe toka janë pasuria e saj më e madhe. Ngandonjëherë ata janë burim i kujdeseve dhe i shqetësimeve, por përpjekjet për mirëqenien familjare gjithnjë kurorëzohen me sukses. Kopshti pranë shtëpisë është një parajsë në të vërtetë tokësore me shumë lule, pemë dhe dhjetëra lehe plotë perimesh të llojllojshme. Në këtë këndë komode përreth shtëpisë ka vend për disa pula, një viç dhe një lopë, të cilët gjithashtu kanë shtëpinë e tyre shembullore të bërë sikur sipas standardeve evropiane.
Mirëpo, e gjithë kjo ka çmimin e saj të lartë. Ai matet me një punë të pandërprerë shumëvjeçare, një punë të përditshme dhe pa leje. Veçoritë e mirëmbajtjes së kopshtit Dobrina i mësoi nga e ëma. I vjen keq, se të rinjtë nuk sillen me dashuri ndaj tokës. Për veten amvisja duarshkathët tregon:
“Unë jam kopshtare amatore, nuk jam profesioniste. Më pëlqen të rrit perime. Vet bëj fidanët për to. Nuk blej farëra, sepse shumë herë ato janë të importuara nga jashtë, zgjedh farat nga domatet, specat, kungujt e pjekur në kopshtin tim. Krahas kësaj kujdesem për shumë lule. Rajoni i qytetit tonë është malor dhe moti është më i ftohtë. Tani mbjell bulbet e luleve pranverore – tulipanë, zambakë, narcisë. Krahas kësaj krasit trëndafilat dhe shkul barërat e këqija. Përderisa unë punoj në kopsht burri im kujdeset për lopën, viçin, pulat. Kemi disa dynym tokë të punueshme, të cilët i përpunojmë me një traktor të vogël. Disponojmë teknikë edhe për mbledhjen e kashtës. Na vjen keq të lëmë fushën e braktisur. Në këtë mënyrë vet ia sigurojmë ushqimin kafshëve. Nuk kemi vështirësi materiale. Gjithçka e bëjmë nga dashuria ndaj tokës. Puna fshatare kërkon përpjekje të përditshme, sidomos gjatë pranverës, verës dhe vjeshtës. Në arë rrezet e diellit mund të jenë përvëluese, mund të bjerë shi të dendur, por përderisa nuk përfundojmë punimet nuk kthehemi në shtëpi. Çdo ditë me bashkëshortin ngrihemi herët, që në orën 6 për të mjelë lopën, për të vënë ushqim kafshët dhe për të kullotur bagëtinë. Kopshti gjithashtu duhet të ujitet herët në mëngjes, parase të fillojë vapa verore. Puna fshatare nuk është aq e lehtë. Ajo kërkon dituri, qëndrim serioz, përvojë dhe shumë kujdese. Për njerëzit nga qyteti e gjithë kjo ndoshta tingëllon tepër e çuditshme, por jetojmë në një vendbanim të vogël, ku rritja e bagëtisë akoma haset.”
Amvisja e mirë tashmë është gati dhe pret dimrin. Në katin e përdhes të shtëpisë si në një farmaci janë të renditura kavanozat me konservat për dimrin. Të gjitha frutat dhe perimet e prodhuara, gjithashtu janë të rregulluara, kështu që të ruhen për konsumim gjatë dimrit. Janë gati edhe turshitë e gatuara sipas recetës së lashtë. Sivjet Dobrina Ençeva e shfrytëzoi recetën “100 specat” për konservimin e turshisë. Ajo vendosi t’u tregoj dëgjuesve tanë këtë recetë:
“Specat piqen dhe vihen me marinadën në kavanozat për sterilizim. Marinada bëhet nga uthulla, vaji, kripa dhe sheqeri. Pas kësaj kavanozat sterilizohen. Erëzat më të përshtatshme janë majdanozi dhe hudhra. Turshia me specia bëhet tepër e shijshme.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Nxënësit bullgarë fituan 4 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë në Arabinë Saudite, të mbajtur nga 21 deri më 30 korrik. Ata fituan një medalje ari, një bronzi dhe dy argjendi. Ari u fitua nga nxënësi i klasës së dymbëdhjetë, Viktor..
Nxënësit bullgarë fituan pesë medalje - një të argjendtë dhe katër të bronzta - në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës në qytetin Isfahan, Iran. Në garë morën pjesë 198 pjesëmarrës nga ekipe nga 46 vende. Medaljen e argjendtë e fitoi Bajan Geçev..
Shoqata "BG Ji Aktiv" (BG Бъди активен) fton organizatat joqeveritare, klubet sportive dhe institucionet arsimore për të inkurajuar organizimin e veprimtarive të pastrimit dhe bisedave edukative në lidhje me fushatën "JO plehërishtave ilegale", me..
Një studim i kompanisë së zgjidhjeve të biznesit "Moneypenny" tregon Sofjen si qytetin më të mirë për një evropian mesatar për të jetuar pas daljes në..
Bullgaria do të mirëpresë rreth 200 nxënës dhe të rinj nga e gjithë bota, të cilët do të marrin pjesë në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të..
Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverive të Bullgarisë dhe Moldavisë, Universiteti Shtetëror në qytetin Taraklia është bërë strukturë e..