Laboratori Studentor Teatror “Alma Alter” pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” ofron një studim gjithëpërfshirës të artit teatror. Në laboratorin artistik e vënë theksin mbi aftësitë e artistit të zhvillojë talentet e tij dhe të arrijë të përballojë jo vetëm detyrat artistike, por edhe të gjitha sfidat e shfaqjes prej autori. Ai duhet të jetë i aftë të bëhet regjisor i shfaqjeve të veta, të realizojë koreografinë dhe më në fund të prezantojë veprën para publikut.
Artistët e Teatrit “Alma Alter” luajnë me veshjet e tyre pa kostume teatrore dhe pa dekore. Iu shpresojnë më në veçanti lidhjes së gjallë dhe të drejtpërdrejtë me publikun. Për studentët që shfaqin interes parashikohet një kualifikim dyvjeçar profesional në fushën e teatrit prej autori. “Këtu punojmë në një studio të pajisur me teknikë moderne audio vizuale. Udhëheqja e di shumë mirë nevojat e të rinjve. Ajo u siguron atyre atë për të cilën kanë nevojë, duke përfshirë edhe studentët në gjendje jo të barabartë.” Këtë e thekson Petja Josifova – koreografe dhe drejtoreshë e Teatrit Universitar dhe vazhdon:
“Ka njerëz, të cilët gjatë viteve frekuentojnë dhe shikojnë çdo shfaqje të teatrit tonë, sepse ajo dallohet nga spektakli i mëparshëm. Teatri ynë nuk është një vend ku vetëm vështrohet një spektakël. Teatri ynë është një vend ku mund të takohesh me njeriun pranë. Kështu fondamenti i tij nuk është vetëm në kuadrin e një mjedisi kulturor, më tepër ai është në suazat e mjedisit social. Si rezultat nëpërmjet shfaqjeve teatrore ne shtrojmë tema të rëndësishme jetike dhe shoqërore. Bëjmë eksperimente me variantet e ndryshme për zgjidhjen e problemeve të shtruara. Kështu mendojmë, se provokojmë auditorin të mendojë.”
Formacioni “Alma Alter” qëndron para një sfide tjetër të madhe. Ajo titullohet “24 orë teatër” dhe përfshin një maratonë skenike në salla të ndryshme universitare në lidhje me Ditën Botërore të Teatrit – 27 Marsin. Veprimtaria sipas traditës është pjesë e kalendarit të Universitetit të Sofjes. Sivjet në këtë aktivitet do të përfshihen edhe studentët me probleme në të parin. Ndaj këtyre studentëve udhëheqja e universitetit sillet me kujdes special dhe me vëmendje. Këtë e ripohoi edhe Petja Josifova, e cila tashmë zgjodhi 30 studentë me probleme të tilla. Lidhur me këtë ajo shpjegon:
“Sivjet vendosëm të mbledhin 30 studentë me probleme në të parin dhe 30 studentë pa këtë problem. 10 artistë dhe organizatorët e ekipit dëshirojnë të sprovojnë a është e mundshme që ata njerëz të zgjidhin bashkë një problem social. Qëllimi kryesor është të shikojmë a ka mundësi që arti, ose më saktë teatri, të bëjnë njerëzit më të afërt. Nëpërmjet këtij projekti të laboratorit teatror do të përpiqemi të zgjidhim probleme, të cilët hasim çdo ditë në universitet.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal dhe Gergana Mançeva
"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..
Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..
Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..
Me rastin e festës së Shën Kirilit, Muzeu Arkeologjik "Veliki Presllav" prezanton ekspozitën "Në rrugën e nxënësve". Ekspozita kushtuar krijuesve të..