Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Do të ketë një konferencë kyçe për Qipron më 12 janar

СнимкаKryeministri grek Aleksis Cipras bisedoi në telefon me kolegen e vet britanike Tereza Mej sa i përket konferencës së ardhshme ndërkombëtare më 12 janar në Gjenevë për bashkimin e Qipros. Mej ra dakord se, bisedimet për dorëheqjen kanë shënuar një përparim të madh dhe kjo dinamikë duhet të vazhdojë. Në lidhje me problemin, do të zhvillohen bisedime të Ciprasit me kryetarin e Komisionit Evropian Zhan-Kllod Junker, me presidentin francez Fransoa Olland dhe me kancelarin gjermane Angela Merkell. Sipas gazetës zvicerane “Le Temps”, për bisedime me kryeministrat e Greqisë dhe të Britanisë së madhe më 12 janar në Gjenevë do të jetë presidenti turk Rexhep Erdogan. Përpara kësaj nga data 9 deri më 11 janar do të bisedojnë presidenti qipriot Nikos Anastasiadis dhe lideri i turqve qipriot Mustafa Akënxhë.

Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi u zgjat me akoma 3 muaj

СнимкаTri ditë pas sulmit vdekjeprurës të Vitit të Ri kundër një klubi të natës në Stamboll, parlamenti turk miratoi zgjatjen me 3 muaj të gjendjes së jashtëzakonshme në vend, të aplikuar pas provës për grusht shteti gjatë muajit korrik. Aplikimi i gjendjes së jashtëzakonshme deri tani çoi deri në arrestime të më të paktën se 37 000 vetave dhe shkaktoi shqetësim nga ana e Bashkimit Evropian. Ajo qe zgjatur njëherë dhe vendi duhej të kthehet drejt zbatimit normal të ligjit më 19 janar.

Inflacioni në Turqi arriti 8,3%

СнимкаStatistika e Turqisë mohoi se, inflacioni në vend është rritur më shumë sesa ajo që është pritur gjatë muajit dhjetor dhe rritmi i saj vjetor është rritur në 7% gjatë muajit nëntor deri në 8,53% gjatë muajit dhjetor. Gjatë këtyre rrethanave qeveria prognozon një inflacion prej 7.5% në fund të vitit 2016 dhe 6,5% gjatë vitit 2017.

Taksat e grekëve po vazhdojnë të rriten

СнимкаDetyrimet e grekëve ndaj autoriteteve taksambledhëse gjatë muajit nëntor i kanë tejkaluar 94 miliardë eurot, kurse borxhlinjtë tanimë janë 4 312 287, njofton botimi grek Njuz.in. Analizatorët paralajmërojnë se, në qoftë se borxhet nuk fillojnë të pakësohen, me siguri gjatë tremujorit të parë të këtij viti ato do të kalojnë 100 miliardë euro, kurse deri në fund të vitit 2017 ato do të dalin në 60% nga produkti i brendshëm bruto. Autoritetet financiare në vend frikësohen më në veçanti nga rrethana se, borxhet ndaj shtetit rriten pavarësisht nga sanksionet e imponuara, si konfiskime të pronës së patundshme dhe të ardhurat e njerëzve me detyrime. Gjatë vitit të kaluar janë kryer mesatarisht nga 500 konfiskime të tilla.

Qeveria rumune morri një votë të besimit

СнимкаPothuajse një muaj pas zgjedhjeve, të cilat i fitoi e majta në Rumani me premtime për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie, qeveria e re e socialdemokratëve mori një përkrahje të gjerë në parlament. Bashkë me partinë e vogël Aleancë për liberalët dhe demokratët (ALDE) socialdemokratët bazohen mbi përgjithësisht 250 vota në parlamentin 465 anëtarësh. Në qeverinë e re të kryesuar nga kryeministri Sorin Grindjanu, Aleancë për liberalët dhe demokratët ka katër karrige ministrore dhe një post për zëvendëskryeministër. Programi për drejtim parashikon që deri në vitin 2020 Rumania të bëhet ekonomia e 13 për nga fuqia ekonomike në Bashkimin Evropian (gjatë vendit të tanishëm të 17), kurse PBB i vendit të shtohet me 5,5% për vit. Gjatë vitit 2016 rritja është me 4,8%. Opozita e djathtë centriste e akuzon kryeministrin në populizm, sepse nuk është e mundur që këto premtime të mund të kryhen pa shkaktuar një situatë të vështirë financiare.

Bosnja e shqetësuar nga marrëdhëniet e saj të keqësuara në regjion

СнимкаKryetari i kryesisë boshnjake Mlladen Ivaniç komentoi, i cituar nga agjencia Tanjug se, marrëdhëniet e Bosnjës dhe Hercegovinës me vendet fqinje asnjëherë nuk kanë qenë më të këqija. Në këtë kontekst Ivaniç theksoi se, është tepër e domosdoshme të zhvillohet një takim trepalësh të përfaqësuesve të BiH, Serbisë dhe Kroacisë, që të mund marrëdhëniet midis tyre të përmirësohen.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: BGNES

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD
Dr. Asja Konsullova

Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..

botuar më 24-07-08 5.03.MD

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD