Më 14 shkurt është Trifon Zarezan – një nga zakonet më të qëndrueshme popullore, i cili edhe më sot ruan pamjen e vet pagane. Riti shënohet në të gjitha rajonet e vendit dhe lidhet me kalimin nga dimri te pranvera. I kushtohet vreshtave dhe verës. Trifon Zarezan, ose Trifon Krasitësi është një festë e respektuar gazmore. Këtë ditë bëhet krasitja e parë e hardhive. Vera duhet të derdhet me bollëk, që të ketë boll rrush, që të jenë të shëndoshë pronarët, që bereqeti të jetë i bollshëm. Po këtë datë është edhe Shën Valentin – një festë me popullaritet në botë, por e re për ne, “e importuar” si të thuash nga jashtë. Pavarësisht nga dallimet në prejardhjen dhe në thelbin e tyre, festa pagane Trifon Zarezan dhe ajo katolike Shën Valentin, sikur në mënyrë të natyrshme bashkëjetojnë në përfytyrimet e bullgarit. Vitet e fundit rreth datës 14 shkurt organizohen festivale të ndryshme i kushtuara verës dhe dashurisë. Ka edhe kartolina me citate për lidhjen e ngushtë midis pijes dehëse dhe ndjenjës së dashurisë. Lidhur me të gjitha këto zgjodhëm disa këngë popullore bullgare i kushtuara dashurisë dhe verës.
“Zoti shtëpie, mbushi gotat me verë të pimë derisa do të dehemi. Kemi ardhur mysafirë të mirë, mysafirë nga Pirini” – kështu thuhet në këngën e motrave Ljubimka, Neda, Mitra Biserovi.
Qyteti i vjetër malor i Aprillci pret një nga festivalet më interesante dhe më të shijshme bullgare - Festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë. Në datat 24 dhe 25 shkurt, qyteti malor, i vendosur rrëzë majës së Maragidik, po përgatitet të mirëpresë më..
Shoqata Kulturore Bullgare së bashku me përfaqësues nga Rumania dhe Moldavia organizoi në Bruksel Festën e Martenicës (Verores) që u mbajt më 18 shkurt. Ky është edicioni i dytë kushtuar simbolit të pranverës që bashkon të tre vendet. Në stenda u..
Për herë të parë, Nju Jorku organizoi një klasë të mjeshtërisë në vallet popullore me koreografin tonë të njohur Prof. Dr. Anton Andonov, shef i departamentit "Koreografi" në Akademinë e Muzikës, Valleve dhe Arteve Figurative "Prof. Asen Diamandiev"..