Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“I harruari” – koncert kushtuar violinistit Vasko Abaxhiev

Foto: arkiv

Vasko Abaxhievi është një nga violinistët më të talentuar të shekullit XX. Ai u nda nga jeta në vitin 1978. Më 29 janar Siti Mark Art qendra organizon një koncert kushtuar violinistit Vasko Abaxhiev. Për fat të keq gjatë kohës së komunizmit incizimet e tij ishin të ndaluara për transmetim në Radion Kombëtare Bullgare dhe në Televizionin Kombëtar Bullgar. Edhe kishte ide që ato të asgjësohen. Për këtë arsye koncerti titullohet “I harruari”. Nxënës nga Shkolla Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” do të ekzekutojnë pjesa nga repertori i violinistit legjendar. Inxhinieri docent Hristo Vasilev, pronari i koleksionit më të madh të incizimeve të violinistit, zgjodhi disa prej tyre.

Programin e hartoi Aleksandër Abaxhiev, i cili e shoqëronte virtuozin në vazhdim të katër viteve në të gjitha koncertet. Ai do të tregojë momente interesante nga biografia e pasur e mikut të tij. Megjithëqë mbiemrat e tyre koincidojnë ata të dy nuk kanë lidhje farefisnore. Kur u takuan Aleksandër ishte – 17 vjeçar, ndërsa Vasko – 26.

Rastisi të takohemi – kujton Aleksandër Abaxhiev. – Isha nxënës i kompozimit i profesorit Panço Vlladigerov, ndërsa i pianos – i pedagogutAndrej Stojanov. Panço Vlladigerovi kujdesej për Vaskon, pasi i ati i tij profesori Nikolla Abaxhiev, ish rektor i Konservatorit vdiq. Dihej, se Vasko nuk ishte në gjendje që vet të përballonte disa prej problemeve të përditshme, sepse kishte një sëmundje. Në atë kohë Vasko Abaxhievi kishte popullaritet të madh, publiku përmbushte sallat, biletat e koncerteve shiteshin shumë shpejtë dhe njerëzit bënin rreshta të mëdha për to. Ndoshta për këtë arsye sekretari i atëhershëm i përgjithshëm i Partisë Komuniste Bullgare Vëllko Çervenkov “e mori nën kujdestarinë e vet”. Kështu koncertet e tij u shtuan dhe filloi një “odiseje” në të cilën për mua u caktua roli i djalit, me të cilin ai bënte repeticionet. Koncerte realizonte vetëm me Panço Vlladigerovin, ndërsa në qytetin Pllovid – me Rusllan Rajçevin. Katër vite me radhë udhëtova me të dhe i ndihmova me çfarë kishte nevojë. Sakrifikova një pjesë të madhe të kohës, në të cilën vet unë duhej të studioja. Mirëpo isha pranë një njeri të madh, njeri prej violinistëve më të mëdhenj të shekullit XX. Dhe këtë e zbuluan të gjithë të cilët asistuan në koncertin e parë në shtëpinë e familjes më 14 janar të vitit 1932. Atëherë Vasko Abaxhievi, i cili lindi në vitin 1926, ishte vetëm 6-vjeçar. Ndër ta kishte shkencëtarë dhe muzikantë të shquar. Vet ata më vonë pranuan, se vajtën në shtëpi vetëm nga respekti ndaj të atit – Nikolla Abaxhiev. Mirëpo, pasi e dëgjuan birin orë të tëra me radhë nuk ishin në gjendje të nisen të preokupuar nga talenti i madh i fëmijës.

Më vonë Aleksandër Abaxhievi u takua me muzikantin e madh Jehudi Menuhin, i cili dinte se në botë shkruajnë për Vasko Abaxhievin duke i quajtur “Paganini i shekullit XX” dhe “Menuhini i dytë”. Krahas kësaj Aleksandër Abaxhievi në shtëpinë e violinistit David Ojstrah kishte parë një fotografi nga konkursi “Euzhen Izaj” në Belgjik. Në vitin 1937 violinisti i madh rus fitoi çmimin e parë të tij, ndërsa Vasko Abaxhievi u bë mbajtës i çmimit të jashtëzakonshëm, sepse ai akoma ishte fëmijë. Në një fotografi tjetër mbretëresha Elizabet ishte në mesë të pjesëmarrësve. Kishte fotografi, në të cilën Vasko Abaxhievi ishte mbi supet e Ojstrahut. Atëherë fëmija e talentuar dhe nëna e tij, e cila ishte pianiste dhe shoqëronte ekzekutimet e tij, morën ftesë nga mbretëresha të japin një koncert para elitës mbretërore, politike dhe kulturore në Bruksel. Suksesi ishte i madh. Një vit më vonë në 1938, violinisti i ri mori çmimin e parë të konkursit “Fric Krjasler”. Si një njeri, i cili nga afër komunikonte me gjeniun dhe si biograf i tij, Aleksandër Abaxhievi mund të flasë orë të tëra me radhë për jetën e violinistit, për sukseset e tij, për vitet e fundit të jetës në Gjermani. Ai është me shpresë, se për auditorin e ri do të jetë interesante të shfletojnë ato faqe pak të njohura të historisë së kulturës sonë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Big Bendi i BNR-së dhe këngëtarët Vasill Petrov dhe Valeria Stojanova hapin festivalin ndërkombëtar të xhazit në Borovec

Nga 2 deri më 7 gusht në pushimoren malore Borovec do të mbahet edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Dr. Emill Iliev”. Forumi muzikor është tashmë një traditë në kalendarin kulturor të resortit tonë malor. Sipas drejtoreshës së..

botuar më 24-08-01 6.15.PD

Muzika dhe artet takohen nën yjet në rajonin e qytetit malor Trojan

Për të gjashtin vit radhazi, fshati malor Debnevo në rajonin e qytetit Trojan po pret Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës dhe Artit Jam on the River. Veprimtaria, e cila mbledh shumë muzikantë të huaj dhe vendas, mbahet nga data 31 korrik deri më 3..

botuar më 24-07-31 2.15.MD

"Një hap më afër" rikrijon një histori të vërtetë, shumë romantike

Dueti “Chaz\'n\'Byanka” regjistroi një këngë të re. Në "Një hap më afër", këngëtarëve Ljubomir Bojanov dhe Vasilina Bjankova iu bashkua Daniell Petrov, i njohur nga grupi “Taking Heed”. Pas krijimit të kësaj kënge qëndron një histori e vërtetë..

botuar më 24-07-31 6.35.PD