Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Valentina Terzieva posedon talent të modelojë figura prej sheqeri

БНР Новини

Në Ekspozitën e Tretë Ndërkombëtare të Tortave në qytetin anglez Birmingam një medalje mori Valja Ballkanska. Mirëpo, kësaj here nuk ishte për interpretimin e ndonjë kënge, por për mjeshtri të lartë artistike në punimin e figurave prej brumi të ëmbël. Autore e figurës së sheqertë të këngëtares bullgare në zë Valja Ballkanska ishte Valentina Terzieva.

Figura prej sheqeri e këngëtares popullore Valja BallkanskaAjo e rikrijoi figurën e interpretueses së njohur me petkat tradicionale karakteristike për rajonin e malit Rodopa. Plastika e vogël prej sheqeri është e punuar në mënyrë precize, me vëmendje ndaj ornamenteve dhe detajeve të veshjes së këngëtares së famshme popullore. Statuja ka lartësi përafërsisht 50 centimetra. Krahas kësaj ka edhe një pllakë të vogël prej letre për të ngrënë, ku ka një përshkrim të shkurtër të rrugës krijuese të këngëtares.

Me siguri nuk është e rastit, që autorja zgjodhi këngëtaren Valja Ballkanska si simbol i Bullgarisë. Ajo përveç se është emnak e krijueses, ka edhe popullaritet mbarë botëror për këngën “Doli Deljo kaçak”. Në vitin 1977 kjo këngë u përfshi në pllakën e artë të gramafonit e cila fluturon me aparatin kozmik amerikan “Vojaxhër”, si një mesazh muzikor nga Toka drejt Kozmosit të largët. Ky përshkrim padyshim i bëri përshtypje jurisë së Ekspozitës së sivjetshme Ndërkombëtare të Tortave. Dallimi është një njohje për talentin e kësaj ëmbëltoreje.

Kohët e fundit Valentina Terziave i kushton tërë kohën artit të punimit të figurave prej sheqeri. Shpesh e ftojnë edhe si lektore në qytete të ndryshme të Gjermanisë. Për veten ajo tregon se rastësisht u pasionua në këtë lloje të modelimit dhe gjithçka përvetësoi sipas parimit provë – gabim. Ajo gjen lidhje midis punimit të figurave të sheqerta dhe dy specialiteteve, të cilët i ka mbaruar në Gjermani – filologjinë gjermane dhe atë spanjolle. Në fillim ato dy filologji e zgjuan imagjinatën. Pas kësaj liria e krijimtarisë u transferua mbi veprat prej sheqeri.

Jap mësime në specialitetin “Art prej sheqeri dhe modelim të figurave prej sheqeri. Mësojmë të bëjmë plastika të vogla prej sheqeri – rrëfen Valentina Terzieva. – Në fillim desha që vet të përpiqem të bëj figura të sheqerta. Kjo ishte në vitin 2011. Kryesisht vështrova programe video në internet dhe bëra prova të modeloj. Gjermania, Austria dhe Zvicra janë qendrat kryesore ku jap mësime. Nuk disponoj kohë, që të filloj të punoj diçka tjetër. Një nga përparësitë e këtij arti është, se ai është i përkohshëm. Pasi i kënaqim syrit, ky art shërben për të ngrënë, nuk grumbullon pluhur në vitrinat. Vitet e fundit më pëlqen të frekuentoj kurse për përvetësimin e teknikave të reja. Kështu pasuroj përvojën dhe dituritë e mia. Nuk e kam të qartë si do të zhvillohet situata në të ardhmen, por tani ka interes të madh ndaj këtij lloji të veprave prej autori.

СнимкаValentina Terzieva i konsideron dallimet e fituara katër vitet e fundit nga Ekspozita Ndërkombëtare të Tortave në Birmingam si suksesi i saj më i madh. Ajo tashmë është mbajtëse e katër medaljeve të arta të kategorive të ndryshme me figura të llojllojshme. “Kjo është një njohje për mua – rrëfen Valentina Terzieva. – Pas një mungese 17 vjeçare, sivjet u ktheva të jetoj prapë në Bullgari. Desha që në konkurs të marr pjesë pikërisht në kategorinë në të cilën secili prezanton vendin e vet. Desha të prezantoj Bullgarinë me një gjë tipike, siç është veshja popullore. Kështu lindi ideja të bëjë një figurë të këngëtares Valja Ballkanska. Për herë të parë mora pjesë në këtë ekspozitë ndërkombëtare në vitin 2012. Atëherë punova amforën trake nga Thesari i Artë nga qyteti Panagjurishte dhe mora medaljen e bronztë. Jam me përshtypje, se Bullgaria është një shtet i vogël dhe shumë njerëz edhe nuk dinë për të. Prandaj në forume të tilla gjithnjë përpiqem të tregoj, se ne gjithashtu jemi në Evropë. Kështu njerëzit fillojnë të interesohen për vendin, për klimën, për natyrën, për artin dhe kulturën tonë. Në botë ka shumë bullgarë të talentuar, të cilët marrin çmime prestigjioze. Për shkaktë problemeve, që hasim kemi mësuar të përvetësojmë gjithçka më një shpejtësi më të madhe se sa të tjerët, t’i shpresojmë më shumë vetes dhe përvojës sonë personale.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkaba egjiptiane po kthehet në Bullgari

Shkaba egjiptiane, ose Kali i Qyqes,/ Neophron percnopterus/ po kthehet pasi ishte në prag të zhdukjes, njofton Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. Ata kanë konstatuar një numër rekord prej 35 territoresh ku bën fole shkaba egjiptiane,..

botuar më 24-08-09 5.31.MD

Universiteti i Taraklisë tani është pjesë e Universitetit "Angell Kënçev" në qytetin bullgar Ruse

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverive të Bullgarisë dhe Moldavisë, Universiteti Shtetëror në qytetin Taraklia u bë strukturë e Universitetit “Angell Kënçev” në qytetin bullgar Ruse, njoftoi qendra për shtyp e Këshillit të Ministrave. Nëpërmjet..

botuar më 24-08-07 7.02.MD

Olimpiada e parë e Inteligjencës Artificiale mbledh 200 të rinj nga e gjithë bota në Bullgari

Bullgaria do të mirëpresë rreth 200 nxënës dhe të rinj nga e gjithë bota, të cilët do të marrin pjesë në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, të krijuar nga bullgarët. Në garë kanë konfirmuar pjesëmarrjen 44 ekipe, dy prej..

botuar më 24-08-07 8.57.PD