“Mundohej nëna e Zotit nga Dita e Shën Ignatit deri në Krishtlindje..., kur lindi fëmija e Zotit” – këto janë fjalët e një prej këngëve më të përhapura kushtuar Krishtlindjeve në traditën folklorike, e cila ka shumë variante melodike në mbarë vendin. Ajo interpretohet nga 20 dhjetori, kur është Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit deri në orët e para të Krishtlindjeve më 25 dhjetor. Sipas besimeve popullore Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit vë fillimin e festave të Krishtlindjeve, sepse këtë ditë kanë filluar dhimbjet e lindjes të Shën Mërisë.
“Krishtlindjet bashkë me Pashkët janë festat e mia më të dashura – thotë Vanja Kostova. – Jam e bindur se shpirti i Krishtlindjeve duhet të jetë gjithmonë me ne, të mos presim vetëm kohën nga Dita e Shën Ignatit deri në Krishtlindje. Çdo ditë në shpirtrat tona duhet të lindet Zoti. Prandaj edhe në këngët që zgjodhëm bashkë me birin tim Bojan, rrëfehet jo vetëm për lindjen e Krishtit, por edhe për virtytet e njeriut, për bujarinë, për ngushëllimin. Për shembull, në tekstin e këngës “Dashuria është të japësh”, poetesha Nadezhda Zaharieva tregon: “Dashuria është të ndihmosh, dashuria është të japësh. “T’i japësh të uriturit shpresë, të kënaqurit – dashuri... Dashuria është ta japësh shpirtin tënd dhe të harrosh se çfarë dhe kujt ke dhënë...”
Vanja Kostova është një prej këngëtareve më të dashura bullgare të muzikës pop. Në fillim të viteve 80 të shekullit të kaluar ajo u bë e njohur si soliste e grupit vokal “Tonika SV”. Gjashtë vjet më vonë ajo filloi karrierë me vete dhe në vitin 1987 ishte i gatshëm albumi i saj i parë solo. Është vështirë të thuhet nga kur nëna dhe biri janë së bashku në skenë, por gjatë disa viteve të fundit ata e gëzojnë publikun me koncertet e tyre të përbashkëta, në të cilat këndojnë edhe së bashku në duet, edhe si solistë.
Disa prej këngëve të përfshira në programin “Nga Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit e gjer te Krishtlindjet” janë krijuar gjatë disa viteve të fundit. Shumë këngë të tjera në duet janë hitet e arta të Vanja Kostovës, por me orkestrim të ri, që të mund të interpretohen në duet. Duhet të shënojmë se koncerti në Sofje është vetëm një pjesë e shfaqjeve të Vanja Kostovës dhe Bojan Mihajllovit para festave të fundvitit. Në koncertin e tyre më 20 dhjetor do të marrin pjesë gjithashtu Stefan Vraçev (pianist në Filarmoninë e Sofjes) dhe Kostadin Atanasov (gajdexhi në Ansamblin Folklorik Kombëtar “Filip Kutev”).
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Gjashtë vjet pasi në tregun muzikor doli albumi i fundit i Mary Boys Band “Ditë të lumtura”, grupi thotë “Përshëndetje”, duke u rikthyer me një këngë të re me të njëjtin emër. Gjatë kësaj periudhe, vetë Maria - Maria Mutafçieva - realizoi albumin e..
Konkursi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për Këngën e Re Bullgare "Pranvera" u mbajt për të 55-tën herë. Që nga fillimi i tij në vitin 1970, ky forum muzikor stimulon vazhdimisht autorët dhe interpretuesit vendas për të krijuar muzikë të re. Çmimet..
Dy emra yjesh nga dy breza të muzikës bullgare - Ljubo Kirov dhe Mihaella Marinova - po takohen sërish. Së bashku i dëgjuam për herë të parë në vitin 2020 në versione duete në këngën tashmë hit të Ljubo Kirovit "Mundem". Ishte një sukses i tillë..