Përveç emocioneve rreth ndërrimit të pushtetit në Sofje gjatë javës së kaluar kishte dhe të tilla të shkaktuara nga raporti i Komisionit Evropian për reformat në vend gjatë dekadës së fundit. Përfundimi kryesor i dokumentit është se nuk ka ndryshim rrënjësor në luftimin e korrupsionit në nivelet e larta të pushtetit, kurse një problem serioz vazhdon të jetë edhe korrupsioni në nivelin e administratës shtetërore. Në raport nuk shënohet qëllimi i kryetarit të Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker që monitorimi të ndërpritet deri në vitin 2019, por pohohet se ai do të mbarojë pasi zbatohen të gjitha angazhimet. Nga kjo nënkuptohet se së shpejti nuk do të ketë heqje të monitorimit dhe kjo shkaktoi shqetësime se Bullgaria do ta kryesojë BE-në gjatë gjysmës së parë të vitit 2018 si një shtet i monitoruar, gjë që do të ishte precedent.
Parlamenti i kushtoi një vëmendje të madhe raportit, por partitë që morën pjesë në debate e shfrytëzuan temën për qëllime paraelektrorale. GERB e vuri theksin te konstatimet e tij pozitive, Partia Socialiste Bullgare e caktoi mossuksesin në përpjekjet për heqjen e monitorimit si ndëshkim të GERB-it, kurse Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë zuri një pozitë mediokre, duke deklaruar se Komisioni Evropian nuk ka konstatuar përparimin e vendit tonë në zbatimin e rekomandimeve të raporteve të kaluara dhe bëri thirrje për heqjen e monitorimit. Mirëpo, sondazhet sociologjike treguan se emocionet e elektoratit janë më të ndryshme nga ato partiake. Një studim i Eurobarometrit konstatoi se 72 për qind e bullgarëve preferojnë që monitorimi i Komisionit Evropian mbi Bullgarinë të vazhdojë, sepse edhe ata si Komisioni mendojnë se vendi ynë ka probleme serioze me korrupsionin, kriminalitetin e organizuar dhe të metat në sistemin gjyqësor. Nëse 17 rekomandimet e raportit të Komisionit Evropian ndaj Bullgarisë do të zbatohen apo jo deri në fillimin e kryesisë së saj të BE-së sipas parimit të rotacionit gjatë janarit të 2018-ës, këtë do të shohim në të ardhmen. Sipas disa mendimeve kjo është e mundur, sipas disa të tjerave –jo. Sa për shqetësimet se gjatë gjysmës së parë të vitit tjetër Bullgaria do të ishte njëkohësisht edhe kryetare e BE-së, edhe një vend i vëzhguar nga Bashkimi, zëvendëskryetari i parë i Komisionit Evropian Frans Timermans komentoi se kjo nuk do të ishte problem, sepse monitorimi nuk është ndëshkim, por bashkëpunim me vendet-anëtare.
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament..