Më 14 shkurt është Trifon Zarezan – një nga zakonet më të qëndrueshme popullore, i cili edhe më sot ruan pamjen e vet pagane. Riti shënohet në të gjitha rajonet e vendit dhe lidhet me kalimin nga dimri te pranvera. I kushtohet vreshtave dhe verës. Trifon Zarezan, ose Trifon Krasitësi është një festë e respektuar gazmore. Këtë ditë bëhet krasitja e parë e hardhive. Vera duhet të derdhet me bollëk, që të ketë boll rrush, që të jenë të shëndoshë pronarët, që bereqeti të jetë i bollshëm. Po këtë datë është edhe Shën Valentin – një festë me popullaritet në botë, por e re për ne, “e importuar” si të thuash nga jashtë. Pavarësisht nga dallimet në prejardhjen dhe në thelbin e tyre, festa pagane Trifon Zarezan dhe ajo katolike Shën Valentin, sikur në mënyrë të natyrshme bashkëjetojnë në përfytyrimet e bullgarit. Vitet e fundit rreth datës 14 shkurt organizohen festivale të ndryshme i kushtuara verës dhe dashurisë. Ka edhe kartolina me citate për lidhjen e ngushtë midis pijes dehëse dhe ndjenjës së dashurisë. Lidhur me të gjitha këto zgjodhëm disa këngë popullore bullgare i kushtuara dashurisë dhe verës.
“Zoti shtëpie, mbushi gotat me verë të pimë derisa do të dehemi. Kemi ardhur mysafirë të mirë, mysafirë nga Pirini” – kështu thuhet në këngën e motrave Ljubimka, Neda, Mitra Biserovi.
Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..