Secili prej nesh ka ëndrrat e veta dhe shpresën, se në jetë do të arrijë të realizojë të paktën disa prej tyre. Vështirësitë, përmes të cilave kalojmë në rrugën drejt qëllimeve janë të ndryshme. Mirëpo, ato përbëjnë një përvojë të pazëvendësueshme dhe të çmueshme, të cilën meriton ta grumbullojmë. Kjo pavarësisht se që ngandonjëherë kjo bëhet në mënyrë të vështirë. E vetmja gjë, për të cilën kemi nevojë, është ambicia dhe papajtueshmëria. Bashkatdhetari Stojan Jankov që prej vitesh jeton në Danimarkë. Ai ëndërronte të bëhej bankier në Uollstrijt, por zgjodhi t’i kushtohet kinemasë. Megjithëqë është financier për nga arsimi, kinemaja e pushtoi që kur ishte nxënës. Mirëpo, si filloi gjithçka?
“Frekuentja kurset e artistit që kur mësoja në gjimnaz. Pas kësaj fillova të xhiroj video me kolegë nga një studio artistike. Kështu pak nga pak kuptova, se kjo është një pasion në rrugën e të cilit dëshiroj të nis. Përderisa studioja tërë kohën e lirë xhiroja video, filma, frekuentoja seminare të ndryshme të kushtuara kinemasë, takohesha me producentë dhe regjisorë.”
Kështu Stojan Jankovi tashmë 10 vite me radhë i kushton jetën këtij pasioni. Sot ai është nismëtar i një festivali të vet të kinemasë me metrazh të shkurtër, i cili tashmë ka pesë edicione të suksesshme. Lidhur me këtëStojan Jankovi tregon:
“Festivali emërohet Aarhus Short Film Challenge dhe përbën një sfidë shtatë ditore, në të cilën njerëzit, që merren me kinema dhe me video në mbarë botën, mund të marrin pjesë. Secili merr nga dy tema dhe nga një fragment prej një dialogu. Në bazë të tyre duhet të krijojnë një film katër ose pesëminutësh dhe ta paraqesin atë në kuadrin e shtatë ditëve. Dy edicionet e fundit kishin afro 1 mijë pjesëmarrës nga mbarë bota. Kështu arrijmë të formojmë një shoqëri njerëzish, të cilët dëshirojnë t’i ndihmojnë njeri tjetrit dhe të zhvillohen në mënyrë kreative.”
Disa vitet e fundit përveç punës lidhur me filmat Stojan Jankovi përfshihet në shumë seminare dhe trajnime. Kjo me qëllim të zbulojë dhe të ndryshojë veten. Sipas tij secili mund të ndryshojë veten, në se ka njerëz të cilët t’i tregojnë atij rrugën e drejtë dhe mënyrën se si të bëjë këtë. Mirëpo, për këtë është e domosdoshme që nga mosha më e re të fillojnë këto trajnime. Prandaj edhe fëmijët janë në qendrën e njërës prej ideve të tij, pra të krijojë qendra për zhvillim personal. Ato qendra ndihmojnë fëmijët të zbulojnë veten dhe potencialin e vet. Bashkëbiseduesi rrëfen, se është më i lumtur kur arrin të frymëzojë njerëzit dhe kur ai është në gjendje t’u japë atyre këshilla praktike se si të ndryshojnë jetën dhe biznesin drejt më së mirës. Pak janë ata të cilët janë të kënaqur me gjërat e arritur në jetë. Secili ka nevojë, që në një moment të shikojë veten anash ose të kërkojë ndihmën ose këshillën e ndonjërit tjetër, në se nuk di se si të vazhdojë përpara.
Stojan Jankovi këshillon të gjithë, të cilët kanë mëdyshje të provojnë kësmetin jashtë shtetit, ta bëjnë këtë hap. Mirëpo, ata duhet të jenë gati të hasin shumë vështirësi. Në të njëjtën kohë ata duhet të dinë, se gjithnjë mund të bëjnë zgjedhje dhe në se nuk arrijnë të adaptohen të jetojnë larg mëmëdheut, mund të kthehen te familjet dhe miqtë e tyre. Në këtë nuk ka asgjë të keqe dhe të turpshme. Është me rëndësi përvoja, e cila grumbullohet jashtë shtetit. Gjithnjë duhet t’u besojmë mundësive tona.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda..
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të..