Një nga projektet e reja të “Citi Mark Art Center”-it prezanton familjet muzikore të Bullgarisë. Koncerti i parë i këtij cikli tashmë u zhvillua. Në të tingëlloi muzika teatrale e kompozitorit Kirill Donçev në ekzekutim të bijve e tij, të cilët janë muzikantë të dalluar të muzikës xhaz. Pianisti Antoni Donçev është kompozitor i talentuar, i cili vitet e fundit është dirigjent i Big Band-it të Radios Kombëtare Bullgare. Vëllai i tij më i vogël gjithashtu është muzikant – i bie kontrabasit duke marrë pjesë në formacione të ndryshme. Bashkë me ta në skenë ishte perkusionisti Dimitër Semov, me të cilin ata realizojnë shumë projekte.
“Ideja është që të prezantohet një pjesë e vogël e muzikës së Kirill Donçevit – shpjegoi i biri Antoni. Koncerti ringjalli disa këngë dhe pjesë instrumentale, të cilat nuk tingëllojnë më pas përfundimit të spektaklit të fundit. Pavarësisht nga mendimi i kompozitorit se jeta e muzikës teatrale mbaron bashkë me shfaqjen, këto vepra vazhdojnë të prekin zemrat e publikut – si secila muzikë cilësore.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Një nga këngët pjesëmarrëse në Konkursin "Burgas dhe Deti" 2024 është "Ti më premtove" në interpretim të Ansamblit Vokal “HighLight”. Në të u mblodhën 20 këngëtarë të rinj të talentuar nga HighLight Singing Academy. Disa prej tyre tashmë janë fitues..
Dy autorë dhe interpretues të talentuar u bashkuan në një duet. Robi dhe Dara Ekimova krijuan bashkë muzikën dhe tekstin e këngës "Nëse telefonon". Aranzhimin e bënë Robi dhe Martin Nikollov. Robi tregon për krijimin e këngës: "Një mbrëmje i..
Shtëpia e Kulturës "Sredec" në Sofje shënon 50 vjetorin e saj me një sërë ngjarjesh muzikore nën titullin "Ishulli i Muzikës". Në këtë mënyrë, Shtëpia e Kulturës "Sredec" u jep një skenë profesionistëve të dëshmuar dhe të rinj - këngëtarë dhe..