Vasko Abaxhievi është një nga violinistët më të talentuar të shekullit XX. Ai u nda nga jeta në vitin 1978. Më 29 janar Siti Mark Art qendra organizon një koncert kushtuar violinistit Vasko Abaxhiev. Për fat të keq gjatë kohës së komunizmit incizimet e tij ishin të ndaluara për transmetim në Radion Kombëtare Bullgare dhe në Televizionin Kombëtar Bullgar. Edhe kishte ide që ato të asgjësohen. Për këtë arsye koncerti titullohet “I harruari”. Nxënës nga Shkolla Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” do të ekzekutojnë pjesa nga repertori i violinistit legjendar. Inxhinieri docent Hristo Vasilev, pronari i koleksionit më të madh të incizimeve të violinistit, zgjodhi disa prej tyre.
“Rastisi të takohemi – kujton Aleksandër Abaxhiev. – Isha nxënës i kompozimit i profesorit Panço Vlladigerov, ndërsa i pianos – i pedagogutAndrej Stojanov. Panço Vlladigerovi kujdesej për Vaskon, pasi i ati i tij profesori Nikolla Abaxhiev, ish rektor i Konservatorit vdiq. Dihej, se Vasko nuk ishte në gjendje që vet të përballonte disa prej problemeve të përditshme, sepse kishte një sëmundje. Në atë kohë Vasko Abaxhievi kishte popullaritet të madh, publiku përmbushte sallat, biletat e koncerteve shiteshin shumë shpejtë dhe njerëzit bënin rreshta të mëdha për to. Ndoshta për këtë arsye sekretari i atëhershëm i përgjithshëm i Partisë Komuniste Bullgare Vëllko Çervenkov “e mori nën kujdestarinë e vet”. Kështu koncertet e tij u shtuan dhe filloi një “odiseje” në të cilën për mua u caktua roli i djalit, me të cilin ai bënte repeticionet. Koncerte realizonte vetëm me Panço Vlladigerovin, ndërsa në qytetin Pllovid – me Rusllan Rajçevin. Katër vite me radhë udhëtova me të dhe i ndihmova me çfarë kishte nevojë. Sakrifikova një pjesë të madhe të kohës, në të cilën vet unë duhej të studioja. Mirëpo isha pranë një njeri të madh, njeri prej violinistëve më të mëdhenj të shekullit XX. Dhe këtë e zbuluan të gjithë të cilët asistuan në koncertin e parë në shtëpinë e familjes më 14 janar të vitit 1932. Atëherë Vasko Abaxhievi, i cili lindi në vitin 1926, ishte vetëm 6-vjeçar. Ndër ta kishte shkencëtarë dhe muzikantë të shquar. Vet ata më vonë pranuan, se vajtën në shtëpi vetëm nga respekti ndaj të atit – Nikolla Abaxhiev. Mirëpo, pasi e dëgjuan birin orë të tëra me radhë nuk ishin në gjendje të nisen të preokupuar nga talenti i madh i fëmijës.”
Më vonë Aleksandër Abaxhievi u takua me muzikantin e madh Jehudi Menuhin, i cili dinte se në botë shkruajnë për Vasko Abaxhievin duke i quajtur “Paganini i shekullit XX” dhe “Menuhini i dytë”. Krahas kësaj Aleksandër Abaxhievi në shtëpinë e violinistit David Ojstrah kishte parë një fotografi nga konkursi “Euzhen Izaj” në Belgjik. Në vitin 1937 violinisti i madh rus fitoi çmimin e parë të tij, ndërsa Vasko Abaxhievi u bë mbajtës i çmimit të jashtëzakonshëm, sepse ai akoma ishte fëmijë. Në një fotografi tjetër mbretëresha Elizabet ishte në mesë të pjesëmarrësve. Kishte fotografi, në të cilën Vasko Abaxhievi ishte mbi supet e Ojstrahut. Atëherë fëmija e talentuar dhe nëna e tij, e cila ishte pianiste dhe shoqëronte ekzekutimet e tij, morën ftesë nga mbretëresha të japin një koncert para elitës mbretërore, politike dhe kulturore në Bruksel. Suksesi ishte i madh. Një vit më vonë në 1938, violinisti i ri mori çmimin e parë të konkursit “Fric Krjasler”. Si një njeri, i cili nga afër komunikonte me gjeniun dhe si biograf i tij, Aleksandër Abaxhievi mund të flasë orë të tëra me radhë për jetën e violinistit, për sukseset e tij, për vitet e fundit të jetës në Gjermani. Ai është me shpresë, se për auditorin e ri do të jetë interesante të shfletojnë ato faqe pak të njohura të historisë së kulturës sonë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..