Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema e shtypit

Foto: Maria Peeva

Shumica e gazetave ditën e premte njoftojnë për fillimin e fushatës paraelektorale në Bullgari. “Trud” shënon se këtë herë në garën për 240 vendet në Parlament do të përfshihen 4 732 veta, kurse për një vend deputeti do të konkurrojnë 12 pretendues. Gazeta thekson gjithashtu se sipas rregullave kandidatët duhet ta ruajnë tonin e mirë në fushatën paraelektorale, kurse shtypi, si dhe mediat elektronike duhet të shënojnë format e paguara dhe ato falas të agjitimit, siç parashikohen sipas ligjit dhe sipas marrëveshjeve të lidhura me partitë, koalicionet dhe komitetet e iniciativës. Mirëpo, gazeta “Dnevnik” komenton se shfaqet në media filluan që para disa javësh dhe shpeshherë kishte kundërshtime mes oponentëve. Në jo një rast Partia Socialiste Bullgare jepte konferenca shtypi, në të cilat kritikonte udhëheqjen e kabinetit të dytë të Bojko Borisovit, që dha dorëheqje. Nga ana e vet GERB thërriste pas 30 minutash konferencë të ngutshme për shtypin, që t’u përgjigjen sulmeve. Ose e kundërta – GERB kritikonte platformën paraelektroale të Partisë Socialiste Bullgare, pas së cilës socialistët i refuzonin kritikat. Megjithatë “Dnevnik” shënon se më aktive në thirrjen e konferencave të shtypit ka qenë partia GERB. Që nga fillimi i shkurtit ajo ka zhvilluar të paktën 8 konferenca të tilla në centralin e vet. “Gazetës “Monitor” i bën përshtypje se në krahasim me vitet e kaluara tani partitë do ta hapin fushatën paraelektorale me ngjaje relativisht të shkurtra dhe të thjeshta. Formacioni më i madh GERB nuk do të ketë forum ndërkombëtar, por do t’i zhvillojë aktivitetet e veta në rajonet e veçanta. Nacionalistët nga “Patriotët e Bashkuar” do ta startojnë fushatën e tyre paraelektorale pa forum të madh. Blloku u djathtë i Reformatorëve do ta fillojnë fushatën e vet ditën e hënë në Sofje, kurse pjesa zbavitëse e programit do të jetë shumë modeste. Agjitacioni i Partisë Socialiste Bullgare në Sofje do të fillojë ditën e shtunë në Qendrën Inter Ekspo, kurse në Pleven - me një spektakël teatral në Teatrin Dramatik të Qytetit. Parashikohet që fushata e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë të startojë në Veliko Tërnovo.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 shtatorin 2024

Vranësirat nga perëndimi do të shtohen gjatë natës në të gjithë vendin. Në Bullgarinë Perëndimore do të fillojnë reshjet. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-juglindja. Të martën moti në vend do të jetë i vranët. Në shumë..

botuar më 24-09-09 7.35.MD

Kryetari i Parlamentit japonez ndodhet për vizitë në Bullgari

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Fukushiro Nukaga, mbërriti për një vizitë zyrtare në Bullgari, njoftoi BNT. Me një ceremoni zyrtare përpara Monumentit të Luftëtarit të Panjohur në Sofje, Nukaga u prit nga kryetarja e Kuvendit Popullor..

rinovuar më 24-09-09 5.54.MD
Xhevdet Çakërov

DPS me lider Ahmed Dogan dorëzoi dokumente për pjesëmarrje të pavarur në zgjedhje

Pasi KQZ-ja refuzoi regjistrimin e dy fraksioneve të DPS-së, DPS-ja me liderin Ahmed Dogan dhe kryetarin Xhevdet Çakërov dorëzoi dokumente për pjesëmarrje të pavarur në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Zyra e DPS-së me udhëheqës Ahmed Doganov..

rinovuar më 24-09-09 5.29.MD