Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Iamfree.pro – një mënyrë e lehtë të kërkosh ndihmë

Foto: iamfree.pro

A e kujtoni se kur për herë të fundit u kushtuat një vëmendje të afërmve tuaj dhe shokëve? Kur dolët i qetë jashtë, që të dëfreni, pa u menduar për detyrimet shtëpiake? Në qoftë se nuk i numërojmë festat e kaluara, mbase ka qenë përpara shumë kohe. Mund të merrni frymë lirisht, sepse gjetëm zgjidhjen e problemit tuaj. Platforma online ju jep mundësi të kryeni të gjitha detyrat tuaja për ditën. Ju tingëllon pak e çuditshme, por përmes saj mund t’u jepni një pjesë prej tyre, atyre të cilët duan t’u ndihmojnë.

Më shumë për realizimin e projektit dhe për mësimet, të cilat i kanë mësuar në biznes deri tani, tregojnë krijuesit e tij Vasill Dimitrov dhe Todor Kostov:

Imfreepro lindi si ide midis nesh me Todorin dhe akoma një djalë tjetër, i cili tanimë nuk është në ekip. Ata të dy kishin ikur nga puna e tyre e përditshme dhe ju nevojit të kryejnë shërbime për një të ardhur suplementare. Kjo na provokon të kërkojmë vende onlajn, ku të propozohen shërbime të tilla. Mbase mësimi më i rëndësishëm, të cilin e mësuam gjatë zhvillimit të produktit të softuerit është se, është me një rëndësi të madhe që detyra të jetë e firmosur në detaje, sepse në qoftë se nuk e bën që në fillim, kjo sjellë negativa të shumta. Përveç kësaj njeriu duhet të ndërtojë një përfytyrim të saktë se çfarë do që të marrë, përpara se t’u japë një detyrë programuesve, sepse ndryshimet pas kësaj janë mjaft me vonesë. Në përgjithësi më tepër fakti se kur ke një start duhet të investosh përpjekje shumë më të mëdha nga këto në punën e rregullt, që të mund ajo të nisë, me qenë se asnjë nuk ka dëgjuar për ty dhe duhet të tregohesh përpara njerëzve.

Shërbimet të cilat i propozojnë në platformë janë nga më të larmishmet – nga fakti të të përgatisin prezantimin ose të shkruajnë një tekst të caktuar, deri tek fakti të na shëtisin qenin, të bëjnë pazar ose të na paguajnë disa fatura. Por cila është garancia, se nuk do të jeni i mashtruar, në qoftë se i besoni një oferte të ngjashme:

Bile dhe njerëzit e rekomanduar gojë më gojë fshehin rreziqe dhe nuk ka një nivel të plotë të besimit, por ne mundohemi të minimizojmë mundësitë për shpërdorim ku çdo një nga përdoruesit tanë merr pjesë me të dhënat e veta personale në sistem. Propozojmë një onlajn pagim, i cili të garantojë se, njerëzit kanë synime serioze, qoftë nga ana e atyre që e japin punën, ose nga ana e atyre të cilët e realizojnë. Po kështu çdo një vërteton përmes SMS çdo një veprim të vet, të lidhur me pagim në sistemin tonë. Çdo një profil ka vlerësimin e vet dhe në qoftë se e kryen punën pa probleme, do të kesh një vlerësim pozitiv, i cili do të jetë një farë tregues për njerëzit. Në qoftë se nuk ke një vlerësim pozitiv, shansi të të marrin në punë është më i vogël.

Regjistrimi në sajt është falas, kurse firma do të marrë përqindje gjatë çdo një detajë të kryer me sukses, kur ata të cilët e kanë realizuar punën e tyre, tërheqin paratë e veta, të fituara prej tyre.

Vasill dhe Todor janë përkrahës të ekonomisë së përbashkët dhe shpresojnë se, kjo do ta ndryshojë shoqërinë. Sekreti të kesh një biznes të suksesshëm sipas tyre është në këtë të mbledhësh një ekip, mbi të cilin do të mund të mbështetesh, të jesh korrekt me të tjerët dhe po kështu të mundësh të reklamosh mirë idenë tënde. Të dy thonë se, me vështirësi i gërshetojnë studimet e veta me këtë të zhvillojnë biznesin e vet, sepse kanë detyrime të shumta, por hasin dhe një kuptim dhe përkrahje nga pedagogët e vet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thatësira dhe humbjet e fermerëve: KE hapi rezervën bujqësore të krizës

Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..

botuar më 24-10-01 8.21.MD

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD

Gratë bullgare jetojnë 7.4 vjet më shumë se burrat

Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave me rastin e 1 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. 1 731 039..

botuar më 24-10-01 12.04.MD