Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbaroi regjistrimi dimëror i shpendëve të ujit në Bullgari

БНР Новини

Numërimi i shpendëve dimërues të ujit zhvillohet në plan botëror që nga viti 1967. Ai vlerësohet si një prej ngjarjeve më në masë në lëmin e mbrojtjes së natyrës, në të cilën marrin pjesë mbi 15 000 veta. Ajo realizohet njëkohësisht dhe në sinkron të plotë në mbarë Evropën dhe në Afrikën Veriore me qëllim regjistrimin maksimalisht të saktë të shpendëve të ujit. Informacioni përgjithësohet në nivel ndërkombëtar nga Organizata Wetlands International. Shumë shpendë uji e kalojnë dimrin në Bullgari. Ndër ta ka lloje të rralla të përfshira në Listën e Kuqe Botërore. Numërimi vlerëson gjendjen e popullatave të shpendëve të ujit dhe gjendjen e vendeve, ku ata e kalojnë dimrit. Një pjesë prej tyre janë nga rrjeti ekologjik “Natura 2000”. Numërimi i 41 dimëror i shpendëve të ujit te ne u zhvillua nga 13 deri në 15 janar. Morën pjesë 41 ekipe ekspertësh de vullnetarësh të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve, të Agjencisë Ekzekutive të Mjedisit Rrethues, Inspektimeve regjionale të mjedisit dhe ujërave, shoqatave të gjahtarëve dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare.

СнимкаSvilen Çeshmexhiev, koordinator i numërimit nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve, na tregoi se si është zhvilluar iniciativa:

Ekipet tona dhe vullnetarët punonin në kushte shumë të rënda. Arritëm të vizitojmë mbi 200 zona të lagëta, të cilat përfshijnë brigjet pranë Danubit dhe Detit të Zi, pellgje të ndryshme, vivarë peshku, lumenj. Regjistruam një numër më të madh shpendësh uji në krahasim me vitet e kaluara. Ndoshta kjo u detyrohet temperaturave shumë të ulëta në Evropën Veriore. Kështu shpendët nga Evropa Qendrore janë lëvizur drejt Bullgarisë. Nga të dhënat që disponojmë deri tani konstatuam se në mes të janarit 700 000 shpendë uji e kalojnë dimrin te ne. Afër Burgasit, Shabllës, Durankullakut dhe Varnës janë regjistruar 400 000 pata ballëbardhe (Anser albifrons) dhe rreth 44 000 pata të vogla laramane (Branta ruficollis). Ata të fundit janë kërcënuar në plan botëror dhe pothuaj të gjithë e kalojnë dimrin te ne. Kështu qe ne jemi të përgjegjshëm për ruajtjen e tyre. Bën përshtypje përqendrimi i madh i patave të egra dimëruese (Anser) në rajonin e Burgasit, ndër të cilat janë patat ballëbardhe (Anser albifrons), të cilat nuk hasen shumë në vend, dhe një lloj tjetër – Branta leucopsis. Kemi monitorime interesante mbi flamengon me ngjyrë trëndafili (Phoenicopterus roseus) në Rodopet Lindore dhe mbi një numër të madh shpendësh të llojit Rosa kokëbardhe(Oxyura leucocephala)në këtë vend joradicional për të – te liqeni “Pusi me ngjyrë trëndafili.

СнимкаNjë nga llojet më interesante është Pelecanus crispis, i cili është kërcënuar në tërë botën. Ai bën fole në Bullgari vetëm në liqenin Srebërna dhe në ishullin Persin (ishull bullgar në Danub). Shqiponjat e detit (Haliaeetus), mjellma e vogël (Cygnus columbianus), Podiceps auritus, Murrcaku (Netta rufina) dhe Kryekuqja e vogël (Aythya nyroca), Karabullaku me çafkë (Phalacrocorax aristotelis), Emberiza auritis gjithashtu janë lloje interesante që hasen në vendin tonë. Një pjesë e madhe e zogjve të ujit, të cilët janë objekt i këtij studimi, janë mbrojtur, ose kërcënuar në plan botëror. Prandaj është me rëndësi të dihet numri i tyre i saktë, pavarësisht nëse janë në Bullgari, ose në vende të tjera, si dhe vendet, ku ata e kalojnë dimrin, sepse disa prej këtyre zonave të lagëta nuk janë mbrojtur dhe shpendët bëhen lehtë viktimë e gjahtarëve.

СнимкаStudimet për gjendjen e zogjve dimërues janë shumë të rëndësishme dhe aktuale në kontekstin e temës për ndryshimet klimatike, e cila është në rendin e ditës kudo në botë dhe e cila na përket të gjithë neve. Në shumë vende është konstatuar se ka shpendë që vuajnë dhe kjo kërkon sigurimin e një mjedisi më të mirë në këto kushte të rënda klimatike. “Rezultatet mund të interpretohen si tregues për ndryshimet në mjedis dhe edhe një herë të nënvizojnë rolin e shpendëve si një indikator i gjendjes së mjedisit, në të cilin jetojmë”, komentoi bashkëbiseduesi ynë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: bspb.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD