Një muzikant i mirë mund të bëjë mrekulli, mjafton që ambienti i tij të jetë i përshtatshëm dhe të ekzekutojë muzikën, të cilën ai e pëlqen. Dhe mund të thuhet se kjo është e fshehta e instrumentistëve të shkëlqyeshëm nga “Yotzov Clarinet Sextet”. Formacioni interpreton muzikë të stileve të ndryshme – Bah, Çajkovski, Rimski-Korsakov, Joe Cocker, Queen, xhaz, pop, etno...
Borisllav Jocov është nga një familje e madhe e muzikantëve. Nëna e tij Rina Ranxheva ishte pianiste, babi i tij Georgi Jocov në vazhdim të dekadave ishte oboisti i parë i Filarmonisë së Sofjes.
“Për mua modelet për muzikantë gjithmonë kanë qenë në familjen time dhe muzika klasike dhe xhazi kanë qenë pjesë e jetës sime. Vëllai im më i madh Hristo Jocov është baterist i shquar dhe kompozitor është. Muzikantët, me të cilët ai ekzekutonte shpesh vinin në shtëpi. Jam rritur me ta – emra si Bojan Vodeniçarov, Antoni Donçev dhe shumë të tjerë. Atëherë ata ishin akoma nxënës në shkollën muzikore.”
“Yotzov Clarinet Sextet”është formacioni i parë i tillë tek ne. Se si muzikantët zgjedhin repertorin e tyre na tregoi përsëri Borisllav Jocov:
“Pavarësisht nëse ekzekutoj muzikë klasike nga biblioteka ime, apo bëjmë gjëra të reja dhe moderne – kriteret për zgjedhje janë të njëjta – t’i afrohemi me anë të muzikës sa më shumë publikut. Sipas meje kjo është më e rëndësishmja. Shumë njerëz, bile shumë muzikantë cilësor përdorin mendimin e tyre si kriter i vetëm. Unë përdor parimin “pyetje – përgjigje”. Muzikantët e rinj gjithashtu japin ide dhe kjo është një punë e përbashkët. Ne nga seksteti i klarinetave bëjmë muzikë me karakter improvizimi, mirëpo nuk jemi improvizues – gjithçka është shkruar në partiturë. Pavarësisht nga kjo kemi lirinë që të zbukurojmë linjat muzikore dhe të shtojmë gjëra në momentin e ekzekutimit.”
“Yotzov Clarinet Sextet” merr pjesë në festivale dhe shpesh organizon koncerte. Koncerti i tyre tjetër është më 8 shkurt në Studio 5 në kryeqytet.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..