Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjatë një harxhimi më racional mot është i mundshëm një vëllim prej 6%

Foto: arkiv

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Bullgare kryetari ekzekutiv i dhomës Bullgare të tregtisë Bozhidar Danev mendon se, në qoftë se pakësohen ose ndalohen harxhimet e mëdha e të tepruara të investimeve jo efektive dhe krijohen kushte për tërheqjen e investuesve të huaj, gjatë vitit 2017 Bullgaria mund të arrijë një vëllim ekonomik midis 5,6 dhe 6%. Sipas ekonomistit , investimet e huaja mund të mobilizohen edhe gjatë ndërtimit të infrastrukturës. Kështu për shembull, në vend që Bullgaria të harxhojë 100 milionë euro për projektin e toll-sistemit elektronik, siç është i ndërtuar në Hungari prej shumë vjetëve, thjesht duhet ta transportoi në territorin e vet. Danev mendon se, motorët kryesor të rritjes ekonomike  gjatë vitit 2017 do të jenë makinë ndërtimi, industria elektronike, teknologjitë e larta dhe turizmi. Në qoftë se bëhet një riorganizim rrënjësor në drejtimin e bujqësisë, mund të pritet dhe kjo të ndihmojë për vëllimin gjatë vitit 2017. Ka dhe shpresë që gjatë vitit 2017 të ruhet një ndryshim pozitiv në strukturën e eksportit bullgar, të bazuar mbi produkte me një mbivlerë më të lartë. Aktualisht ka mijëra vende të lira pune, të cilat nuk mund të plotësohen dhe dhoma tregtare Bullgare do të ngul këmbë për lehtësimin e importit të punonjësve nga jashtë, sepse në tregun e brendshëm ka një mangësi të njerëzve me mjeshtëritë e duhura dhe kualifikime për një ekonomi moderne. Uria për specialistë çon deri në një rritje të rrogave për ta, kurse në këtë moment Bullgaria ka një vëllim më të lart të rrogave në Evropë, që mesatarisht për 1 vit është 8% dhe gjatë 1,5% vëllim të prodhueshmërisë së punës. Danev llogarit, se viti i cili po përfundon ka qenë i suksesshëm për Bullgarinë dhe për shkak të grumbullimit të premisave ndërkombëtare si për shembull ulja e çmimeve të lëndëve djegëse me 50% dhe ngjarjet në shtetet e tjera , të cilat kanë ridrejtuar drejt saj flukse të mëdha turistike. Mjerisht Bullgaria është shfrytëzuar në mënyrë të kufizuar prej këtyre prioriteteve dhe prandaj vëllimi i arritur ekonomik gjatë vitit 2016 prej rreth 3% është margjinal kundrejt këtij, i cili do të duhet të arrihet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni i Buxhetit miratoi projektligjin për futjen e euros

Komisioni Parlamentar i Buxhetit miratoi në lexim të dytë projektligjin për futjen e euros në Bullgari, të paraqitur nga Këshilli i Ministrave. Bullgaria në Eurozonë – avantazh apo disavantazh? Dokumenti parashikon një periudhë..

botuar më 24-08-02 9.51.PD

Gazi natyror më i shtrenjtë me 4.5% në gusht

Nga sot, 1 gusht, çmimi i gazit natyror do të rritet me 4,5 për qind dhe gjatë gjithë muajit do të shitet me çmimin 60,75 leva (31,06 euro) për megavat orë, njoftoi Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit. Me këtë çmim do të marrin lëndën e..

botuar më 24-08-01 3.48.MD

BNB uli normën kryesore të interesit, bankat janë fitimprurëse për gjysmën e parë të vitit

Norma kryesore e interesit ra për të dytin muaj radhazi. Që nga 1 gushti është 3,53 %krahasuar me 3,63 %në korrik, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB).Që nga fundi i vitit 2023, norma kryesore e interesit ka ardhur në rënie të vazhdueshme, kur..

botuar më 24-08-01 12.03.MD