Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nevena Mitropolitska: Tranzicioni bullgar është me shumë faqe

БНР Новини
Foto: Nina Gospodinova

Ky është historiku i bullgarit, i cili gjatë periudhës së katekizmave tëtranzicionit pas vitit 1989 nisi nëpër botën e madhe, por zemra e tij edhe më sot refuzon të shkojë pas. Historiku, në të cilin pasqyrohen mijëra fate të bullgarëve. “Nesër fillon nga sot” ishte parulla, e cila më saktë prezanton frymën e viteve të para pas rrëzimit të regjimit komunist. Megjithë rrugën e vështirë, në të cilën vendi ecte drejt demokracisë, Nevena Mitropolitskës për asnjë çast nuk i shkonte mendja se një ditë do të jetojë jashtë Bullgarisë... Kështu deri në vitin 1997, kur vendi hyri në një hiperinflacion. “Kisha shpresë, se situata po përmirësohej, se nisëm në një rrugë të drejtë, por në një moment gjithçka u shemb. Dhe atëherë i thash vetes se nuk ka kuptim më”, tregon Neven Mitropolitska.

Nevena me dy nga fëmijët e saj. Foto: arkiv personalSot bashkë me bashkëshortin dhe katër fëmijët jetojnë në Kvebek të Kanadasë. Me buzëqeshje rrëfen, se në Bullgari mezi do të kishte kaq shumë fëmijë. Çfarë dallon politika kanadeze për stimulimin e natalitetit nga ajo bullgare?

Në provincën Kvebek shtojcat për fëmijë janë të larta. Krahas kësaj edhe ndihma për familjet është reale dhe nuk përqendrohet vetëm në shtojcat. Në rajonet ku ka më shumë varfëri sigurohen më shumë mjete për shkollë. Fëmijët mund të fillojnë të frekuentojnë shkollën edhe të mos e kanë mbushur moshën, sepse në to mësimi është falas, ndryshe se sa në kopshtet e fëmijëve. Kur prindërit nuk disponojnë kohë të kujdesen për fëmijët, fëmijët kompensohen në këtë mënyrë.

Sot Nevena Mitropolitska jeton midis Bullgarisë dhe Kanadasë. “Më pëlqen se jetoj njëkohësisht në ato dy vende. Në se ndodhem në njërin, atëherë mendoj për tjetrin. Kështu jetoj në dy vendet. Çdo vit kthehem në Bullgari. Interesohem çfarë ndodh në jetën politike dhe në të kulturore.

Në Bullgari Nevena Mitropolitska mbaroi filologjinë ruse. Në Kanada u rikualifikua – mbaroi për bibliotekare dhe aktualisht ditët e diel punon në bibliotekën bullgare pranë Kishës Ortodokse Bullgare “Shën Ivan Rillski” në Monreall. Nuk është e rastit se ajo ishte ndër iniciatorët për krijimin e bibliotekës, e cila pasurohet me dhurata nga bullgarë. Vet ajo gjithashtu bënë prova të shkruajë. Në Kanada krijoi romanin “Anna dhe mali”. Në të rikrijohet tranzicioni bullgar nga viti 1989 dhe përfshin 19 vite pas kësaj. Në të mund të lexohen strategjitë jetike të bullgarëve për shpëtim. Autorja bënë provë të bëjë një analizë psikologjike të kësaj periudhe. Përsa i përket atyre viteve vet Mitropolistka tregon:

Për tranzicionin është shumë e vështirë të bëhen përgjithësime. Është mirë që të dëgjohen këndvështrime të ndryshme. Në librin tim unë e trajtoj problemin nga pikëpamja ime, nga situata ime personale në të cilën isha. Kështu që mund të them, se tranzicioni ka mijëra fytyra. Prandaj është mirë që të dëgjohen më shumë mendime për këtë periudhë.

Pas paraqitjes së librit në Toronto. Foto: Jana GeorgievaMirëpo, pse bullgari nuk është i prirë të shikojë ato mijëra faqe, hedh poshtë mundësitë për diskutim, duke mbrojtur vetëm qëndrimin e vet?

Edhe unë kur erdha në Kanada mendova, se ka vetëm një mënyrë të vetme, në të cilën duhet të bëhen gjërat dhe se gjithçka tjetër është e gabuar, me një fjalë ishim edukuar ashtu, se ka vetëm një pozitë e drejtë, pra Vijën e Partisë dhe asgjë tjetër. Kishim nevojë për kohë që të shikojmë se nuk është ashtu. Kur emigrova, zbulova se ka aq shumë mënyra që njerëzit të jetojnë, të jenë të dobishëm. Kështu që nuk është e domosdoshmeqë të kufizohemi vet.

Grupi i valleve bullgare në Monreal. Foto: Conko StojanovNevena Mitropolitska rrëfen, se bullgarët në Kvebek, përafërsisht 8500 veta, bashkëjetojnë dhe i përkrahin njeri tjetrit. Shpesh te ta vizita bëjnë grupe teatrore, formacione pop dhe rok nga Bullgaria. Kisha bullgare ndodhet në një godinë të madhe, të cilën bullgarët e blenë me përpjekje të përbashkëta. Pikërisht aty zhvillohet jeta sociale të bullgarëve në Monreal:

Në katin përdhes është shkolla e së dielës, ku ka kurse të valleve popullore. Edhe biblioteka është aty. Njerëzit vijnë të dielën që të asistojnë në liturgjinë. Pas kësaj mblidhemi. Shpesh organizohet e ashtuquajtura kafja e enorisë. Ndonjë familje përgatit një drekë falas dhe njerëzit kur marrin ushqimin japin aq para sa dëshirojnë. Ato mjete harxhohen për kishën, ose për familjet që kanë nevojë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD
Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD