Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Unë dhe zemra ime jemi një e tërë” në përkrahje të krijimtarisë dhe arsimit të fëmijëve në Bullgari

БНР Новини
Foto: arkiv

Vllada Tomova jeton në Nju Jork, bashkë me bashkëshortin e saj Kris Raell (një muzikant i njohur amerikan) dhe djalin e tyre të vogël. Si interpretuese ajo prezanton muzikë popullore bullgare dhe ballkanike, si edhe kompozicione prej autori. Gjatë disa vjetëve të fundit ajo është gjithnjë e më shpesh në Bullgari, bashkë me djalin e saj të vogël Aleksandër. Ajo është e bindur se, në këtë mënyrë fëmija e saj në një rrugë të natyrshme do të afrohet drejt rrënjëve të veta bullgare. Përpara ca kohe mes bullgarëve në Nju Jork u bë shumë e njohur  “Kënga e saj për abetaren”, e krijuar që të mund të lehtësojë arsimimin e fëmijëve, të cilët shkojnë në shkollën bullgare “Zërat e rinj bullgarë – Nju Jork” (Young Bulgarian Voices New York). Më vonë kjo këngë u shpërnda edhe në Bullgari. Kompozicioni i saj më i ri prej autori është “Unë dhe zemra ime jemi një e tërë”. Kënga dhe videoja, u lëshuan zyrtarisht më 3 mars (festa kombëtare e Bullgarisë).

Kjo është këngë e cila lindi në mënyrë krejtësisht spontane në avion gjatë kohës së një udhëtimi tim midis Sofjes, Nju Jorkut dhe Siatëllit – tregon Vllada. – Teksti filloi nga ndjenja, se duke ikur nga Bullgaria, le një pjesë të zemrës sime, nga vetja ime në tokën e lindjes. Përsëri gjatë kohës së një udhëtimi, por kësaj radhe drejt Bullgarisë filloi të lindë dhe muzika, qe shumë emociononte. Shkaku që të shkojë atëherë në Sofje qe një koncert në Radion Kombëtare Bullgare. Pasi hymë në studio me muzikantët e mi të shkëlqyer nga grupi im bullgar dhe incizuam këngën. Morëm një përkrahje shumë të shpejt të Televizionit BIT (Bulgarian Internacional Television) dhe menjëherë incizuam dhe videon të njërit prej vendeve të mia të dashura në Sofje.

“Unë dhe zemra ime jemi një e tërë”
Vllada tregoi akoma se, sivjet për herë të parë organizon konkursin “Ajo, të cilën e bëj”, të paracaktuar për projekte, të lidhura me krijimtarinë e fëmijëve dhe me programet arsimuese. Mund të marrin pjesë shkolla, vatra të kulturës, kopshte, qendra për punë me fëmijët e të tjerë. Që të ilustrojnë veprimtarinë e vet, pjesëmarrësit duhet të dërgojnë video dhe foto materiale. Më të mirët do të shpërndahen përmes rrjeteve sociale dhe mediat, kurse fituesi do të marrë një përkrahje financiare nga mjetet e grumbulluara nga shitja e këngës “Unë dhe zemra ime jemi një e tërë”.

Si një njeri, i cili jeton jashtë shtetit, kam një dëshirë të madhe të përkrah Bullgarinë, e cila më ka dhënë një shtytje në jetë, ku jam rritur dhe e edukuar. Pas prezantimit të “Këngës për alfabetin”, në disa kopshte në vend, qesh shumë e mahnitur nga puna e pedagogëve të fëmijëve, të cilët me entuziazëm dhe devotshmëri nganjëherë me resurse të pakta prej materialeve, por me një dashuri shumë të madhe punojnë me fëmijët dhe në këtë mënyrë ndërtojnë të ardhmen e Bullgarisë. Kurse fëmijët bullgarë janë shumë fantastik. Mendoj se organizimi i konkursit është një kauzë shumë e mirë. Përmes tij puna e fëmijëve dhe e pedagogëve do të vihet re nga një pjesë më e madhe njerëzish në Bullgari. Jam e bindur se, do të tërheqim vëmendjen dhe të bashkësive bullgare jashtë shtetit, të cilët përmes krijimit të shkollave bullgare të ditës së shtunë dhe të diel, po kështu synojnë të ruajnë frymën e vet kombëtare. Të gjitha të ardhurat nga shitja e këngës për një vit pas botimit të saj do të dhurohen shkollës ose vatrës së kulturës e cila do të zgjidhet në vendin e parë, me qëllim të ndihmohen programet e tij të lidhura me punën me fëmijët.”

Kandidatët, të cilët deri tani kanë dërguar prezantimet e veta nuk janë pak, por Vllada pret që ato të shtohen deri në fund të muajit, kur përfundon afati i caktuar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Mrekullia e Krishtlindjes" - një këngë tjetër kushtuar Krishtlindjeve

Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev, i njohur me pseudonimin STOYCHOS. Përderisa Stefani ka dy këngë origjinale, për STOYCHOS dueti i..

botuar më 24-12-23 8.10.PD

“Të pëlqej”... një dhuratë feste nga Bellosllava

Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..

botuar më 24-12-20 9.00.PD
Desi Dobreva

"Të dy"

Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..

botuar më 24-12-18 9.10.PD