Çfarë përbën albumi “Tango”? Parasegjithash ai është një thyerje e suazave muzikore dhe e suazave të vet neve. Vija kryesore, të cilën e ndjekim është kontrasti midis së njohurës dhe të panjohurës. Kështu violinisti i njohur Vesko Eshkenazi përshkruan albumin e ri të duos Eshkenazi-Angellov. Gjashtëmbëdhjetë pjesët e incizuara në disk ndjekin logjikën e një programi të koncertit. Ato janë të zgjedhura ashtu, që të përqendrojnë vëmendjen e dëgjuesit që nga toni i parë deri atë të fundit. Pjesa dërmuese prej veprave janë nga Astor Piacolla i cili vuri fillimin e një ere të re në muzikën tango. “Disa prej titujve janë të panjohura dhe prezantojnë Piacollën në një dritë krejt të ndryshme. Mirëpo, edhe tangot e tij të njohura i ekzekutojmë të ndikuar nga fryma e “tangos së lirë”.
Albumi “Tango” u prezantua që në vitin 2016, megjithëqë në tregun muzikor do të dalë tani gjatë shkurtit. Me këtë program muzikantët u përfshin edhe në fushatën mirëbërëse për të dëmtuarit në fshatin Hitrino. Të dy muzikantët vendosën, që mjetet e disqeve të shitura në një treg bamirësie të dhurojnë për njerëzit e këtij fshati.
Mezi është e domosdoshme të përmendim, se të dy ekzekutuesit kanë karriera të suksesshme dhe angazhime të shumta profesionale. Ljudmill Angellov jep koncerte të shumta, udhëheq klasa të mjeshtërisë tek ne dhe në vende të ndryshme të botës. Krahas kësaj është themelues dhe drejtor artistik i të dy festivaleve – Festivalit Ndërkombëtar Muzikor në Toledo të Spanjës dhe Festivalit “Piano Ekstravaganca” në vendin tonë. Vesko Eshkenazi është koncert mjeshtër shumëvjeçar i Koncertgebau Orkestrës Mbretërore në Amsterdam. Krahas kësaj jep koncerte edhe si solist. Vjet të dy muzikantët shënuan vjetorin e 20-të të koncertit të parë si duo. Për fillimin Vesko Eshkenazi rrëfen:
“Njiheshim edhe para kësaj, por nuk kishim rast të dalim bashkë në skenë. U takuam me ide të atit tim, i cili vite me radhë ishte klarineta e parë e Filarmonisë së Sofjes. Nuk e di pse ai kishte një dëshirë aq të madhe që ne të takohem. Mirëpo, është fakt, se nga repeticioni i parë ne u morëm vesh. Pak pas kësaj dolëm bashkë ne skenë në festivalin e parë të cilin Ljudmill Angellov organizon në Toledo. Ky ishte recitali i parë që kishim. Megjithëqë secili prej nesh ka karrierën e vet, kur mblidhemi, takimi ynë është si një ishull i ndjenjave dhe përjetimeve të cilët vështirë mund të përshkruhen dhe të shpjegohen. Në të vërtetë ne merremi vesh shumë mirë në skenë. Krahas kësaj jemi edhe miq.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev, i njohur me pseudonimin STOYCHOS. Përderisa Stefani ka dy këngë origjinale, për STOYCHOS dueti i..
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..