“Që të krijosh një formacion të tillë, duhet ta duash këtë muzikë dhe ta ndiesh – është i bindur Dimço Rubçev. – Mund të them sinqerisht se procesi i ndryshimit të orkestrës frymore dhe i transformimit të saj në big bend është i gjatë dhe i vështirë. Muzika, e cila ekzekutohet tek ne tradicionalisht nga orkestrat frymore nuk ka lidhje me muzikën që duhet ekzekutuar nga një big bend i vërtetë. Prandaj unë them se transformimi ishte i gjatë dhe i vështirë. Në fakt ne jemi orkestra e parë frymore, e cila “filloi të lëvizë në një rrugë tjetër”. Pas kësaj edhe formacione të tjera të tilla u përpoqën ta ndryshojnë tingëllimin e tyre. Orkestra Frymore e Bashkisë ekziston 50 vjet, kurse tashmë 7-8 vjet është Big Bend. Shembujt tanë janë Bullgaria – Bras Asociacioni i Angell Zaberkit dhe kuptohet Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare. Ne bëjmë përpjekje të mëdha dhe unë mendoj se mund ta arrijmë nivelin e tyre. Në të gjitha koncertet përpiqemi të prezantojmë një program të ri, që ta tërheqim interesin e publikut.”
Dimço Rubçev ka mbaruar në degën e pianos në Shkollën Kombëtare të Arteve “Prof. Veselin Stojanov” në Ruse dhe Akademinë e Artit Muzikor, Teatral dhe Figurativ – Plovdiv – me piano dhe dirigjim koral. Krahas studimeve të tij ai ka punuar në korin e përzier “Telat e hekurt” në Razgrad. Disa vite ka udhëhequr korin për fëmijë të qytetit të njëjtë. Pasi e mbaroi arsimin e lartë, ai mori vendim të kthehet në Ruse. Lexoi rastësisht një shpallje në një gazetë të Ruses, ku kërkohej dirigjent i ri i orkestrës frymore. Vendosi ta ndryshojë drejtimin e tij profesional. Sot është i lumtur se e ekzekuton muzikën e tij të dashur. Për veprimtarinë e saj orkestra dhe dirigjenti i saj morën çmimin prestigjioz të Lidhjes së Veprimtarëve Bullgarë Muzikorë dhe Koreografikë “Kristallna Lira” (“Lira e Artë”). Para disa ditësh, në kuadrin e Art - Sallonit “Dashuria dhe vera” – 2017 bendi dha një koncert të bukur kushtuar “viteve të arta të suingut dhe xhazit” dhe muzikës së Glen Milërit, Kaunt Bejzit, Koul Portërit, Sami Nestikos, Djuk Elingtënit etj. Si zhvillohet stina e koncerteve e orkestrës? Për këtë na tregoi përsëri zoti Rubçev.
“Kalendari ynë i koncerteve është përqendruar kryesisht në Ruse. Zakonisht përgatitim gjatë stinës gjashtë programe kryesore, në të cilat marrin pjesë muzikantët më të mirë të xhazit. Sipas traditës ftojmë Angell Zaberskin, Mihaill Josifovin, Antoni Donçevin, Venci Bllagoevin, Hilda Kazasjanin... Për ne është një gëzim i madh se të gjithë ata flasin shumë bukur për aftësitë profesionale të orkestrës sonë. Për mua ky është një vlerësim i madh dhe na jep stimul për punën tonë të mëtejshme.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: arkiv personal
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..