Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimço Rubçev – jemi të frymëzuar nga muzika

Big Bend Ruse është një formacion pranë Orkestrës Frymore të Bashkisë së qytetit Ruse. Është trashëgimtar i “bandave muzikore” dhe i “muzikave ushtarake mbretërore” që nga gjysma e dytë e shekullit të XIX. Orkestra frymore ekziston më shumë se gjysmë shekulli dhe i ka traditat dhe sukseset e veta.
Dirigjenti i saj është Dimço Rubçev që nga fillimi i vitit 1995. Nën dirigjimin e tij formacioni jo vetëm i ka ruajtur dhe zhvilluar arritjet gjatë të gjitha këtyre viteve, por edhe realizon ndryshime rrënjësore në repertor. Gjatë çdo një stine prej koncertesh big bendi përgatit programe të ndryshme, të cilat i paraqet në Ruse, si dhe në qytete të ndryshme tek ne dhe jashtë.


СнимкаQë të krijosh një formacion të tillë, duhet ta duash këtë muzikë dhe ta ndiesh – është i bindur Dimço Rubçev. – Mund të them sinqerisht se procesi i ndryshimit të orkestrës frymore dhe i transformimit të saj në big bend është i gjatë dhe i vështirë. Muzika, e cila ekzekutohet tek ne tradicionalisht nga orkestrat frymore nuk ka lidhje me muzikën që duhet ekzekutuar nga një big bend i vërtetë. Prandaj unë them se transformimi ishte i gjatë dhe i vështirë. Në fakt ne jemi orkestra e parë frymore, e cila “filloi të lëvizë në një rrugë tjetër”. Pas kësaj edhe formacione të tjera të tilla u përpoqën ta ndryshojnë tingëllimin e tyre. Orkestra Frymore e Bashkisë ekziston 50 vjet, kurse tashmë 7-8 vjet është Big Bend. Shembujt tanë janë Bullgaria – Bras Asociacioni i Angell Zaberkit dhe kuptohet Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare. Ne bëjmë përpjekje të mëdha dhe unë mendoj se mund ta arrijmë nivelin e tyre. Në të gjitha koncertet përpiqemi të prezantojmë një program të ri, që ta tërheqim interesin e publikut.

Dimço Rubçev ka mbaruar në degën e pianos në Shkollën Kombëtare të Arteve “Prof. Veselin Stojanov” në Ruse dhe Akademinë e Artit Muzikor, Teatral dhe Figurativ – Plovdiv – me piano dhe dirigjim koral. Krahas studimeve të tij ai ka punuar në korin e përzier “Telat e hekurt” në Razgrad. Disa vite ka udhëhequr korin për fëmijë të qytetit të njëjtë. Pasi e mbaroi arsimin e lartë, ai mori vendim të kthehet në Ruse. Lexoi rastësisht një shpallje në një gazetë të Ruses, ku kërkohej dirigjent i ri i orkestrës frymore. Vendosi ta ndryshojë drejtimin e tij profesional. Sot është i lumtur se e ekzekuton muzikën e tij të dashur. Për veprimtarinë e saj orkestra dhe dirigjenti i saj morën çmimin prestigjioz të Lidhjes së Veprimtarëve Bullgarë Muzikorë dhe Koreografikë “Kristallna Lira” (“Lira e Artë”). Para disa ditësh, në kuadrin e Art - Sallonit “Dashuria dhe vera” – 2017 bendi dha një koncert të bukur kushtuar “viteve të arta të suingut dhe xhazit” dhe muzikës së Glen Milërit, Kaunt Bejzit, Koul Portërit, Sami Nestikos, Djuk Elingtënit etj. Si zhvillohet stina e koncerteve e orkestrës? Për këtë na tregoi përsëri zoti Rubçev.

Kalendari ynë i koncerteve është përqendruar kryesisht në Ruse. Zakonisht përgatitim gjatë stinës gjashtë programe kryesore, në të cilat marrin pjesë muzikantët më të mirë të xhazit. Sipas traditës ftojmë Angell Zaberskin, Mihaill Josifovin, Antoni Donçevin, Venci Bllagoevin, Hilda Kazasjanin... Për ne është një gëzim i madh se të gjithë ata flasin shumë bukur për aftësitë profesionale të orkestrës sonë. Për mua ky është një vlerësim i madh dhe na jep stimul për punën tonë të mëtejshme.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jazz and Art Festival në Oreshak mbledh interpretues nga disa kontinente

Nga 11 deri më 14 korrik edicioni i dytë i Jazz and Art Festival në Oreshak, mbledh së bashku interpretues nga Kuba, Argjentina, Kina, Brazili, Serbia, Franca dhe Bullgaria, njoftoi Ivanka Xhabraillova, menaxhere e Ekspozitës Kombëtare të..

botuar më 24-07-11 6.30.PD
Lili Ivanova

"Tërfilat"

Lili Ivanova është prima e padiskutueshme e muzikës bullgare. Përveç talentit, disiplinës dhe përkushtimit, pas dekadave në krye qëndron edhe zgjedhja e saj e muzikantëve më të mirë me të cilët këngëtarja ka punuar ndër vite. Para pak..

botuar më 24-07-09 6.30.PD

“Dashuri dhe këngë" - koncerte verore me këngë të përjetshme bullgare

Projekti "Dashuri dhe këngë" takon në skenë breza artistësh të dashur bullgarë, të cilët ndër vite krijuan hite në stile të ndryshme muzikore. Grupi “Diana Ekspres” , i cili feston 50 vjetorin në skenë, vëllezërit Argirovi , legjenda e..

botuar më 24-07-08 6.15.PD