Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon konkursi “Virtuozë të rinj”

Foto: yvcompetition.org

Me koncertin e Filarmonisë së Sofjes u hap konkursi “Virtuozë të rinj”. Solistë janë laureatë nga dy edicionet e mëparshme, të dalluar me dekoratën e posaçme të orkestrës prestigjioze – violinistja Eli Çoj dhe pianisti Asen Tançev. Eli Çoj është mbajtës dhe i dekoratës së madhe “Zbulimi i konkursit” gjatë vitit 2015.

Gara fillon më 1 prill, kurse dëgjimet janë në sallën e dhomës “Bullgaria” dhe sallën e koncerteve në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”. Për virtuozët e rinj do të ketë ditë të sprovave dhe emocione të shumta, kurse publiku i kryeqytetit mund të ndjekë prezantimin e tyre. “Jemi të lumtur nga interesi i madh ndaj konkursit – tregon zonja Millka Miteva, themeluese dhe drejtoresh artistike e “Virtuozëve të rinj”. – Sivjet kemi kandidatë prej 35 shteteve dhe të gjitha kontinenteve. Ata do të garojnë në degët violinë, violë, flaut dhe klarinetë. Konkursi është shumë mirë i njohur në Amerikën Veriore dhe Jugore, Japoni dhe në Korenë e Jugut, si dhe në të gjitha shtetet evropiane. Njerëzit e rinj, të cilët me shumë dashuri dhe përgjegjësi kanë përgatitur pjesëmarrjen e vet, mbërrijnë me pedagogët e vet nga Italia, Serbia, Gjermania, Maqedonia e të tjera. Këta janë njerëz, të cilët do të shkruajnë historinë muzikore gjatë viteve të shumta të ardhshme. “Virtuozë të rinj” është konkursi i vetëm bullgar, i cili është anëtar i Bashkimit Evropian të konkurseve muzikore të rinisë EMCY (European Union of Music Competitions for Youth).

Reglamenti, mbi të cilin punojmë është i miratuar nga Asociacioni Evropian i Konkurseve. Në juritë e specializuara përsëri janë muzikantët e njohur të huaj dhe bullgarë Dora Shvarcberg , Svetlin Rusev, Zahar Bron, Borisllav Jocov, Anatoli Krëstev, Stefan Popov e të tjerë, të cilët e kanë dëshmuar veten në podiumin botëror të koncerteve dhe si pedagogë. Juria do të zhvillojë koncert më 5 prill, kurse gala koncerti i laureatëve është më 8 prill. Shpresoj që jo vetëm banorët, por dhe miqtë e Sofjes të provojnë një kënaqësi të vërtetë nga këto ngjarje muzikore.

Një pjesë nga prestigji i çdo një konkursi ndërkombëtar është zhvillimi i suksesshëm i laureatëve të tij  pasi kanë qenë të dekoruar – është e bindur zonja Miteva.

Ndjekim me interes rrugën e pjesëmarrësve në konkurs. Për shembull violinistja Mone Hatori tanimë ka karrierën e vet botërore, ajo fitoi dekorata të shumta nëpër të gjithë botën, por biografia e saj fillon me faktin se, dekorata e saj e parë ndërkombëtare është nga konkursi “Virtuozë të rinj”. Eli Çojs po kështu shënon suksese të mëdha  pas vitit 2015, kur u prezantua shkëlqyeshëm. Tani mbërriti posaçërisht nga Shtetet e Bashkuara për koncertin e hapjes. I gëzohemi asaj të cilën e bëjnë këta artistë të rinj. Jemi shumë falënderues për përkrahjen e përhershme të Fondacionit “Amerika për Bullgarinë”. Patron i konkursi është kryetarja e Bashkisë së Sofjes, zonja Fandëkova. Tradicionalisht na përkrahin fondacionet “Sh. Kirill dhe Metodij” dhe “Kujtesa bullgare”, kompani të mëdha, kemi dhe dhurues privat. Partnerë tanë janë media të autoritetshme kombëtare, kurse për vit të tretë të radhës konkursi do të transmetohet në një kohë reale në internet nga sajti ynë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Orlin Goranov shënon 50 vjetorin në skenë me një turne

I preferuari i disa gjeneratave, magjepsësi i përjetshëm me zë prej kadifeje, Orlin Goranov, shënon 50 vjetorin në skenë me një turne. I pari nga koncertet është në Plovdiv më 26 qershor, pasuar nga pesë të tjera në qytetet më të mëdha të vendit...

botuar më 24-06-26 8.10.PD

“Pikëpyetje të mahnitshme”… Stefan Vëlldobrev dhe "Të dyshuarit e zakonshëm" po shkojnë në turne

Stefan Vëlldobrev dhe "Të dyshuarit e zakonshëm" i pret një verë e nxehtë - më 27 qershor, ata do të fillojnë një turne në mbarë vendin, duke filluar nga qyteti Ruse, në të cilin do të prezantojnë albumin e ri "Pikëpyetjetë mahnitshme". Ai..

botuar më 24-06-25 8.20.PD

“Fenomen” – një këngë me një mesazh të fortë

Shumë energji rinore rrjedh nga kënga "Fenomen" e Niki R:ce. Ky është emri artistik i këngëtares Nikoll Rizova, e cila ishte pjesë e grupit të fëmijëve “Bon-Bon” . Pranë saj si në muzikë ashtu edhe në jetë është Cvetan Marinov, të cilin e njohim..

botuar më 24-06-21 8.10.PD