Më 16 mars Big bendi i Radios Kombëtare Bullgare do të paraqesë për herë të parë tek ne “Skica nga Spanja” (Sketches of Spain) të Gil Evansit – xhaz pianist dhe lider i bendit. Ai i krijon pijesat e tij midis viteve 1959 dhe 1960 dhe bashkë me Majlls Dejvis i cili zgjedh që të punojë me të si kompozitor dhe krijues i aranzhimeve. Ata bashkëpunojnë në disa projekte. Në të njëjtën kohë janë bërë dhe incizimet me orkestrën e Evansit.
“Vepra është diçka si një markë e ruajtur për bashkëpunimin midis Majëlls Dejvisit dhe Gill Evansit – thotë Antoni. – Ka fituar vlerësime të shumta nga kritika dhe dekorata të shumta. Sipas vet Majëllsit kjo është një nga pikat kulmore në karrierën e tij. Është regjistruar në një pllakë gramafoni dhe në të ka vetëm pesë pijesa – e shkruar në mënyrë jashtëzakonisht minimale, të interpretuar dhe aranzhuar, të krijuar pa salltanete të tepërta. Një muzikë e “cila ngulitet” në mënyrë direkte në shpirtin tënd. Ky është për mua arti i madh – kur lemë pas shpine salltanetet dhe mundohemi të krijojmë diçka, e cila ka thellësi.”
Solist në koncert është Rosen Zahariev-Roko (i cili i bie burisë dhe flugelhorn).Ai e ka marrë arsimin e tij në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje dhe konservatorin në Roterdam, me qenë se disa vjet jetoi dhe punoi aktivisht në Boston dhe Nju Jork. Pas kësaj u kthye në skenën bullgare, është një pjesë nga formacionet dhe projektet e ndryshme. Ai është i dashur dhe i vlerësuar nga kolegët e vet dhe nga publiku për shkak të cilësive karakteristike të një instrumentisti dhe të synimit të vazhdueshëm të flasë me zë të vet, sipas fjalëve të tij. Si ndihet në rolin e Majëlls Dejvisit – ja dhe përgjigjen e tij:
“Ndihem si unë vet, por ndiej praninë e Majëlls Dejvisit, sepse ai jeton në muzikën. Pavarësisht se tanimë kam “zërin tim” si interpretues, ndikimi i Majëllsit mbi mua është shumë i madh. Luaj si mbi një djep midis origjinalit dhe shikimit tim. Kaq shumë më pëlqen mënyra në të cilën ai ekzekuton, saqë për mua nuk është e vështirë “të shkoj aty”. Por prapë së prapi balancoj me faktin, se nuk i ekzekutoj aty për aty gjërat por ekzekutoj atë të cilën e ndiej në vetvete. Është interesante, se vite të gjata unë e dëgjoja, por nuk mundesha ta dëgjoj me të vërtetë. Gjeorgji Donçev i cili i bie kontrabasit më fliste në vazhdim të disa vjetëve për Majëllsin, kurse unë gjithmonë përgjigjesha, se ai bën shumë gabime, se ekzekuton në mënyrë të gabuar...Doli se, ka muzikë deri tek e cila duhet “të jesh rritur”.Ndikimi i Majëllsit në stilin tim të ekzekutimit gjithmonë ka qenë në gërshetim me ndikimin e shumë interpretuesve të tjerë të xhazit, kompozitorë. Sipas meje, në qoftë se ndonjë do që të mos të përsëris paraardhësit e vet, ky është çelësi-të dëgjosh shumë interpretues, por të mësohesh të dëgjosh më shumë veten tënde. Gëzohem shumë se përsëri do të ekzekutojmë bashkë me Big bendin e Radios Kombëtare Bullgare. Është e shkëlqyer kjo, e cila rastis qëkurse Antoni Donçev i mori gjërat në duart e tij. Kaq shumë yje dhe drita në xhaz qenë solist në programet e bendit. Kjo patjetër që e rrit nivelin e muzikantëve, por dhe ata nuk pushojnë së punuari.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me këngën e tyre “Liruar” Trioja Innerglow ishte ndër finalistët në edicionin e 55-të të sivjetshëm të Konkursit “Pranvera” të BNR-së. Ideja për të lindi më herët dhe duke kuptuar se tingëllon e këndshme, Todor Kovaçev, Petër Zhelev dhe Matej..
Vjara Pantaleeva mirëpriti pranverën dhe po hyn në verë me një këngë të re. "Përmes 100 tokave" është një rrëfim përrallor për rrugëtimin personal që secili prej nesh nis herët a vonë. Misticizmi në aspektin muzikor nënkuptohet me një motiv të lehtë..
22 kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola po marrin pjesë në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar Koral "Tingujt e Detit të Zi" në qytetin bregdetar bullgar Ballçik nga 12 deri më 16 qershor. Përveç katër mbrëmjeve të festivalit gjatë..
"Fyelli është një instrument që ka tingëlluar gjithmonë rreth meje që nga fëmijëria. Mbaj mend mbledhjet familjare në Stara Zagora çdo të shtunë, në ditë..
Më shumë se 40 vjet më parë, një këngë u bë simbol i miqësisë. Por edhe sot ajo na sjell ngrohtësinë e emocioneve pozitive - të qeshurat, gëzimi,..