Joan Kukuzeli ishte një shenjtor bullgar, kompozitor, teorik muzikor. Ai ishte një nga figurat më të rëndësishme në muzikën kishtare gjatë Mesjetës. Lindi në vitin 1280. E ëma e tij ishte bullgare. Mbaroi arsimin në shkollën perandorake të këndimit në Kostandinopojë. Posedonte një zë të ëmbël, prandaj që nga vogëlia e quanin Angellogllasnija (d.m.th. zë hyjnor). Joan Kukuzeli pranohet paraardhës i kompozitorëve bullgarë.
Përderisa xhironte filmin Tanja Hristova mori leje të përfshijë vetëm disa minuta muzikë të kompozuar nga Kukuzeli. Shpjegimi ishte, se është e palejueshme, që vepra kishtare të tingëllojnë jashtë kishave, sepse kjo pranohet si “propagandë fetare”. Megjithëkëtë Tanja Hristova, e cila është dirigjente korale, bënë incizime të paktën të dhjetë këndimeve kishtare, të cilat tingëllojnë gjatë tërë filmit. Për këtë arsye filmi “Angellogllasnija” u ndalua në Bullgari. Mirëpo, pothuajse menjëherë filmi u shit afro 40 shteteve të mbarë botës. Pak më vonë ai u shfaq në pothuajse të gjitha qendrat kulturore bullgare jashtë shtetit.
Premiera e vonuar e filmit dokumentar do të mbahet më 2 dhjetor. “Një takim i vonuar, por i vërtetë” – kështu Tanja Hristova cakton shfaqjen në fjalë. Pritet që veprimtaria të shoqërohet edhe me një koncert me vepra të Joan Kukuzelit. Në të do të marrin pjesë Formacioni universitar për muzikë të vjetër pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” me dirigjente Krasimira Cocomanova dhe kori “Fëmijët e Orfeut” me dirigjente Venecija Karamanova.
Tanja Doganova-Hristova është krijuese dhe udhëheqëse shumëvjeçare artistike e Ansamblit të Muzikës “Joan Kukuzel”. Ky është një formacion vokal i burrave, i cili dekada me radhë popullarizon muzikën e kompozitorit të parë bullgar. “Joan Kukuzeli krijoi stilin e hershëm të kompozimit në artin muzikor. Dy shekuj më vonë në krijimtarinë e Mozartit shfaqet kjo bravurë dhe virtuozitet, me të cilat karakterizohen veprat vokale të Kukuzelit. Prandaj edhe më sot, ato janë shumë të vështira për ekzekutim. Sidomos disa prej këndimeve. Të mos harrojmë edhe një kontribut tjetër të rëndësishëm të Kukuzelit – pikërisht ai reformoi shkrimin bizantin të notave me nevma. Ai ishte një personalitet i përsosur, një muzikant me zë të ëmbël. Ne duhet të krenohemi me këtë, se Kukuzeli ka prejardhje bullgare. Filmi, megjithëqë shfaqet gjysmë shekulli pas xhirimit, do të provokojë interesin e publikut.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..