Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

FinTech industria në Bullgari zhvillohet me tempe të shpejta

БНР Новини
Foto: arkiv

FinTech është një industri, që përbëhet prej kompanish, të cilat përdorin teknologji të reja dhe inovacione dhe i aplikojnë në tregun financiar. Këto kompani financiare përpiqen ta përmirësojnë përdorimin e shërbimeve financiare të ndërmarrjeve kryesore.

Në saje të FinTech, klientët mund të përdorin shërbime bankare online, të realizojnë pagime nëpërmjet celularëve të tyre, të kontrollojnë sigurimet e tyre, të marrin navigacione dhe këshilla në administrimin e llogarive të tyre bankare, të marrin hua, të investojnë etj. Konsumatorët mund të bëjnë tregti nëpërmjet Bitkojn, një sistem pagimi, i bazuar te P2P. Ai funksionon me bitkojn, që quhet valutë virtuale.

Në një takim biznesi në Sofje u shqyrtua përparimi i FinTech kompanive, qëllimet e tyre të reja dhe tendencat kryesore në sektor. Ivajllo Ivanov, drejtor i kompanisë “iuvo” komentoi:

Vitet e afërta do të jenë shumë interesante për këtë biznes. Po shohim se ka kompani, të cilat merren me investime, kompani, të cilat merren me pagime elektronike, së shpejti presim edhe të tilla për sigurimet. Të gjitha degët e FinTech industrisë, të cilat i shohim në Evropë, gradualisht fillojnë të zhvillohen edhe në Bullgari, që është shumë mirë. Në vendin tonë ka resurs serioz sa u përket kuadrove IT. Kemi gjithashtu njohuri të mira në financa. Kështu qe nuk ka shkaqe, që të mbetemi prapa. Është fakt se gjithçka ndodhet në internet.

A ka klientë, të cilët kanë vështirësi me përdorimin e teknologjive të reja në sferën financiare?

Sigurisht. Gjithmonë ka, pasi ka shërbime të reja – pohoi Ivanov. – Jemi duke punuar mbi sigurimin e informacionit, kështu qe njerëzit të mësohen t’i përdorin shërbimet tona të reja. Organizohen seminare, xhirohen video. Gjithmonë kemi gatishmëri t’u përgjigjemi të gjitha pyetjeve ndaj nesh. Qëllimi i të gjitha kompanive është një – deshëm t’u shpjegojmë njerëzve se çfarë është FinTech dhe t’i bindim se sa e dobishme mund të jetë për ta kjo industri. Ajo është vazhdim dhe një evolucion i natyrshëm i shërbimeve financiare, të cilat ata i kanë përdorur deri tani.

Martin Bogdanov – drejtor ekzekutiv i kompanisë “Paysera” – Bullgaria komentoi: “Bullgaria nuk mund t’i injorojë tendencat evropiane dhe ato botërore. FinTech industria po përhapet edhe te ne. Ajo u ofron klientëve të saj një cilësi më të lartë të shërbimeve.

Ekspertët e sektorit janë të mendimit gjithashtu se FinTech industria në Bullgari zhvillohet me tempe të shpejta dhe nuk mbetet prapa nga tendencat evropiane, FinTech i ndihmon konsumatorët për t’i përdorur shërbimet financiare më shpejt, më lehtë dhe efektive online.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNB uli normën kryesore të interesit, bankat janë fitimprurëse për gjysmën e parë të vitit

Norma kryesore e interesit ra për të dytin muaj radhazi. Që nga 1 gushti është 3,53 %krahasuar me 3,63 %në korrik, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB).Që nga fundi i vitit 2023, norma kryesore e interesit ka ardhur në rënie të vazhdueshme, kur..

botuar më 24-08-01 12.03.MD

Rreth 1/6 e popullsisë bullgare nuk mund të përballojë as edhe një javë pushim

Afro 1 milion njerëz në Bullgari nuk mund të përballojnë as edhe një javë pushim. Të dhënat janë nga një analizë e Institutit Sindikal Evropian pranë Konfederatës Evropiane të Sindikatave dhe u prezantuan nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në..

botuar më 24-07-30 4.01.MD

Borxhi i ulët, synimi për futjen e euros dhe anëtarësimi në BE janë faktorët pozitivë në vlerësimin e Moody's për Bullgarinë

Moody's pret që Bullgaria të hyjë në Eurozonë jo më vonë se fillimi i vitit 2026. Sipas agjencisë së vlerësimit, rritja e ekonomisë bullgare në vitin 2024 do të jetë 2.9%. Kriza e vazhdueshme politike e brendshme dhe mundësia e zgjedhjeve të reja..

botuar më 24-07-30 11.19.PD