Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Urа të dritës” – ekspozitë me vepra të krijuesit Vëllçan Petrov dhe sende të çmueshme nga koleksioni i Muzeut Kombëtar Historik

БНР Новини

Në Muzeun Kombëtar Historik mund të shihet ekspozita e mrekullueshme “Urа të dritës”. Në të prezantohen më se 50 vepra të piktorit të njohur bullgar Vëllçan Petrov dhe sende të çmueshme nga fondi i pasur muzeor. Ideja për këtë ekspozitë lindi para vitesh. “Ky piktor rikrijon në veprat subjekte të ndryshme trake, kisha, ena të bukura. Prandaj vendosëm të rregullojmë një ekspozitë me tablotë e tij” – tregon doktoresha Ellka Penkova nga Muzeu Kombëtar Historik. Në ekspozitë mund të shihen monumente të ndryshme: sende nga Thesaret e zbuluara në Panagjurishte dhe në Rogozen, nga Nekropoli në Apollonija Pontika, pllaka kushtimore prej mermeri të Kalorësit Trakë, ikona, sende kishtare, gdhendje të lashta të drurit.

СнимкаEkipi mbrojti një projekt për një ekspozitë të përkohshme para Ministrisë së Kulturës. Realizuesit deshën të prezantojnë vazhdimësinë midis monumenteve trake, paganizmit dhe fesë së krishtere. Kështu lindi ideja, që ekspozita të rregullohet si një rrotullim i diellit.

СнимкаIdenë e provokuan katër stinët e rikrijuara nga piktori Vëllçan Petrov në tablotë e tij të mrekullueshme me simbole të ndryshme – rrëfen Ellka Penkova. – Natyrisht, si krijues ai interpreton simbolet jashtë kontekstit të tyre historik. Mirëpo, ne prezantojmë tërë strukturën e tyre tematike me rëndësinë, të cilën ato e kishin në antikitet. Është interesante të shihet se si kjo rëndësi ndryshohet në fenë e krishtere dhe se si ajo thyhet përmes prizmit të një piktori modern bullgar, i cili më tepër është një mjeshtër ballkanik, gjë që ai gjithnjë insiston të vihet në dukje. Kështu filluam me rrotullimin e diellit dhe me stinët, lidhëm kultin ofrik trak me fenë e krishtere, sepse ato të dyja kanë shumë përngjashmëri. Figura e Orfeut, edhe në katakombet romake në kohën e krishterimit të hershëm, prezantohej si një bari ose si vet Krishti. Prandaj realizuam këtë strukturë tematike. Ndërsa rrotullimi i diellit i cili është një proces hyjnor është edhe një proces njerëzor. Kishim frikë që të mos kalojmë kufirin e fesë, prandaj kishim vështirësi në hartimin e teksteve dhe në rregullimin e eksponateve. Mirëpo, mendoj, se arritëm, që të mos kalojmë kufirin e fesë dhe paraqitëm vazhdimësinë.

СнимкаEkipi në përputhje me tendencat moderne për gërshetimin e ekspozitave me mjetet e arteve të tjera, vendosi të shfrytëzojë ndriçimin teatror. Për më tepër se piktorja Elena Bojaxhieva kishte përvojë si skenografe. Kështu tablotë u lidhën me temat e përjetshmetë cikleve jetike, të vdekjes dhe lindjes, të arritjes së njohurive të vërteta, të bërthamës hyjnore të filozofive të ndryshme, doemos edhe me festat, të cilat ruajnë traditat dhe i transmetojnë përmes shekujve zakonet e ndryshme.

СнимкаEkspozita është një vepër e përbashkët të piktorit Vëllçan Petrov, doktoreshës Ellka Penkova dhe koleges së saj doktoreshës Ljubava Georgieva, të cilët punojnë në fushën e historisë dhe kulturës antike. Në ekip janë edhe kritiket e reja të artit doktoresha Lora Nenkovska dhe doktoresha Cveta Evlogieva-Kacarova.

СнимкаVet ideja e ekspozitës supozon bashkëpunim të specialistëve të sferave të ndryshme – rrëfen Ljubava Georgieva. – Në fakt realizimi i kësaj ideje ishte një sfidë e madhe, sepse përbënte një eksperiment që të gërshetohen gjerët për të formuar një tërësi. Duhet të theksojmë, se në ekspozitë përveç eksponateve të njohura për publikun për herë të parë prezantohet një afresk mbi mur, i cili përbën skenën “Fjetja e Hyjlindëses” nga një kishë në qytetin Botevgrad dhe një reliefi guror me figurën e një kuçedre me shtatë kokë me kurora nga qyteti Ivajllovgrad. Ato dy eksponate u paraqitën në ekspozitë në sajë të një kolegu nga muzeu, i cili bënte eksplorime në ato rajone. Kështu ai arriti të bëjë që ato eksponate të bëhen pjesë e ekspozitës së tanishme.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi nga ekspozita: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD