Dje përfundoi vizita e parë e jashtme zyrtare e Presidentit të ri Rumen Radev. Ajo nuk ishte në Uashington, as në Moskë. Kreu i shtetit zgjodhi Brukselin, zemrën e Evropës dhe NATO-së, për të larguar shqetësimet e provokuara gjatë kohës së fushatës paraelektorale, se ai ka një orientim filorus. Në takimet dhe mitingjet e tij parazgjedhore gjatë nëntorit të vitit të kaluar Rumen Radev thoshte me raste të ndryshme, se sanksionet kundër Rusisë janë të dëmshme dhe duhet të hiqen sa më shpejtë. Tani Presidenti bullgar shpjegon se kjo çështje nuk është në rendin e ditës dhe sipas shembullit të KE-së zuri një pozitë të përmbajtur, duke pritur fjalën e fundit të Presidentit amerikan Donald Trump.
Në Bruksel Rumen Radev zhvilloi katër takime të rëndësishme politike – me kryetarin e Komisionit Evropian – Jean-Claude Juncker, me kryetarin e Këshillit Evropian – Donald Tusk, me kryetarin e Parlamentit Evropian – Antonio Tajani, dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së – Jens Stoltenberg. Gjatë kohës së bisedimeve Presidenti bullgar zbuti retorikën anti-ruse të presidentit paraardhës Rosen Plevneliev, i cili në mandatin e tij 5-vjeçar e cilësonte Rusinë si “perandoria e së keqes” – një term nga koha e Luftës së Ftohtë.
Nga ana tjetër, Rumen Radevi ripohoi para bashkëbiseduesve të tij pozitën e Sofjes për përkatësi të pakushtëzuar ndaj BE-së dhe NATO-së dhe solidaritetin e saj në luftimin e terrorizmit ndërkombëtar. Ai tha gjithashtu se, rritja e potencialit mbrojtës të NATO-së duhet të ecë “dorë më dorë” me thellimin e dialogut me Rusinë me qëllim evitimin e konfrontimit dhe mosmarrëveshjeve.
Një theks tjetër i bisedimeve në Bruksel të Rumen Radevit ishte pozita bullgare në lidhje me fluksin e refugjatëve ndaj Evropës. Për herë të radhës teza e shtetit tonë është se Marrëveshja e Dublinit duhet rishqyrtuar, sepse ekziston rrezik për shtetet që janë kufij të jashtëm të Bashkimit Evropian – ato mund të bëhen zonë buferike apo të luajnë rolin e geto-së për klandestinët.
Para një jave presidenti Rumen Radev hodhi poshtë shqetësimet, se si president i zgjedhur me përkrahjen e partisë socialiste, do të formojë një qeveri “të kuqe” me përkrahjen e opozitës socialiste. Ai siguroi një komoditet të brendshëm duke zgjedhur për postet e ministrave persona të lidhur me Bashkimin e Forcave Demokratike dhe me Lëvizjen Kombëtare për Stabilitet dhe Përparim, në krye me kryeministrin Ognjan Gerxhikov. Tani për tani selia e Partisë Socialiste nuk e komenton zyrtarisht këtë fakt. Me vizitën e tij në Bruksel Radevi pohoi se nuk do të ndryshojë orientimin e jashtëm politik të shtetit. Analizatorët e vlerësojnë këtë hapë të Presidentit si të mençur dhe largpamëse.
Megjithatë nuk duhet harruar, se Bullgaria është një republikë parlamentare, jo presidenciale dhe fjala e Presidentit është me rëndës, mirëpo nuk është vendimtare. Politika e ardhshme e shtetit do të përcaktohet nga Kuvendi tjetër dhe nga qeveria e shumicës së tij pas zhvillimit të zgjedhjeve më 26 mars. Kështu që vizita e parë e Presidentit në Bruksel është e rëndësishme, mirëpo jo aq vendimtare për politikën e jashtme të Bullgarisë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia! Perandoria e Artë dhe e Argjendtë" u vodhën nga Muzeu Drents në qytetin Assen të Holandës më 24 janar...
Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..
Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..
Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen..
Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia!..