Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gurët e Shurdhër pëshpëritin...

БНР Новини

Në pjesën lindore të malit Rodopa, në afërsi të fshatit Mallo Gradishte të bashkisë së qytetit Ljubimec, shtrihet kompleksi i lashtë i kultit “Gurët e Shurdhër”. Të dhënat e para për ekzistencën e tij datojnë nga fillimi i shekullit XX dhe iu përkisnin vëllezërve çek Herman dhe Karell Shkorpill, themeluesve të arkeologjisë shkencore në Bullgari. Mirëpo, sekretet e këtij monumenti filluan të zbulohen mezi në vitin 2008, kur zënë fill hulumtimet reale arkeologjike.


Më shumë hollësi sjell docenti Georgi Nehrizov, studiues shumëvjeçar i kompleksit:

Ky është një kompleks i madh i cili shtrihet në një sipërfaqe nga më se 1 kilometër katror. Ai përfshin majën Shën Marina, në të cilën supozohet se ngrihej kështjella mesjetare Efrem. Krahas kësaj në kufijtë e tij hyjnë edhe kompleksi i grupeve shkëmbore të njohura me emrin Gurët e Shurdhër.

Për këtë nga ku vjen emri doc. Nehrizov shpjegon:

Gjithnjë na ka bërë përshtypje mungesa e dëgjimit në këtë vend. Shkëmbinjtë e gëlltitin tingujt dhe nuk ka jehonë. Sivjet bëmë një eksperiment me specialistë nga Instituti i Mekanikës, me të cilët analizuam akustikën. Ata ripohuan qëndrimin tonë. Tani duhet të zbulojmë, pse është ashtu.


Kompleksi bënë përshtypje me kamaret e shumta për të cilat docenti Nehrizov shpjegon:

Ato janë monumente të përhapura kryesisht në Rodopet Lindore përgjatë rrjedhjes së lumit Arda. Ato kanë të bëjnë me kulturën e trakëve. Gërmimet arkeologjike dëshmojnë për këtë. Mirëpo, duke analizuar shtresat kulturore zbuluam edhe një shtresë nga fundi i mijëvjeçarit të pesë dhe fillimi i mijëvjeçarit të katërt para Krishtit. Ato përbëjnë gjurmët më të hershme të pranisë njerëzore aty. Akoma nuk jemi të sigurt çfarë ishin funksionet atëherë. Nga kjo periudhë disponojmë pak materiale, kryesisht qeramika dhe vegla primitive prej eshtre. Epoka e bronzit nuk ka lënë gjurma. Mirëpo, shfrytëzimi më intensiv i këtij objekti daton nga fillimi i epokës së hershme të hekurit. Shtresat kulturore me trashësi më se 2.5 metra na japin një informacion shumë të mirë për zhvillimin e kompleksit, duke zbuluar shumë impiante të lidhura me rite dhe praktika të kultit.

Gurët e Shurdhër herën e radhës erdhën që të na tregojnë synimin e trakëve të zgjedhin për praktikat e kultit rajone të majave ose përreth shkëmbinjve, mendon studiuesi dhe vazhdon:

Kamaret e gdhendura mbi shkëmbinjtë janë më se 500. Ky është grupi më i madh i kamareve shkëmbore në malin Rodopa të zbuluara deri tashti. Padyshim ato shfrytëzoheshin për plotësimin e riteve të kultit. Gjurma të tjera nga trakët janë vatrat ku ata kryheshin rite të ndryshme të lidhura me zjarrin.


Vrimat që shihen kudo mbi shkëmbinjtë çojnë te kamare të vogla me dysheme pak të rrumbullakosura, ku mund të vihet një urnë. Kjo vjen t’u sugjerojë shkencëtarëve, se bëhet fjalë për impiante të varrimit. Një nga zbulimet e para të ekipit të docentit Nehrizov është një petroglif – figurë parahistorike rikrijuar mbi gurin, i cili nuk ka datim të saktë.

Është shumë e vështirë të caktohet kronologjia e ndonjë figure të gdhendur mbi shkëmbin. Supozojmë se bëhet fjalë për ndonjë shenje simbolike – varkë diellore, e cila kalon rrugën e saj mbi qiellin.

Viti 2016 është tepër e suksesshme për studiuesit e monumentit “Gurët e Shurdhër”. Lidhur me këtë docenti Nehrizov thekson:

Më interesant është grupi i figurave qeramike antropomorfe dhe zoomorfe të zbuluara në afërsi të një vatre. Ato figura janë të ashpra por shumë ekspresive. Ato janë figurat e burrave dhe grave të punuara me karakteristikat seksuale. Ka edhe kafshë, të cilat vështirë mund të dallohen. Ka edhe ena tepër të vogla. Materiale të ngjashme shpesh zbulohen në objektet trake, por deri tashti gjetjet vetëm në një vend nuk ishin aq të shumta.


Sipas arkeologëve ato janë dhurata, ose sende për kryerjen e riteve përreth vatrës. Ka mundësi, që ato të punoheshin edhe rreth vatrës, që t’u jepeshin besimtarëve. Një zbulim tjetër interesant është amfora me doreza me aplikacione që hasen rrallë si zbukurim. Mbi enën shihen vrima të vogla të rrumbullakëta dhe trekëndëshe, të mbushura me rrëshirë dhe me gurrëza të vogla të bardhatë gdhendura në të. Ata ishin në kontrast me sfondin e zi të enës dhe kështu krijuan një pamje të përkryer estetike.

Zbulimet arkeologjike – monedha dhe qeramika, dëshmojnë, se vendi ishte i populluar deri në fund të shekullit XII. “E lidhim këtë me njoftimin e kronistit të Kryqëzatës së Katërt Zhofroa djo Villarduen, i cili përmend, se ushtarët pushtojnë kështjellën Efrem. Ndoshta atëherë u asgjësua edhe kompleksi “Gurët e Shurdhër”, përfundon docenti Nehrizov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Sofjes

Mbi 300 studiues të Biblës mblidhen në një konferencë ndërkombëtare në Sofje

Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mirëpresë mbi 300 dijetarë nga e gjithë bota në konferencën tradicionale ndërkombëtare të Shoqatës Evropiane për Studime Biblike. Forumi do të mbahet nga 15 deri më 18 korrik në Rektoratin e..

botuar më 24-07-14 9.40.PD

“Të ruajmë Ortodoksinë e Shenjtë - atë që na ka mbrojtur"

Më 29 qershor Kisha jonë kremton festën e Apostujve të Shenjtë të Parë Suprem Pjetri dhe Pali sipas Kalendarit Gregorian, d.m.th. sipas stilit të ri, ndërsa më 12 korrik bie festa e tyre sipas Kalendarit Julian ose stilit të vjetër. Shën Pjetri..

botuar më 24-07-12 6.55.PD

Hapet stina arkeologjike Perperikon 2024

Në Perperikon, ka filluar fushata më e madhe arkeologjike e zhvilluar ndonjëherë, raportoi BTA. Prof. Nikollaj Ovçarov, udhëheqësi i gërmimeve në vend për gati 25 vjet, vëren se fushata është me moton "A do të zbulohen statuja romake edhe në..

botuar më 24-07-11 5.35.PD