Me koncertin e Filarmonisë së Sofjes u hap konkursi “Virtuozë të rinj”. Solistë janë laureatë nga dy edicionet e mëparshme, të dalluar me dekoratën e posaçme të orkestrës prestigjioze – violinistja Eli Çoj dhe pianisti Asen Tançev. Eli Çoj është mbajtës dhe i dekoratës së madhe “Zbulimi i konkursit” gjatë vitit 2015.
Reglamenti, mbi të cilin punojmë është i miratuar nga Asociacioni Evropian i Konkurseve. Në juritë e specializuara përsëri janë muzikantët e njohur të huaj dhe bullgarë Dora Shvarcberg , Svetlin Rusev, Zahar Bron, Borisllav Jocov, Anatoli Krëstev, Stefan Popov e të tjerë, të cilët e kanë dëshmuar veten në podiumin botëror të koncerteve dhe si pedagogë. Juria do të zhvillojë koncert më 5 prill, kurse gala koncerti i laureatëve është më 8 prill. Shpresoj që jo vetëm banorët, por dhe miqtë e Sofjes të provojnë një kënaqësi të vërtetë nga këto ngjarje muzikore.
Një pjesë nga prestigji i çdo një konkursi ndërkombëtar është zhvillimi i suksesshëm i laureatëve të tij pasi kanë qenë të dekoruar – është e bindur zonja Miteva.
Ndjekim me interes rrugën e pjesëmarrësve në konkurs. Për shembull violinistja Mone Hatori tanimë ka karrierën e vet botërore, ajo fitoi dekorata të shumta nëpër të gjithë botën, por biografia e saj fillon me faktin se, dekorata e saj e parë ndërkombëtare është nga konkursi “Virtuozë të rinj”. Eli Çojs po kështu shënon suksese të mëdha pas vitit 2015, kur u prezantua shkëlqyeshëm. Tani mbërriti posaçërisht nga Shtetet e Bashkuara për koncertin e hapjes. I gëzohemi asaj të cilën e bëjnë këta artistë të rinj. Jemi shumë falënderues për përkrahjen e përhershme të Fondacionit “Amerika për Bullgarinë”. Patron i konkursi është kryetarja e Bashkisë së Sofjes, zonja Fandëkova. Tradicionalisht na përkrahin fondacionet “Sh. Kirill dhe Metodij” dhe “Kujtesa bullgare”, kompani të mëdha, kemi dhe dhurues privat. Partnerë tanë janë media të autoritetshme kombëtare, kurse për vit të tretë të radhës konkursi do të transmetohet në një kohë reale në internet nga sajti ynë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Nga 11 deri më 14 korrik edicioni i dytë i Jazz and Art Festival në Oreshak, mbledh së bashku interpretues nga Kuba, Argjentina, Kina, Brazili, Serbia, Franca dhe Bullgaria, njoftoi Ivanka Xhabraillova, menaxhere e Ekspozitës Kombëtare të..
Lili Ivanova është prima e padiskutueshme e muzikës bullgare. Përveç talentit, disiplinës dhe përkushtimit, pas dekadave në krye qëndron edhe zgjedhja e saj e muzikantëve më të mirë me të cilët këngëtarja ka punuar ndër vite. Para pak..
Projekti "Dashuri dhe këngë" takon në skenë breza artistësh të dashur bullgarë, të cilët ndër vite krijuan hite në stile të ndryshme muzikore. Grupi “Diana Ekspres” , i cili feston 50 vjetorin në skenë, vëllezërit Argirovi , legjenda e..