Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arkeologjia në kërkim të indoevropianëve të parë

БНР Новини
Foto: arkiv

Ndër gërmimet shpëtimtare vjet u përfshin edhe studimet e docentit doktor Stefan Aleksandrov dhe docentes doktoreshë Anelija Bozhkova nga Instituti Kombëtar Arkeologjik me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Ndër të tjerët ata filluan në fund të vitit 2015.

Rastisi që arkeologët të punojnë në Bullgarinë Juglindore duke bërë gërmime në trasenë e një gazsjellësi për në Turqi. Aty një ekip nën udhëheqjen e të dy docentëve arriti të gërmojë një sipërfaqe të madhe me impiante të kultit nga epoka e neolitit. Bëhet fjalë për një kohëzgjatje afro 7 mijë vjeçare deri në shekullin IV para Krishtit. Dhe më saktë për disa periudha historike: neolitin e vonshëm, periudhën kalimtare te epoka e bronzit, epokën e mesme të bronzit dhe periudhën klasike trake. Shkencëtarët janë shumë të kënaqur nga rezultatet edhe kanë ndërmend të botojnë në një monografi. Ata janë me shpresë, se gjatë këtij viti do të arrijnë të bëjnë këtë. “Ato janë gërmime shpëtimtare, nuk janë objekte arkeologjike, të cilët planifikuam posaçërisht të studiojmë – thekson docenti Aleksandrov. – Pjesa dërmuese e zbulimeve janë si një dhuratë hyjnor. Ky ishte një nekropol nga e ashtuquajtura periudha kalimtare te epoka e bronzit ose fillimi i mijëvjeçarit të katërt para Krishtit. Kjo periudhë nuk është e hulumtuar mirë në Bullgari. Historia e tij ndoshta është e lidhur me ardhjen e indoevropianëve të parë në Gadishullin Ballkanik dhe në Evropën Juglindore. Studiuam gjashtë komplekse të varrimit. Është një fakt i mirë, se krahas këtyre gërmimeve, në kuadrin e një projekti tjetër bashkëpunojmë me Institutin “Maks Pllank” në Jena të Gjermanisë. Me gjenetikë të këtij instituti kërkojmë pikërisht indoevropianët e parë të cilët erdhën në rajonin tonë. Këtë e bëjmë nëpërmjet analizimit të strukturës së ADN-së Acid Deoksiribonukleik.

Mostrat i dërguam për analizë në Institutin “Maks Pllank” dhe tani shkencëtarët aty i analizojnë. Tani arkeologët bullgarë janë në pritje të rezultateve të analizave. Ata shpresojnë, se njerëzit, të cilët e populluan para mijëvjeçareve këtë rajon – fshatin Malenovo, rrethi i qytetit Jamboll, mund të jenë një nga indoevropianët e parë.

Çfarë artefakte më interesante u gërmuan gjatë stinës së kaluar arkeologjike?

Nuk mund të themi se kemi zbulime tepër interesante për njerëzit. Gjetëm mijëra sende të zakonshme për vizituesit e muzeve, por tepër të rëndësishme për ne – arkeologët. Në shumicën e rasteve ato sende vjen të vërtetojnë zbulimet dhe tezat e arkeologëve të cilët analizojnë epokat e tjera për këtë se si zhvillohej kultura materiale kryesisht e trakëve – pohon docenti Stefan Aleksandrov. – Arkeologjia nuk merret me këtë të zbulojë sende interesante dhe të habitshme për vizituesit. Arkeologjia është një hulumtim i së kaluarës mbi bazë të sendeve të zbuluara, të cilët ngandonjëherë edhe nuk hyjnë në vitrinat. Por mund të them, se tani kemi gërmime unike, të cilët do të paraqesim në ekspozitën vjetore “Arkeologjia Bullgare” gjatë shkurtit në Institutin Kombëtar Arkeologjik me muze.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD
Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD