Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stojan Jankovi: bëni atë që doni dhe kurrë nuk hiqni dorë nga ëndrrat

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Secili prej nesh ka ëndrrat e veta dhe shpresën, se në jetë do të arrijë të realizojë të paktën disa prej tyre. Vështirësitë, përmes të cilave kalojmë në rrugën drejt qëllimeve janë të ndryshme. Mirëpo, ato përbëjnë një përvojë të pazëvendësueshme dhe të çmueshme, të cilën meriton ta grumbullojmë. Kjo pavarësisht se që ngandonjëherë kjo bëhet në mënyrë të vështirë. E vetmja gjë, për të cilën kemi nevojë, është ambicia dhe papajtueshmëria. Bashkatdhetari Stojan Jankov që prej vitesh jeton në Danimarkë. Ai ëndërronte të bëhej bankier në Uollstrijt, por zgjodhi t’i kushtohet kinemasë. Megjithëqë është financier për nga arsimi, kinemaja e pushtoi që kur ishte nxënës. Mirëpo, si filloi gjithçka?

Frekuentja kurset e artistit që kur mësoja në gjimnaz. Pas kësaj fillova të xhiroj video me kolegë nga një studio artistike. Kështu pak nga pak kuptova, se kjo është një pasion në rrugën e të cilit dëshiroj të nis. Përderisa studioja tërë kohën e lirë xhiroja video, filma, frekuentoja seminare të ndryshme të kushtuara kinemasë, takohesha me producentë dhe regjisorë.

Kështu Stojan Jankovi tashmë 10 vite me radhë i kushton jetën këtij pasioni. Sot ai është nismëtar i një festivali të vet të kinemasë me metrazh të shkurtër, i cili tashmë ka pesë edicione të suksesshme. Lidhur me këtëStojan Jankovi tregon:

Festivali emërohet Aarhus Short Film Challenge dhe përbën një sfidë shtatë ditore, në të cilën njerëzit, që merren me kinema dhe me video në mbarë botën, mund të marrin pjesë. Secili merr nga dy tema dhe nga një fragment prej një dialogu. Në bazë të tyre duhet të krijojnë një film katër ose pesëminutësh dhe ta paraqesin atë në kuadrin e shtatë ditëve. Dy edicionet e fundit kishin afro 1 mijë pjesëmarrës nga mbarë bota. Kështu arrijmë të formojmë një shoqëri njerëzish, të cilët dëshirojnë t’i ndihmojnë njeri tjetrit dhe të zhvillohen në mënyrë kreative.

Disa vitet e fundit përveç punës lidhur me filmat Stojan Jankovi përfshihet në shumë seminare dhe trajnime. Kjo me qëllim të zbulojë dhe të ndryshojë veten. Sipas tij secili mund të ndryshojë veten, në se ka njerëz të cilët t’i tregojnë atij rrugën e drejtë dhe mënyrën se si të bëjë këtë. Mirëpo, për këtë është e domosdoshme që nga mosha më e re të fillojnë këto trajnime. Prandaj edhe fëmijët janë në qendrën e njërës prej ideve të tij, pra të krijojë qendra për zhvillim personal. Ato qendra ndihmojnë fëmijët të zbulojnë veten dhe potencialin e vet. Bashkëbiseduesi rrëfen, se është më i lumtur kur arrin të frymëzojë njerëzit dhe kur ai është në gjendje t’u japë atyre këshilla praktike se si të ndryshojnë jetën dhe biznesin drejt më së mirës. Pak janë ata të cilët janë të kënaqur me gjërat e arritur në jetë. Secili ka nevojë, që në një moment të shikojë veten anash ose të kërkojë ndihmën ose këshillën e ndonjërit tjetër, në se nuk di se si të vazhdojë përpara.

Stojan Jankovi këshillon të gjithë, të cilët kanë mëdyshje të provojnë kësmetin jashtë shtetit, ta bëjnë këtë hap. Mirëpo, ata duhet të jenë gati të hasin shumë vështirësi. Në të njëjtën kohë ata duhet të dinë, se gjithnjë mund të bëjnë zgjedhje dhe në se nuk arrijnë të adaptohen të jetojnë larg mëmëdheut, mund të kthehen te familjet dhe miqtë e tyre. Në këtë nuk ka asgjë të keqe dhe të turpshme. Është me rëndësi përvoja, e cila grumbullohet jashtë shtetit. Gjithnjë duhet t’u besojmë mundësive tona.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD