Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Amaneti i harruar i piktorëve sllavë të jugut

БНР Новини
3
“Shelgjet e marsit”, Ferdo Kovaçeviç

Galeria kombëtare “Kvadrat 500” paraqes për herë të parë tërë koleksionin nga 26 vepra të autorëve nga Kroacia, Serbia dhe Sllovenia, të cilët para 110 vitesh u prezantuan në ekspozitën e Lidhjes së Piktorëve Sllavë të Jugut “Lada”. Me ide të skulptorit të njohur serb Xhorxhe Jovanoviç në vitin 1904 u formua kjo lidhje. Koncepti kryesor ishte të luajë rol në formimin e vlerave kulturore të popujve të lartpërmendur ballkanik, të ndryshojë fatin e artit plastik ballkanik dhe t’u kundërvihet skeptikëve. Pjesa dërmuese prej qëllimeve u arritën dhe padyshim Lidhja e Piktorëve Sllavë të Jugut shkroi një nga kapitujt më të denjë të historisë së shkëmbimit kulturor evropian në shekullin XX.

Në vitin 1906 në Sofje u mblodhën novatorët në artin figurativ të katër kulturave ballkanike në rilindje. Ndër ta kishte shumë historianë, arkeologë dhe shkrimtarë të njohur. E gjithë kjo bëhej me qëllim, që ato kultura të njihen nga shkollat e tjera evropiane dhe të vërtetojnë se i janë baras. Më shumë hollësi sjell Kalin Nikollov, kurator i ekspozitës:

Kjo është një faqe shumë e rëndësishme në zhvillimin e tërësishëm kulturor evropian. Popujt e vegjël në periudha të caktuara të historisë, sikur nuk i pëlqente të flasin për këtë se kultura duhet të jetë e hapur, për këtë, se ajo është si një veshje e përbashkët të njerëzimit, e cila shfrytëzon tërë fantazinë e tij, botëkuptimin e tij, mendimet e formuara për Gjithësinë, për të prekshmen dhe të paprekshmen. Në fillim të shekullit të kaluar bullgarët patën fatin të përfshihen në Lidhjen e Piktorëve Sllavë të Jugut. Kryetar nderi i kësaj lidhjeje ishte piktori gjenial çek Jarosllav Veshin, i cili në atë kohë jetonte në Bullgari.

Rrymat moderne në artin figurativ karakteristike për atë periudhë si impresionizmi, neoimpresionizmi, secesioni, ekspresionizmi, etj, ishin të huaja për kulturën e artit figurativ bullgar. Këtu është vendi të pyesim, a nuk ishte pikërisht ky shkaku për ambicien e popujve të bashkuar ballkanikë të dalin në skenën evropiane krahas shkollave të tjera të artit figurativ.

“Publicisti, historian dhe diplomat bullgar Simeon Radev, kur përshkruan prezantimin e piktorëve sllovenë para publikut bullgar thekson:Ne pamë shumë vizitorë të qeshen... Mirëpo, me një qeshje të tillë publiku francez priti peizazhet e para të impresionistëve francezë para disa dekadash. Kjo është një rrugë konstruktive e artit të dalë nga hija e shabllonit akademik dhe butaforia e ilustrimit pseudoklasik. Kështu inteligjenca e re bullgare tregon, se është gati të pranojë tendencat evropiane të artit modern.

Një shembull për këtë dëshirë janë veprat e impresionistit të madh bullgar Nikolla Petrov.Ai pikturoi “Shën Sofian”, Urën e Shqiponjave, Sheshin “Banski”, Teatrin “Ivan Vazov”. Pra zgjodhi subjekte nga të cilat shihet se Evropa tashmë ka hyrë në kryeqytetin tonë. Ai interesohej për qytetin, për zhurmën e tij, për lëvizjen, pra nga e gjithë kjo nga e cila ndikohej arti modern në Paris, Mënik dhe Londër në atë kohë. E gjithë kjo vjen të tregojë sa me rëndësi ishte fillimi i shekullit XX për artin bullgar.

Nuk duhet të injorojmë atë, të cilën e bënë shtetet ballkanike. Ne mund të fajësojmë veten, se bota nuk njoh mjeshtrit tanë të mëdhenj, sepse edhe ne nuk i njohim. Pikërisht kjo është enigma e problemit. Do të jetë mirë, në se sa më shumë njerëz do të vijnë të shikojnë ekspozitën, që të njihen me artin e paraardhësve të tyre. Ky është takimi i parë i kulturës bullgare me artin modern para 110 vitesh.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë janë ofruar nga Galeria kombëtare “Kvadrat 500”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..

botuar më 24-12-22 7.05.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BTA Kirill Vëllçev ia dorëzon çmimin e madh

U dorëzuan çmimet në festivalin "Ritoni I Artë" në Plovdiv

Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..

botuar më 24-12-20 10.49.PD
Ilija Llukov

Komunitetet bullgare jashtë vendit e mirëpresin këngëtarin popullor Ilija Llukov me pëllumba të bardhë në qiell

Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..

botuar më 24-12-16 7.30.PD