Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vesko Eshkenazi, Ljudmill Agnellov dhe albumi i tyre në ritmin e “Tangos së lirë”

Foto: arkiv

Çfarë përbën albumi “Tango”? Parasegjithash ai është një thyerje e suazave muzikore dhe e suazave të vet neve. Vija kryesore, të cilën e ndjekim është kontrasti midis së njohurës dhe të panjohurës. Kështu violinisti i njohur Vesko Eshkenazi përshkruan albumin e ri të duos Eshkenazi-Angellov. Gjashtëmbëdhjetë pjesët e incizuara në disk ndjekin logjikën e një programi të koncertit. Ato janë të zgjedhura ashtu, që të përqendrojnë vëmendjen e dëgjuesit që nga toni i parë deri atë të fundit. Pjesa dërmuese prej veprave janë nga Astor Piacolla i cili vuri fillimin e një ere të re në muzikën tango. “Disa prej titujve janë të panjohura dhe prezantojnë Piacollën në një dritë krejt të ndryshme. Mirëpo, edhe tangot e tij të njohura i ekzekutojmë të ndikuar nga fryma e “tangos së lirë”.

Për albumin e ri Vesko Eshkenazi rrëfen: “Albumi ka një historik të gjatë. Nisma dhe zgjedhja e pjesëve i përket pianistit Ljudmill Angellov. Doemos edhe unë mora pjesë në këtë proces, i cili nuk ishte i shkurtër. Vjet e vëmë fillimin me shfaqjet e këtij programi. Biletat për koncertin e parë u sosën shumë shpejtë dhe kështu u imponua që të ripërtërijmë. Për ne kjo ishte një mrekulli. Na gëzoi shumë interesi i publikut ndaj programit tonë me tango. Si rezultat në mënyrë të logjikshme lindi ideja për një turne kombëtare në disa qytete të vendit, kështu që më shumë njerëz të dëgjojnë këtë muzikë. Gjatë prillit planifikojmë koncerte në qytetet Gabrovo, Varna, Dobriç, Haskovo, Burgas dhe Pllovdiv.

Albumi “Tango” u prezantua që në vitin 2016, megjithëqë në tregun muzikor do të dalë tani gjatë shkurtit. Me këtë program muzikantët u përfshin edhe në fushatën mirëbërëse për të dëmtuarit në fshatin Hitrino. Të dy muzikantët vendosën, që mjetet e disqeve të shitura në një treg bamirësie të dhurojnë për njerëzit e këtij fshati.

Mezi është e domosdoshme të përmendim, se të dy ekzekutuesit kanë karriera të suksesshme dhe angazhime të shumta profesionale. Ljudmill Angellov jep koncerte të shumta, udhëheq klasa të mjeshtërisë tek ne dhe në vende të ndryshme të botës. Krahas kësaj është themelues dhe drejtor artistik i të dy festivaleve – Festivalit Ndërkombëtar Muzikor në Toledo të Spanjës dhe Festivalit “Piano Ekstravaganca” në vendin tonë. Vesko Eshkenazi është koncert mjeshtër shumëvjeçar i Koncertgebau Orkestrës Mbretërore në Amsterdam. Krahas kësaj jep koncerte edhe si solist. Vjet të dy muzikantët shënuan vjetorin e 20-të të koncertit të parë si duo. Për fillimin Vesko Eshkenazi rrëfen:

Njiheshim edhe para kësaj, por nuk kishim rast të dalim bashkë në skenë. U takuam me ide të atit tim, i cili vite me radhë ishte klarineta e parë e Filarmonisë së Sofjes. Nuk e di pse ai kishte një dëshirë aq të madhe që ne të takohem. Mirëpo, është fakt, se nga repeticioni i parë ne u morëm vesh. Pak pas kësaj dolëm bashkë ne skenë në festivalin e parë të cilin Ljudmill Angellov organizon në Toledo. Ky ishte recitali i parë që kishim. Megjithëqë secili prej nesh ka karrierën e vet, kur mblidhemi, takimi ynë është si një ishull i ndjenjave dhe përjetimeve të cilët vështirë mund të përshkruhen dhe të shpjegohen. Në të vërtetë ne merremi vesh shumë mirë në skenë. Krahas kësaj jemi edhe miq.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kottarashky prezanton filmin "Kutia e zezë ballkanike" në Berlin

Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..

botuar më 24-11-05 6.10.PD
Pllamena Mangova dhe Rainer Honeck

Një surprizë për publikun bullgar – koncerti i parë i përbashkët i violinistit austriak Rainer Honeck dhe pianistes Pllamena Mangova

Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..

botuar më 24-11-04 7.15.PD

"Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..

botuar më 24-11-01 1.30.MD