Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kori i Fëmijëve të Radios feston ditëlindjen e vet me një koncert në sallën “Bullgaria”

БНР Новини
Foto: BNR

Më 21 mars Kori i Fëmijëve i Radios do të zhvillojë koncertin e vet pranveror. Ngjarja i është kushtuar 57 vjetorit nga themelimi i këtij grupi të njohur. Ai është themeluar gjatë vitit 1961 nga akademiku Hristo Nedjallkov, gjatë viteve kori ka realizuar turne në dhjetëra vende në pothuajse të gjitha kontinentet (përjashtim bën vetëm Australia). Është mbajtës i dekoratave të shumta të larta nga konkurse dhe festivale prestigjioze. Gjatë vitit 2002 Federata Evropiane e Koreve pranë Bashkimit Evropian e dekoroi me titullin “Ambasador i kulturës evropiane”.Qindra janë ish koristët, të cilët kanë zgjedhur të merren profesionalisht me muzikë. Shumë prej tyre sot janë mes interpretuesve më të njohur në skenën botërore e bullgare. Nuk janë të pakët dhe përfaqësuesit e profesioneve të tjera – arkitektë, mjekë, inxhinierë, aktorë, përkthyes... Gjithë person të respektuar, të cilët kanë ruajtur deri më sot dashurinë ndaj muzikës. Ditëlindja e “korit-vogëlush” siç e quajnë, gjithmonë është shkak për një takim emocionues të brezave të ndryshme.

Pasi akademiku Nedjallkov vdiq gjatë vitit 2013, në krye të Korit të Fëmijëve të Radios u vendos Venecia Karamanova. Prej saj mësojmë hollësira për programin dhe miqtë e posaçëm:

Gjatë vitit 1960 themeluesi i korit, maestro Hristo Nedjallkov ka mbledhur për provë të parë fëmijët në grupin e sapoformuar atëherë pranë Radios Kombëtare Bullgare. Që atëherë kori çdo vit feston këtë ngjarje emociononte, e cila kthehet në një takim të adhuruesve të artit koral dhe adhurues të Korit të Fëmijëve të Radios. Sipas traditës marrin pjesë dhe koristë tanë dhe ish koristë. Në koncertin më 21 mars, ftova sopranon Ina Kënçeva, e cila qe solistja jonë përpara rreth 15 vjetëve, kurse tani jeton në Hanover, duke ndjekur karrierën e vet të suksesshme solo. Miq tanë të posaçëm janë muzikantët nga Ansambli i Dhomës “Solistë të Sofjes” me dirigjent Pllamen Xhurov. E kam ndarë programin në dy pjesë. Në pjesën e parë do të interpretojmë krijime, të cilat janë në repertorin tonë prej dekadave të tëra, që të mund publiku ynë dhe nxënësit tanë të rritur “të rikujtojnë” kohën e vet. Në pjesën e dytë përfshiva krijime moderne, të cilat relativisht së shpejti janë në repertorin tonë. Kemi dhe befasi. Që prej disa vjetëve aplikuam traditën të interpretojmë vepra të krijuara posaçërisht për këtë ditë, në të cilin festojmë lindjen e korit. Sivjet do të prezantojmë këngën virtuoze të kompozitorit Vjaçesllav Kushev.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD