Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sashka Bratanova: “Të jem në skenë – kjo është gjëja të cilën e pëlqej dhe e dua, të cilën mund ta bëjë dhe e cila më bën të lumtur”

Sashka Bratanova në moment nga shfaqja “Ne, ju dhe unë”.
Foto: arkiv personal

“Ne, ju dhe unë” është monospektakli, i ndërtuar mbi krijimet poetike nga Mirjana Basheva dhe muzikë të Stefan Dimitrovit. Dhe vjershat dhe muzika janë të gërshetuar me mjeshtëri në temën e spektaklit, të cilin artistja Sashka Bratanova e përcakton si një shou muzikore dhe poetike.

E veçanta në këtë spektakël është se krijimet e Mirjana Bashevës janë të zgjedhura në këtë mënyrë, që të mund të pasqyrojnë dhe të përhapin idenë bazë – thotë Sashka Bratanova – Tema është marrë nga vjershat e saj, kushtuara gruas, asaj gruaje, e cila është e detyruar të përballojë vet jetën. Ajo është e rrethuar prej burrave, por ata nuk e “numërojnë” për grua. Kalon përmes përjetimeve të ndryshme, flet për marrëdhëniet, konfliktet, luftërat. Më pëlqen sepse nuk është e paraqitur në mënyrë lirike-romantike, por me një ndjenjë për humor, reale, kurse nganjëherë dhe therëse. Përveç kësaj është afër meje dhe afër grave të shumta, të cilave u nevojitet të përballojnë vetë jetën. Titulli është marrë nga vjersha e saj “Ne, ju dhe unë”. E gjithë kjo e përkrahur nga muzika e mirë e Stefan Dimitrovit, arin në mënyrë shumë të natyrshme deri tek spektatori. Këngët, të cilat i interpretoj janë shumë të njohura, pjesa më e madhe prej tyre janë të Bogdana Karadoçevës, ka dhe të Jordanka Hristovës si dhe të emrave të tjerë të njohur. Por, unë i këndoj në bazë të një mënyre time, dhe kjo më sjellë një kënaqësi të madhe. Mbase kjo e detyroi Svetlla Dionisievën, drejtoresha e institutit kulturor bullgar në Londër të më ftoi. Shfaqja qe për publikun bullgar, fitova jehona shumë të mira. Duhet të sqarojë, se këtë spektakël e krijuam përpara 15 vjetëve bashkë me Pepa Nikollovën.  Me të qemë shumë të ndryshme dhe mbështeteshim mbi këtë. Interpretonim vjersha, të përshtatshme për temperamentin e secilës prej nesh. Kur ajo vdiq, nuk gjeta se me kë ta zëvendësoj, por pas një pushimi të gjatë vendosa të zhvillojë një monospektakël.”

Ajo vallëzon pa vallëzuar, këndon pa kënduar, reciton pa bërë prova paraprake. E tillë ka qenë gjithmonë dhe  prandaj publiku e do. Ju shmanget përgjithësimeve profesionale, është e pakapshme. Nuk do që të jetë e bukur, por është e bukur. Nuk do që të jetë e re, por ngjan sie re. Nuk do që të na befasojë, por nuk mund të heqim sytë prej saj” – shkruan Keva Apostollova, një kritike teatrale, redaktore e përgjithshme e revistës “Teatër”. Dhe kjo është vetëm një pjesë e vogël nga fjalët e shkëlqyera të thëna dhe të shkruara për artisten.  Pjesa më e madhe e bullgarëve e mbajnë mend Sashka Bratanovën si një nga heroinat kryesore në “Djali po ikën”, si dhe me pamjet në dhjetëra filma të tjerë midis viteve 70 dhe 90 të shekullit të kaluar. Në mijëvjeçarin e ri takojmë emrin e saj në role jo shumë të mëdha në produktet bullgare dhe të huaja. Mbase më e njohura mes tyre është e Violetës – ikonom dhe ndihmëse e Vangës në filmin me seri “Vangelia”, një produkt i përbashkët i Bjellorusit, Rusisë dhe Ukrainas-kushtuar profetit bullgar. Kurse, që gjatë vitit të kaluar “dashurinë e saj të ringjallur” – “Ne, ju dhe unë” e ka gllabëruar krejtësisht. “Më mungonte ky spektakël, sepse tingëllon në mënyrë moderne, më mungonte skena. E kuptova se, kjo është ajo të cilën e dua, të cilën mund ta bëj dhe e cila më bën të lumtur.

Muzika dhe teatri janë të pranishme në jetën e artistes akoma që në fëmijërinë e saj në qytetin Svishtov, ku ka lindur.

Dhe nëna ime dhe babai merreshin me muzikë nën forma të ndryshme – tregon Sashka Bratanova. – Kujtimi im më i qartë është “Vejusha e gëzuar” – një shfaqje e operetës pranë vatrës së kulturës “Elenka dhe Kirill Avramovi” në qytetin Svishtov. Nëna ime luante rolin kryesor, kurse babai  drejtonte orkestrën, kurse unë qesh në publik. Gjithmonë kam qenë një fans e madhe e operetës, kur u transferuam në Sofje nëna ime vazhdoi të këndojë në operetën amatore, kurse unë qesh në kor.

Babai im gjatë gjithë jetës qe një dirigjent ushtarak – në qytetin Svishtov, në Razgrad, Vraca. Në Sofje qe një nga dirigjentët në orkestrën Qendrore ushtarake të frymëmarrjes të gardës/ dhe në një periudhë jo të shkurtër kohe dhe dirigjent i përgjithshëm/. Rreth meje gjithmonë ka pasur muzikë. Pavarësish se zëri im nuk është si i nënës time, mua më pëlqen të këndojë. Kam edhe disa projekte teatrale. Shpresoj të mund ti realizoj me ndihmën e The Art Foundation-një hapësirë të re kulturore me adresë rruga “Djakon Ignatij” numër 19. Akoma nuk kemi saktësuar titujt e tjerë, por më 11 shkurt kisha ftuar të gjithë adhuruesit e teatrit të shikojnë shfaqjen “Ne, ju dhe unë” – të cilën unë e pëlqej dhe e dua shumë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD