Projekti i fundit Jazz Cats i njërit prej muzikantëve më kreativ bullgar xhaz Hristo Jocov u prezantua në klubin “Studio 5” të Pallatit Popullor të Kulturës. Kjo është një hapësirë e cila u krijua për shfaqje inovative nga të gjitha gjinitë e artit. Koncerti ishte i dyti për shkak të interesit të madh të publikut. U prezantuan pjesa të reja origjinale të kompozuara nga ekzekutuesit posaçërisht për të. Premiera, pra koncerti i parë, ishte para më se një muaji. Muzikantët që realizojnë projektin bashkë mebateristin Hristo Jocov janë Arnau Garofe – tenor saksofon nga Spanja, Ljubo Canev – piano, Dimitër Karamfillov – bas.
Për projektin e ri vet Hristo Jocovi tregon: “Ky është projekti im më i ri. Ai është pjesë e shfaqjeve, të cilat i realizoj me formacione dhe muzikantë të ndryshëm. Gjithnjë ftoj edhe muzikantë të rinj, sepse ata kanë nevojë të mësohen nga mjeshtrit më të mëdhenj. Xhaz macet është pseudonimi i muzikantëve xhaz, sepse në botë kështu iu drejtohemi njeri tjetrit. E reja në këtë projekt është pjesëmarrja e saksofonistit spanjoll Arnau Garofe, i cili që prej kohe jeton në Bullgari. Ai është një tenor saksofonist i mrekullueshëm me potencial të madh dhe shumë interesant si personalitet. Me kënaqësi realizojmë këtë projekt që përmban kompozime të të gjithë pjesëmarrësve – Arnau, Ljubo Canev, i cili gjithashtu është një muzikant i mrekullueshëm. Ai mësoi në Bërkli Koligj, ku shkolla e kompozimit është në nivel të lartë. Me basistin e formacionit Dimitër Karamfillov kohët e fundit realizojmë shumë projekte. Veprat janë në stilin e xhazit të pastër mbi bazën e “hard bop”-it. Ky është xhazi, të cilin njerëzit e perceptojnë në mënyrë intuitive. Ka shumë suing dhe improvizime. Tërë ideja e projektit u bashkua rreth maceve, të cilat janë edhe në pllakatin tonë.”
Për krijimtarinë e vet si kompozitor dhe novator në format muzikore, Hristo Jocovi rrëfen: “Pasi kompozova koncerte për vegla të ndryshme si klarineta, oboe, pianoja, marimba, tani po përfundoj koncertin për violonçel dhe orkestër. Vjet vendosa të bëj një eksperiment. Në historinë e muzikës nuk ka një të tillë, pikërisht në këtë format – daulle me orkestër simfonike. Tani për tani ky koncert u ekzekutua vetëm në Verën e Varnës të vitit 2015. Vepra ngjall te dëgjuesit kureshtje dhe befasi, sepse daullet pranohen si një vegël ritmike, jo melodike. Mirëpo, publiku e mirëpriti eksperimentin tim.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Lili Ivanova është prima e padiskutueshme e muzikës bullgare. Përveç talentit, disiplinës dhe përkushtimit, pas dekadave në krye qëndron edhe zgjedhja e saj e muzikantëve më të mirë me të cilët këngëtarja ka punuar ndër vite. Para pak..
Projekti "Dashuri dhe këngë" takon në skenë breza artistësh të dashur bullgarë, të cilët ndër vite krijuan hite në stile të ndryshme muzikore. Grupi “Diana Ekspres” , i cili feston 50 vjetorin në skenë, vëllezërit Argirovi , legjenda e..
“Bërë për mua” është kënga e tretë prej autore e këngëtares së re dhe të talentuar Elia Todorova, të cilën ajo vetë e cilëson si më dinamike në repertorin e saj. Dy projektet e suksesshme - "Re" dhe "Mjedra" - i sollën asaj popullaritet si solo..
Nga 2 deri më 7 gusht në pushimoren malore Borovec do të mbahet edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Dr. Emill Iliev”. Forumi..
Nga data 3 deri më 10 gusht, Bansko do të jetë xhaz për herë të 27-të. Bansko Jazz Festival do t'i kthejë sheshet, rrugët, parqet dhe restorantet..
Edicioni i nëntë i festivalit "Opera në Maja" do të zhvillohet midis peizazheve natyrore të Shkëmbinjve të Bellogradçikut nga sot, 2 gusht, deri..