Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ditë nga jeta e...

Svetlin Marinov për muzikën, fotografinë dhe dronët

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Më pëlqen të fluturoj” thotë Svetlin Marinov me buzëqeshje dhe mbush publikun me entuziazëm, përderisa tregon për udhëtimet nëpër Bullgarinë, bashkë me dronin e tij. Që nga mosha e fëmijërisë, ky i ri është i dhënë pas fotografisë. Para disa vitesh filloi të bëjë fotografitë me dron. Publiku është i preokupuar nga kuadrot dhe videot e bukura, të cilat Svetlin Marinov prezanton. Për fillimin e kësaj nisme interesante ai rrëfen:

Kujtimi im i parë është, se kur isha i vogël, prindërit më dhuruan një fotoaparat që të fotografojë pemët në pyll. Të gjithë ishin të magjepsur se si bëra fotografitë. Ndoshta ata deshën që të më inkurajojnë, sepse isha fëmijë. Mirëpo, unë i besova dhe u orientova në këtë drejtim. Gjithnjë kam interes të fotografojë dhe të prezantojë botën përmes shikimit tim. Me dronë merrem që prej 4 vitesh.

Në ueb sajtin e Svetlin Marinovit zbulojmë kuadro të mrekullueshme nga mbarë Bullgaria.

E pëlqej Bullgarinë. Bënë përshtypje të fortë, që në një territor aq të vogël ka aq shumë objekte interesante – lumenj, male, maje të larta, det. Ka edhe shumë kënde të fshehta, të cilat nuk i di secili. Një nga venet e preferuara nga unë është vendbanimi bregdetar Sinemorec. Për të realizova një video me muzikë, е cila buroi nga shpirti. Xhiroj videot për kënaqësi. Dëshiroj që t’u prezantoj njerëzve kënde të tilla të mrekullueshme.

Sinemoreci i xhiruar me dron
Doemos në xhirimin nga lart Svetlin Marinovi has edhe vështirësi dhe ngandonjëherë përjeton situata komike. Për shembull një herë bateria e dronit u prishdhe si rezultat ai zbriti në një stadium. Pas kësaj përjetoi një aksident me një veturë, ndërsa pak më vonë u humb në mal. Prapëseprapë ato peripeci janë pjesë e pandarë e rrugës së çdo fotografi drejt përsosjes.
Me dron mbi Bullgarinë

Kur situata shikohet anas, shpesh gjërat duken të arritshme. Por njeriu duhet të jetë i përgjegjshëm. Ka situata të komplikuara, kur fluturohet mbi njerëz dhe mbi vendbanime. Droni është një makinë dhe sa i mirë të jetë i drejtuar nga njeriu, gjithnjë mund të ketë befasi” – rrëfen fotografi i ri.

Svetlin Marinovi ka edhe një talent tjetër – i bie pianos që nga fëmijëria dhe kompozon muzikë. Para pak kohe ai bashkoi ato pasione në projektin “Fluturim mbi Bullgarinë me dron – ekspozitë dhe koncert për piano”. Në kuadrin e tij ai tregon historinë e tij personale se si e shndërroi xhirimin me dron në profesion të vet. Krahas kësaj demonstron kuadro tërheqëse nga udhëtimet e tij dhe u gëzon vizitorëve me improvizime të përsosura të pianos. Ai prezantoi edhe premierën e impresionit “Me dron mbi Bullgarinë”.

Me dron mbi Bullgarinë – filmi i dytë
I riu na këshillon të ndjekim zemrën, sepse ajo do të na çojë në rrugën drejt lumturisë dhe suksesit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vazhdon Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java që kaloi ishte mjaft e pasur në përmbjatje në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Tiranë. Gjatë këtyre ditëve, përveç mësimit të gjuhës praktike të bullgarishtes, të drejtuara nga Prof. As. Dr. Raqi Bello, lektor i gjuhës dhe..

botuar më 24-07-17 3.20.MD
Viktor Lillov

Viktor Lillov u bë nxënësi i parë bullgar që fitoi medaljen e artë nga turnetë më të fortë të biologjisë dhe kimisë

Nxënësit bullgarë fituan një komplet të plotë medaljesh - ari, argjendi dhe bronzi - në Olimpiadën e 35-të Ndërkombëtare të Biologjisë (IBO), e cila u mbajt në Kazakistan. Në turneun më prestigjioz të biologjisë pëe vitin në botë, bullgarët testuan..

botuar më 24-07-17 3.18.MD
Ivajllo Vëllçev

Ivajllo Vëllçev: eurodeputeti për herë të parë

Të martën ishte sesioni i parë konstituiv i Parlamentit të ri Evropian për konstituimin e Parlamentit të ri, krijimin e komisioneve parlamentare dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të institucionit. Kandidatura e Ursula von der Leyen për presidente të..

botuar më 24-07-17 6.05.PD