Poeti i madh dhe këngëtar Mihaill Bellçev kohët e fundit shënoi me një koncert të madh ditëlindjen e vet të 70 në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje. Në të ai mblodhi shokët e miqtë e vet, interpretues dhe adhurues, që të festojnë bashkë një mbrëmje të shkëlqyer, të përmbushur me poezi të bukur dhe muzikë. Tingëlluan këngët më të mira bullgare në bazë të vjershave të tij, të dashura prej disa brezave. Në krye me Bellçevin nën projektorët qe e gjithë shoqëria e artistëve, të cilët kanë interpretuar krijimet e tij të shkëlqyera gjatë viteve të fundit. Këngë të cilat janë bërë legjenda si “Me ty do të mbetemi të njohur të mirë”, “Mirupafshim, o mik”, “Një varkë në shi”, “Bulevardi”, “Rinia po ikën”, “Mos u vjetërso moj dashuri” dhe shumë të tjera.
Suksesi i parë i Mihaill Bellçevit është gjatë vitit 1968 në Festivalin botëror të rinisë dhe të studentëve në Sofje. Ai është mbajtës i nëntë dekoratave nga festivali “Orfeu i artë” ku statujëza e tij e fundit është për një krijimtari të plotë gjatë vitit 1996. Ai është dhe regjisor i spektakleve televizive, është autor i muzikës për shfaqje teatrale dhe filma. Ka shumë përmbledhje vjershash të botuara, mes tyre janë: “Në kohën e gjelave”, “Njeriu për t’u përqafuar”, “Jo çdo gjë është para, o mik” si dhe albumet: “Ku jeni shokë”, “Homologu”, “Një dashuri e vonë”, “E dashura ime” e të tjera. Në fillim të karrierës së vet ai shkruan tekstet dhe muzikën, dhe vet i këndon këngët e tij. Gjatë viteve punon me disa nga kompozitorët më të mirë, kurse gjatë 20 vjetëve të fundit krijon bashkë me bashkëshorten e tij dhe me djalin – Kristina dhe Konstantin Bellçevi.
Për përgatitjet dhe emocionet rreth koncertit si dhe për këngët e veta, të cilat kanë arritur pjekurinë e vet bashkë me të, Mihaill Belçevi tregon:
“Koncerti kaloi shkëlqyeshëm. Me ndihmën e kolegëve të mi, miqtë e shokët, të testuar gjatë viteve, mundëm të bëjmë kështu, që njerëzit të harrojnë për pak problemet e veta dhe të ndiejnë veten në mënyrë pak më festive. Afërsish një vit të tërë u përgatitëm për këtë ngjarje dhe tanimë mund të hedh një vështrim drejt festave në lidhje me Krishtlindjen.”
Për dashurinë e njerëzve ndaj këngëve të tij, Bellçev shton: “Nga kjo nuk ka më mirë. Recetë për këtë nuk ka . Është e rëndësishme të jesh i sinqertë me njerëzit, të jesh i ndershëm. Spektakli vazhdon dhe pas moshës 70. U kënduan këngë, të cilat kanë përjetuar gjatë viteve. Disa janë të paktën 40 vjeçare, të tjera janë më të reja. Por, pavarësisht nga të gjitha me poezinë dhe me këngën, munda të ekzistoj në jetën e bashkëqytetarëve të mi – në ndarjet e tyre, në dashuritë. Ata më nderuan dhe dëshmuan , se kënga në Bullgari është e gjallë! Kënga e vërtetë. Ajo për kokën.”
“Krijuesi është ai, i cili është diku lart – vazhdon Mihaill Bellçev. – Unë vetëm e kryej punën time. Mbase jam i përcaktuar të zhvillojë pikërisht këtë veprimtari. E kuptoj, se nuk ka asgjë me porosi dhe asgjë të menduar paraprakisht.”
Kur i vjen frymëzimi poetit Bellçev?
“Kur të dojë. Nganjëherë nuk vjen, por pavarësisht nga të gjitha mund të kryej punën time. Unë jam një njeri normal dhe çdo një ngjarje jetike më ndikon në ndonjë mënyrë. Mbështetem tek ajo e cila më ka mbajtur gjallë – miqësia, dashuria dhe familja. “Orfeu i artë” qe një festë e madhe për këngën bullgare dhe më vjen keq se nuk ka më një forum kaq të madh e të njohur për këngë. Ne qemë në klasifikimet evropiane në vend të dytë pas “San Remosë”. Ai shkëlqente me floririn e vet. Kodo nëpër botë muzikantët marrin përkrahjen nga shteti. Këtu nocioni për këngën u shtrembërua. Çfarë do të bëj që këtu e tutje? Unë e kam shkruar: “Do të vazhdoj të këndoj deri në momentin tim të fundit të sinqertë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e..