Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Premiera e filmit i kushtuar Joan Kukuzelit – 50 vjet pas xhirimit të tij

БНР Новини
Ansambli i dhomës “Joan Kukuzel”

Joan Kukuzeli ishte një shenjtor bullgar, kompozitor, teorik muzikor. Ai ishte një nga figurat më të rëndësishme në muzikën kishtare gjatë Mesjetës. Lindi në vitin 1280. E ëma e tij ishte bullgare. Mbaroi arsimin në shkollën perandorake të këndimit në Kostandinopojë. Posedonte një zë të ëmbël, prandaj që nga vogëlia e quanin Angellogllasnija (d.m.th. zë hyjnor). Joan Kukuzeli pranohet paraardhës i kompozitorëve bullgarë.

Para 50 vitesh u xhirua filmi dokumentar i kushtuar jetës së Shenjtorit Joan Kukuzel. Kjo ishte vepra e parë kinematografike bullgare, në të cilën tingëllonte muzikë kishtare, rrëfen Tanja Doganova-Hristova, njëra prej ekipit krijues. Siç ishte praktika e atëhershme, ishte e domosdoshme, që filmi të miratohej nga këshilli artistik. Megjithëqë shfaqja e tij u miratua, filmi u ndalua nga pushtetarët, të cilët përgjigjeshin për “pastërtinë ideore” në Bullgarinë socialiste.

Përderisa xhironte filmin Tanja Hristova mori leje të përfshijë vetëm disa minuta muzikë të kompozuar nga Kukuzeli. Shpjegimi ishte, se është e palejueshme, që vepra kishtare të tingëllojnë jashtë kishave, sepse kjo pranohet si “propagandë fetare”. Megjithëkëtë Tanja Hristova, e cila është dirigjente korale, bënë incizime të paktën të dhjetë këndimeve kishtare, të cilat tingëllojnë gjatë tërë filmit. Për këtë arsye filmi “Angellogllasnija” u ndalua në Bullgari. Mirëpo, pothuajse menjëherë filmi u shit afro 40 shteteve të mbarë botës. Pak më vonë ai u shfaq në pothuajse të gjitha qendrat kulturore bullgare jashtë shtetit.

Premiera e vonuar e filmit dokumentar do të mbahet më 2 dhjetor. “Një takim i vonuar, por i vërtetë” – kështu Tanja Hristova cakton shfaqjen në fjalë. Pritet që veprimtaria të shoqërohet edhe me një koncert me vepra të Joan Kukuzelit. Në të do të marrin pjesë Formacioni universitar për muzikë të vjetër pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” me dirigjente Krasimira Cocomanova dhe kori “Fëmijët e Orfeut” me dirigjente Venecija Karamanova.

Kori “Fëmijët e Orfeut”Tanja Doganova-Hristova është krijuese dhe udhëheqëse shumëvjeçare artistike e Ansamblit të Muzikës “Joan Kukuzel”. Ky është një formacion vokal i burrave, i cili dekada me radhë popullarizon muzikën e kompozitorit të parë bullgar. “Joan Kukuzeli krijoi stilin e hershëm të kompozimit në artin muzikor. Dy shekuj më vonë në krijimtarinë e Mozartit shfaqet kjo bravurë dhe virtuozitet, me të cilat karakterizohen veprat vokale të Kukuzelit. Prandaj edhe më sot, ato janë shumë të vështira për ekzekutim. Sidomos disa prej këndimeve. Të mos harrojmë edhe një kontribut tjetër të rëndësishëm të Kukuzelit – pikërisht ai reformoi shkrimin bizantin të notave me nevma. Ai ishte një personalitet i përsosur, një muzikant me zë të ëmbël. Ne duhet të krenohemi me këtë, se Kukuzeli ka prejardhje bullgare. Filmi, megjithëqë shfaqet gjysmë shekulli pas xhirimit, do të provokojë interesin e publikut.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD
Një kuadr nga filmi

Filmi "Tufa" hap edicionin e 38-të të "Kinomania"

Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..

botuar më 24-11-13 6.25.PD