Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tatjana Buruxhieva: Nuk pres ndryshime befasuese në politikën e Bullgarisë nga Presidenti i ri

Foto: arkiv personal

Pasi Rumen Radevi zyrtarisht mori detyrën e Presidentit të Bullgarisë, pyetja është a do të mund të justifikojë ai përkrahjen që e mori në zgjedhjet presidenciale, apo do të provokojë zhgënjim. Për këtë se çfarë mund të presim nga Presidenti i ri, bisedojmë me specialisten në fushën e politologjisë Tatjana Buruxhieva.

Nuk pres befasi drastike për shkak të pozitave të Rujmen Radevit, as nga pikëpamja e politikës së brendshme, as nga ajo e jashtme. Po presim qeverinë, të cilën ai duhet ta shpallë. Ka diçka interesante në lidhje me këtë qeveri teknike – afati i veprimit të saj nuk është i qartë. Sepse pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare perspektivat për formimin e qeverisë nuk janë të qarta. Mund të pritet gjatë kësaj kohe se në fakt kabineti teknik do të duhet të qeverisë shtetin dhe në këtë kuptim kërkesat, vlerësimet dhe kriteret për këtë qeveri bëhen akoma më të larta.

Se si do të komentoni ekipin e ri të Presidentit?

Për nga ekipi i sekretarëve të Presidentit mund të gjykojmë për prioritetet kryesore të Rumen Radevit. Përqendrimi mbi politikat e lidhura me të rinjtë është një larmi interesante. Në të ardhmen do të ndjekim veprimtarinë e këshillave të shumta të cilat do të formohen dhe marrëdhëniet midis Presidentit dhe Zëvendëspresidentes, sepse kjo e fundin gjithmonë ka qenë problematike në Bullgari.

Për shkak të përkrahjes së majtë në zgjedhjet presidenciale, shumë njerëz mendojnë se politika e Rumen Radevit do të përkojë me pozitat e Partisë Socialiste Bullgare dhe se ai do të zhvillojë një politikë pro-ruse. Çfarë në fakt mund të presim nga Presidenti i ri?

Forcat politike, kryesisht në hapësirën e djathtë përpiqen të na bindin, se Presidenti do të riorientojë Bullgarinë nga pikëpamja gjeostrategjike. Presidenti, nga ana e vet, shpalli një pozitë të qartë dhe të balancuar, në themelin e së cilës është orientimi ynë euroatlantik. E reja në pozitën e tij është formulimi i qartë i interesave të Bullgarisë dhe kjo është një bazë e mirë. Kështu mund të arrihet një balancë në pozitën tonë ndërkombëtare. Për këto dy muaj, në të cilët do të veprojë qeveria teknike dhe Presidenti do të jetë figura më e rëndësishme në jetën tonë politike, nuk pres kthesa drastike në politikën e jashtme. Me interes të madh do të ndjek formimin e balancave regjionale – deri kur do të vazhdojmë të pranohemi para së gjithësh si një shtet ballkanik dhe do të vazhdojmë të pranojmë dorën e zgjatur nga Evropa Qendrore dhe Juglindore.

Cilët do të jenë aksentët në veprimet e presidentit?

Mendoj se gjatë këtyre dy muajve, kur në krye të shtetit do të jetë Presidenti dhe qeveria e formuar nga ai, do të ketë një politikë të ndryshme për sa i përket buxhetit dhe theksi do të jetë mbi të varfëritë dhe mbi grupet shoqërore në rrezik. Pres një pozitë të qartë për këtë, të cilën e bëri ministri aktual i shëndetësisë Petër Moskov duke ndryshuar çmimet e medikamenteve. Kjo ndikon grupe shumë të mëdha në shoqërinë tonë. Shpresoj se qeveria teknike do të tregojë angazhimin e Presidentit me problemet demografike, problemet e të varfërve, cilësinë e shëndetësisë dhe nevojat e pacientëve. Në sferën e kulturës dhe arsimit gjithashtu pres veprime serioze nga kjo qeveri.

A mund të jetë optimist bullgari?

Ne bullgarët kemi një tipar specifik – gjithmonë jemi pesimistë dhe kërkojmë probleme. Nuk mund të jemi optimistë. Tek ne është një traditë shekullore që ta pranojmë shtetin si diçka e huaj dhe gjithmonë bashkëveprojmë kundër shtetit. Kjo krijon një problem të madh në procesin e ndërtimit të shtetit tonë demokratik dhe besoj se për këtë arsye efektet pozitive nuk mund të shihen shpejt, bile po të bëhen gjëra pozitive në politikë. Ndryshimi i mendimit kërkon kohë, aq më shumë se deri tani politikanët nuk ndihmojnë këtë proces.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..

botuar më 24-11-06 1.15.MD
Dobrin Ivanov

Punëdhënësit kërkuan nga Gjykata e Lartë Administrative ngrirjen e pagës minimale

Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..

botuar më 24-11-06 12.05.MD

Hesus Kabajero është "Menaxheri i Vitit" në Bullgari për vitin 2024

Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..

botuar më 24-11-05 10.01.PD