Ngrohja globale, ndotja e tepruar, urbanizimi dhe veprimtaria njerëzore janë shkaqet bazë për problemet me mjedisin rrethues në një përpjesëtim botëror. Prandaj çdo vit organizohen iniciativa të shumta për mbrojtjen e natyrës, të cilat t’u rikujtojnë njerëzve sesa e rëndësishme është natyra për shpëtimin e tyre. Një nga më të mëdhatë quhet “Ora e Tokës”. Ajo zhvillohet çdo ditë e shtunë e fundit e muajit mars, kur në kuadrin e një ore – nga 20:30 e deri në 21:30 minuta, çdo një i cili dëshiron, fik dritën në shenjë të bashkë unitetit në emër të kauzës për një planet më të pastër dhe të zhvilluar harmonik. Apeli, të cilin e drejtojnë pjesëmarrësit çdo vit është i ndryshëm. Sivjet ai është “Shuaji dritat, hap sytë për planetin”. Çfarë do të thotë kjo, dhe a u bëmë më të përkujdesur për ndryshimet ekologjike dhe problemet, nga të cilët jemi një pjesë, pyetëm klimatologun Georgi Stefanov nga organizata WWF:
“Kategorikisht është kështu dhe kjo vihet re nga pjesëmarrja masive e bullgarëve në “Orën e Tokës”, por po kështu dhe në studimet sociologjike tradicionale, të cilat i bëjmë ne nga WWF. Është e shkëlqyer se mbrojtja e natyrës është faktori bazë në shoqërinë bullgare. Ne duam që të respektohet ligji. Ajo të cilën e presin njerëzit nga ne, është popullarizimi i problemeve dhe aplikimi i vendimeve, të cilat lejojnë të arrihet një bilanc në ruajtjen e natyrës, të prosperitetit ekonomik, stabilitetit, arsimit. Ndryshimet klimatike, të cilat janë aksenti bazë i fushatës tanimë 10 vjet, janë ai problem global, i cili ve në një masë të përbashkët të gjitha problemet më të vogla si prerja e pyjeve, ndotja e tokës, shkatërrimi i ujërave. Në fund të fundit ne vëmë nën rrezik gjendjen e përgjithshme të planetit t’ua ofrojë këto resurse njerëzve, të cilët gjithmonë i kemi konsideruar se janë të pafund, të pashtershme dhe falas. Por bëhet e qartë se, kjo fare nuk është kështu. Resursi është i kufizuar dhe mundësitë e ekosistemeve larg nuk janë pafund. Në qoftë se ne nuk bëjmë përpjekje për ruajtjen e tyre, fëmijët dhe që të gjithë ne do të privohemi nga uji, ajri, ushqimi dhe resurset e tjera, të cilat i marrim nga planeti Tokë.”
Sipas Stefanovit, gjatë 10 vjetëve të fundit po vihet re një ndryshim i rëndësishëm në mënyrën, në bazë të së cilës pasqyrohen problemet ekologjike. Në qoftë se përpara kësaj tema për ruajtjen e mjedisit rrethues pothuajse nuk ka qenë e pranishme në rendin e ditës të shoqërisë, sot mbi të shikohet shumë më seriozisht.
Kjo është e vlefshme të paktën për mediat. Në programet përpara zgjedhjeve të partive, tema e gjelbër po kështu është përfshirë, por nëse kandidatët do t’i realizojnë premtimet e tyre, do të kuptojmë në të ardhme.
Ideja për “Orën e Tokës” lind gjatë vitit 2007 në Australi. Për 10 vjet në sajë të këtyre iniciativave mbrojtëse të natyrës dhe të iniciativave të tjera, janë rivendosur qindra hektarë pyje në Gjeorgji, kurse Duma Ruse është e detyruar të miratojë ndryshime në ligjin për mbrojtjen e mjedisit rrethues, të cilat janë të lidhura me marrjen e mineraleve të dobishme. Në Paraguai qe zgjatur moratoriumi mbi prodhimin e druve, si një masë kundër shpyllëzimit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: WWF
120 shkencëtarë nga Bullgaria dhe 10 vende të botës marrin pjesë në një festival që mbahet nga 9 deri më 12 maj në Tech Park të Sofjes. Organizatorët njoftojnë se ndër të ftuarit e njohur ndërkombëtarisht, të cilët do të ndajnë njohuritë e tyre në një..
Në konkurrencën e mbi 35 ekipeve nga e gjithë bota, ekipi i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” fitoi vendin e parë në konkursin më të madh në të drejtën private ndërkombëtare – “Pax Moot Court”, i mbajtur në periudhën 24-26 prill 2024 në..
Zhvillimi i inteligjencës artificiale ndan qëndrimet mes bullgarëve, por duket se mbizotëron shqetësimi. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi të agjencisë së sondazheve Gallup International. 21% e të anketuarve thonë se inteligjenca..
Shkolla e Mesme e Bashkuar në fshatin Shishtavec dhe Shkolla e Mesme në fshatin Borje, komuna e Kukësit të Shqipërisë, ku shkollohen bullgarë etnikë,..
Shëndeti fizik dhe mendor i njerëzve, gjatë gjithë ciklit jetësor, është në fokus gjatë ditëve të Javës Evropiane të Shëndetit Publik /EUPHW13–17 maj/...
Më shumë se 7000 fëmijë nga diasporat historike bullgare në Ukrainë, Moldavi, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri u bënë ambasadorë të idesë..