Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Opera bullgare në tri arie

Foto: Opera dhe Baleti i Sofjes

Radio Bullgaria ju propozon çdo muaj të votoni për muzikë nga Bullgaria.Ndër pjesëmarrësit që do të votojnë për këngën fituese do të zgjidhen me short tre veta, të cilat do të fitojnë CD me muzikën në gjininë përkatëse. Votimi do të jetë në e-mail-in e redaksisë: albanian@bnr.bg. Rezultatet shpallen çdo muaji.

Klasifikimi gjatë këtij muaji është i lidhur me tri nga ariet më të bukura nga operat bullgare:

Ka pasur njëherë e një kohë” nga Parashkev Hexhievi – aria e Kalinës – këndon Elena Stojanova me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare, dirigjent Rusllan Rajçev. Për herë të parë opera komike në katër pjesë “Ka pasur njëherë e një kohë” është e vënë më 11 prill 1957 në Teatrin Muzikor të Sofjes. Në premierën e Teatrit Shtetëror Muzikor në Sofje nën shkopin e dirigjentit Viktor Rajçev këndojnë Diana Popova, Ljubomir Bodurov, Asen Ruskov, Vidin Daskallov, Mimi Ballkanska. Historia zbulon anë interesante nga jeta fshatare tek ne. Me qenë se nuk është dakord që vajza e saj Kalina të martohet për djalin e zgjedhur nga bashkëshorti i saj, nëna i zë be Kalinës të mos të flasë me gojë nëntë vjet. Pas dasmës, bashkëshorti i saj mundohet përmes çdo lloj shëruesve dhe mjekëve popullorë të mund të shërojë gruan e tij të bukur. Mezi në fund në fshat mbërrin Hitër Petri, i cili kërkon nga bashkëshorti që ai të bëjë vetëm atë të cilën ai i thotë. Zgjedh një vajzë dhe i thotë se, Rajkoja duhet menjëherë të ikë nga Kalina dhe të martohet me vajzën e re. E lemerisur nga fakti se do të humbasë njeriun i cili e do shumë Kalinën ajo e prish betimin e dhënë. Në arien të cilën e propozojmë, Kalina qan për vuajtjen e saj të madhe, se pas dasmës nuk mund të bisedojë qetë me njeriun e saj të dashur.

Hitër Petër” nga Veselin Stojanovi – aria e Iglikës – interpreton Krasimira Stojanova me orkestrën e Radios së Munihut. Dirigjent është Pavell Balev. Gjatë vitit 1958 më 23 mars në Sofje është premiera e operës komike me tri pjesë “Hitër Petër”. Historitë për Hitër Petrin (Petri i Mbrehtë) përsëri kanë frymëzuar krijimin e kësaj opere. Interpretuese e parë e partisë së Iglikës ka qenë Liljana Bareva. Historitë zbavitëse zbulojnë marrëdhëniet midis familjeve të çorbaxhiut fshatar Ignat, të Hitër Petërit dhe të Nastradin Hoxhës.

Momçill” nga Ljubomir Pipkovi – aria e Efrosinës – interpreton Stefka Mineva me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare, dirigjent Boris Hinçev.Më 24 shtator të vitit 1948 në Sofje është premiera e operës heroike “Momçill”. Libreti është në bazë të romanit “Ditë e fundit – ditë e Zotit” të Stojan Zagorçinovit. Tregohet për betejën e hajdutëve të guximshëm të udhëhequr nga Momçilli kundër bojarëve. Veprimi zhvillohet gjatë shekullit të XIV-të. Efrosina është motra e vojvodës, e cila përpara viteve ka qenë e rrëmbyer nga bojari Petër. Vajza e turpëruar ka hyrë në manastir dhe në këtë arie ajo zbulon fatin e vet të mjerë. Zbulon dhe dashurinë e saj të madhe ndaj vëllait të betuar Momçill Sëbo. Kuptohet aria përfundon me një lutje të zjarrtë ndaj Nënës së Zotit për falje.

“Bora e kujtimit” kryesoi klasifikimin për një melodi të dashur pop me tematikë dimri të dëgjuesve të Radio Bullgarisë.

Shorti zgjodhi 3 vetat, të cilët do të marrin peshqesh – disk me produksionin e fundit të Radios Kombëtare Bullgare: Allën Peningtën nga Britania e Madhe, Zhivota Xhuriç nga Serbia dhe Oliver Fjula nga Gjermania.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Kohë për dashuri” - koncerte të këngëtares Toni Dimitrova

Toni Dimitrova – këngëtarja me zë karakteristik, e cila është kthyer në një nga simbolet artistike të qytetit bregdetar Burgas – prezanton koncertin e saj solo “Kohë për dashuri” nën qiellin e hapur. Ai është pjesë e turneut të saj kombëtar, duke..

botuar më 24-08-16 7.05.PD

"Nëse nuk ka dashuri"

“Horizont” është një grup me një histori 40-vjeçare. I formuar në vitin 1984 nga shokët e klasës dhe miqtë, grupi i ka mbetur besnik rock-ut melodik për katër dekada. Në vitin 1994 nisi zyrtarisht performanca e tij e parë profesionale në skenën e..

botuar më 24-08-14 1.20.MD

Festivali muzikor Breeze by Exit do të ngrejë humorin në Varna

Festivali muzikor Breeze by Exit do të mbahet në qytetin tonë të Detit të Zi, Varna nga 15 deri më 18 gusht. Forumi muzikor është bashkim i dy festivaleve - EXIT (Serbi) dhe Breeze (Bullgari), dhe edicioni pilot do të quhet "Varna Breeze by Exit"...

botuar më 24-08-14 6.15.PD