Në sallën e ekspozitës të Muzeut të Ministrisë së Punëve të Brendshme u hap një ekspozitë me grafika dhe plastikë të vogël prej mjeshtërve bullgarë, të cilët kanë krijuar gjatë viteve 70 dhe 80 të shekullit të kaluar. Titulli “Koha e përshpejtuar” të një krijimi nga Hristo Stajkovi është zgjedhur si një moto të ekspozitës, me qenë se pjesa më e madhe e krijimeve pasqyrojnë ditët e tendosura të përditshme të nëpunësit të zakonshëm në polici. Ministria e Punëve të Brendshme zotëron 560 krijime të mjeshtërve të njohur, të mbledhur dhe të ruajtur gjatë viteve në koleksionin “Krijime Artistike”. Shumë prej tyre tregohen përpara publikut për herë të parë.
“Ekspozita, përveç një vlere të padiskutueshme artistike, ka dhe një vlerë historike, sepse gjërat janë tematike, konkretisht për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Për shoqërinë e piktorëve tani, ekspozita tonë jep mundësi të mund të takohen në mungesë të personave të takohen me mësuesit e vet dhe pasardhës” – fjalët janë të kritikut artistik Petër Stankov, shef i Muzeut të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dhe akoma:
“Shfaqja e parë e tillë është akoma gjatë vitit 1975. Atëherë angazhohen mjeshtrit më të mëdhenj të satirës në fushën e artit figurativ. Bëhet ekspozitë me temë “Karikatura në luftën me shfaqjet kundra shoqërore”. Përfshihen emrat më të mëdhenj nga dega, mes të cilëve janë Boris Dimovski, Donjo Donev, Shmajzer, Karandash dhe një plejadë e tërë prej grafikëve bullgarë. Një nga idetë është të angazhohen krijues të njohur bullgarë me problematikën e ditëve të përditshme të nëpunësve të Ministrisë. Ekspozita e tanishme “Koha e përshpejtuar” është e krijuar me një dëshirë të madhe nga ana jonë, krijimet, të cilat i ruajmë në fond me krijime artistike, duhet të shikojnë publikun e vet. Interesant është fakti se ata e takojnë tani, më shumë se 30 vjet pas krijimit. Janë pikturuar gjatë shekullit të kaluar me një iniciativë të përbashkët midis Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Lidhjes së Piktorëve Bullgarë. Diçka shumë e mirë, që ka qenë praktikë atëherë.”
“Në ekspozitë ka dhe disa fotografi, por tek to krijuesi thyen realitetin përmes ndjenjës së vet për botën dhe krijon një realitet të ri me një mesazh dhe ide prej autori” – thotë akoma kritiku i artit. Sipas fjalëve të tij, ky është kuptimi i krijimtarisë, ai përveç se na ndikon në mënyrë emocionale, na detyron dhe të mendohemi. “Përmes tij drejtojmë pyetje për këtë se cilët jemi, ku jemi, sa më të ndryshëm jemi sa më parë. Problemet dhe vlerat, të cilat i prek arti – si familja, dashuria, dinjiteti, morali, të gjitha këto tema janë vënë në të gjitha epokat, por tingëllojnë në mënyrë aktuale dhe tani”, tregon Petër Stankov dhe vazhdon:
“Krijimet janë me një temë të përcaktuar, që është gjë e vështirë dhe sfidë për çdo një piktor. Por autorët dalin se janë me një imagjinatë mjaft të zhvilluar duke e vënë aksentin nganjëherë mbi nuancat në ditët e përditshme të nëpunësit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dhe në një farë mënyre të vet rikrijojnë ditën e përditshme të policit rrugor, të zjarrfikësit, të kriminalistit, të hetuesit. Mes autorëve në fushën e grafikës janë Katja Kostova, Rumen Skorçev, Hristo Stajkov, litografitë e Hristo Nejkovit, Petër Çuklev me anën e vet përrallore dhe shumë ilustrime në pikturat. Më ekstravagant është stili i brezit më të ri të piktorëve, mes të cilëve janë Deçko Todorov, Jordan Parushev. Punimet e tyre janë realiste, por janë të thyera përmes stilit dhe qëndrimit të autorit. Kemi dhe piktura dhe të mjeshtërve të mëdhenj Stojan Venev, Ilija Petrov, Nikolla Tanev. Disa prej tyre janë nga vitet 40 të shekullit të kaluar. Në fushën e plastikës së vogël kemi eksponuar krijime të Dimitër Ostoiçit me portretin e tij të një roje kufiri të vrarë. “Përleshja” e Gjeorgji Radullovit është një punë pak më e spastruar dhe stilizuar. “Zjarrfikësit” janë të formuar prej gipsi. Që të gjithë këta mjeshtër të grafikës dhe të plastikës kanë pasur nxënës të vet dhe pasardhës. Ndaj tyre drejtojmë ftesë të vizitojnë ekspozitën.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Gergana Mançeva
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..
Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..
Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..
Maria Bakallova do të luajë një rol kryesor në filmin e ri të Sylvester Stallone "My Masterpiece" (“Kryevepra ime”), njofton faqja e kinemasë profesionale..
Ekspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në..
Ekipi i shkollës bullgare të së dielës "Ivan Vazov" në Paris po përgatit edicionin e dytë të konkursit letrar ndërkombëtar "Penda magjike". Sfida është për..