Ditën e mërkurë shtypi u kushton një vëmendje të madhe debateve të nxehta kohët e fundit mes GERB-it dhe Partisë Socialiste Bullgare për pozitën bullgare sa i përket pranisë së forcuar ushtarake të NATO-s në Detin e Zi. Debati u ashpërsua edhe më shumë pasi ish-Kryeministri Bojko Borisov e akuzoi kabinetin teknik se është angazhuar me një prani të tillë, kurse Ministria e Mbrojtjes e përgënjeshtroi, duke pohuar se ajo vetëm respekton marrëveshjet e arritura në samitin e NATO-s në Varshavë, në të cilin Presidenti Rosen Plevneliev dhe ministrat e mbrojtjes dhe punëve të brendshme ishin autorizuar nga kabineti “Borisov” për ta përkrahur “rritjen e sigurisë në regjionin e Detit të Zi”. Me rastin e komentit të Borisovit se pëlqimi i Ministrit teknik të Mbrojtjes ndaj pranisë së forcuar të NATO-s në Detin e Zi do të thotë se socialistët “janë bërë fajkonj si Rosen Plevneliev dhe se vetëm ai mbetet pëllumb”, gazeta “Sega” e vë theksin te replika ironike e lideres socialiste Kornelia Ninova se “Borisov nga fajkoi është shndërruar në rabeckë.” Në përgjigje të kësaj replike Borisov shënon se nuk do ta krahasojë Ninovën me shpendë, “sepse është njeri i sjellshëm” . Ky këmbim ofendimesh me përmendjen e shpendëve u bë shkas që “Standard” ta quajë këtë debat “Debat shpendësh”. Tema trajtohet me hollësi edhe nga gazeta “Dnevnik”, e cila shton se në fund të fundit lideri i GERB-it Bojko Borisov e ka ftuar Partinë Socialiste Bullgare për t’i diskutuar “në një situatë normale” çështjet, mbi të cilat gjatë disa ditëve të fundit mes partive u shkëmbyen ofendime – nuk bëhet fjalë vetëm për vendimin e NATO-s për dislokimin e forcave ushtarake në regjionin e Detit të Zi, por edhe për rinovimin e banesave dhe marrëveshjen tregtare të BE-së me Kanadanë. Në këtë drejtim Ish-Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev është i mendimit se është “absolutisht e pamundur që me argumente racionale të përgënjeshtrohet deklaratat e kota të Partisë Socialiste Bullgare.” Sipas Donçevit socialistët e kanë sulmuar GERB-in për programin e rinovimit të banesave, sepse duan që ai të ndalohet, kurse mospëlqimi i tyre me Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse Ekonomike dhe të Tregtisë ka qenë provë për gjallërimin e teorive të vjetra ekonomike, sipas të cilave të gjithë bullgarët duhet të konsumojnë vetëm mallra dhe shërbime kombëtare dhe të mos aksportojnë asgjë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në fillim të mbledhjes së rregullt të Këshillit të Ministrave, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bëri thirrje për formimin e qeverisë. Sipas tij, "kjo është mënyra më e drejtpërdrejtë për t'u udhëhequr nga interesat e popullit". Qeveria e përkohshme,..
Para seancës së Kuvendit Popullor të caktuar për në orën 11:00, GERB-SDS filloi bisedimet për veprimet e ardhshme politike në parlamentin e ri. Lideri Bojko Borisov personalisht drejton ekipin negociator së bashku me Raja Nazarjan, Rosen Zhejazkov dhe..
Në Sofje nisin ekspozitat e specializuara ndërkombëtare Mania e Mishit, Rruga e Qumështit, Bulpek, Interfood & Drink dhe Wine & Spirits show. Nga data 13 deri më 16 nëntor në Inter Expo Center mbi 330 prodhues, shpërndarës, tregtarë nga Bullgaria..
Mungesa e autostradës Bukuresht-Sofje u kritikua ashpër nga ambasadori turk në Rumani, Özgür Kıvanç Altan. Gjatë një aktiviteti të organizuar nga ushtria..
Fakulteti i Fizikës i Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit" sot hap laboratorët e tij për një "ditë vjeshte" të veçantë, në të cilën fëmijët dhe të..
Përfaqësuesit e popullit bënë një përpjekje të tretë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e tyre. Forcat politike parashtruan edhe një herë pesë..