Pavarësisht nga koha në të cilën jetojmë gjithnjë përpiqemi t’u sjellim gëzim fëmijëve me festa dhe me dhurata. Për më tepër kur bëhet fjalë për një nga festat më të bukura – Krishtlindjen. Një nga argëtimet më të preferuara prej fëmijëve janë koncertet e moshatarëve të tyre, të cilët lënë mbresa të paharrueshme te ta. Edhe sivjet afishet e dhjetorit janë plotë ftesa të koncerteve për fëmijë.
Një nga koncertet më dëfryese ishte ai i grupit “Radiodeca” me dirigjente Iliajana Todorova. Në repertorin e këtij formacioni vokal janë pothuajse të gjitha këngët bullgare dhe të huaja kushtuar Krishtlindjes.
Kori i fëmijëve “Zvënika” nga qyteti Pleven u solli gëzim admiruesve me shfaqje në qytete të ndryshme të vendit. Në programin festiv këngëtarët e vegjël dhe dirigjentja e tyre Vanja Delijska dhanë edhe koncertin bamirës “Mrekullia e Krishtlindjes”.
Për fëmijët nga formacioni “Smehorançeva” viti ishte shumë i suksesshëm. Gjatë qershorit ata prezantuan albumin “Stinët Smehoranski” me këngë për të gjitha stinët e vitit.
“Mëngjesi i Krishtlindjes me aromë të Bon-Boneve” ishte titulli i programit festiv të fëmijëve nga grupi “Bon-Bon”. Gjatë prillit ky formacion, me udhëheqëse Rosi Karasllavova shënoi ditëlindjen 20-vjeçare.
Para ditë të numëruara Kori i Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare u kthye nga një turne në Belgjikë. Koncerti i parë ishte në sallën e Parlamentit Evropian në Bruksel. Ata ambasadorë të talentuar të kulturës bullgare kanë dhënë koncerte në dhjetëra vende të pothuajse të gjitha kontinenteve bashkë me themeluesin, akademikun Hristo Nedjallkov. Vitet e fundit korin e udhëheq Venecija Karamanova dhe sukseset vazhdojnë të shumëzohen. Kori i Fëmijëve pranë radios bashkë me Orkestrën Simfonike të radios do të ketë një koncert në sallën “Bëllgarija”, ndërsa më 28 dhjetor do të japë koncertin tradicional festiv në kuadrin e Festivalit Muzikor me rastin e Vitit të Ri.
Shfaqjet e korit të parë të djemve, që u krijua tek ne “Sofijskite Momçeta” gjithashtu meritojnë vëmendje. Nga dirigjentja Adriana Bllagoeva mësuam, se në programin festiv sivjet në skenë dalin dy formacionet – të djemve dhe të adoleshentëve.
Kori “Bodra Smjana” gjatë dhjetorit shënoi jubileun 70 vjeçar të krijimit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..